turistet e hapesires ( nypost.com)

turistet e hapesires ( nypost.com)

Katër turistët e parë, astronautë amatorë të cilët udhëtuan në hapësirë kanë zbritur me sukses në Oqeanin Atlantik, pas tre ditësh udhëtim në hapësirë.

Ky ishte fluturimi i parë me qira i pasagjerëve për SpaceX te Elon Musk, dhe një hap i madh në turizmin hapësinor nga një kompani private.

Ekuipazhi i turistëve u nis të mërkurën dhe preku Tokën mbëmjen e së shtunës që lamë pas rreth orës 23:00. Ekipi i “Inspiration 4” u drejtua nga miliarderi Jared Isaacman, shef ekzekutiv i firmës “e-commerce Shift4 Payments Inc”, i cili veproi si “komandant” i misionit.

“Ishte një udhëtim i mirë për ne,” “Ne sapo kemi filluar në këtë provojë” tha ndër të tjera Isaacman,menjëherë pas uljes.

Turistët që udhëtuan në hapsirë ishin: Jared Isaacman 38 vjeç, Hayley Arceeaux 29 vjeç, Chris Sembroski 42 vjeç dhe Sian Proctor 51 vjeç.

Turistët udhëtuan në mungesë të peshës, deri në lartësinë 575 km. Gjatë tre ditëve të udhëtimit kapsula u rrotullua rreth globit 15 herë në ditë.

Kapsula në formë kubeje u krijon turistëve mundësinë të vëzhgojnë pamje spektakulare të tokës.