galaxy-watch4-classic-black-silver-front-design

galaxy-watch4-classic-black-silver-front-design

Paralelisht me prezantimin e gamës Fold, Samsung ka zbuluar edhe Galaxy Watch 4 dhe Galaxy Watch 4 Classic të ri .

Bateria është përkatësisht 361 mAh në modelin Galaxy Watch 4 , 44mm dhe 278 mAh në atë Watch 4 Classic 40mm. Në të dy variantet do të gjejmë 1.5 gigabajt RAM dhe 16 gigabajt memorie të brendshme për instalimin e aplikacioneve.

Galaxy Watch 4 dhe Galaxy Watch 4 Classic vihen në punënga procesori, Exynos W920 5nm.

Samsung është përqendruar prej kohësh në sensorin BioActive, që është një çip 3 në 1 dhe përdor një sensor të vetëm për të menaxhuar analizat optike të rrahjeve të zemrës, analizat elektrike të zemrës dhe rezistencën bioelektrike. Përdoruesit mund ta përdorin atë për të monitoruar presionin e gjakut, për të zbuluar fibrilacionin arterial, për të matur oksigjenin në gjak dhe për herë të parë për të llogaritur përbëresit trupor që mbartin informacinet të rëndësishëm për shëndetin dhe formën fizike në përgjithesi.

Në rreth 15 sekonda, sensorët e orës inteligjente janë në gjendje të kapin mbi 2400 vlera. Sikurse paraardhësit e tij, Galaxy Watch 4 i ri fokusohet në përdorimin për palestër: ju mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë stërvitjesh të drejtuara, të përballeni me sfida në grup me miqtë dhe familjen dhe të pajiseni me një palestër në shtëpi duke lidhur orën inteligjente me një televizor inteligjent Samsung.

Galaxy Watch 4, natyrisht, është gjithashtu në gjendje të monitorojë gjumin me saktësi dhe hollësi më të madhe se versionet e mëparshme: Rezultatet e Gjumit i shtohen zbulimit të zërit të frymëmarrjes dhe oksigjenimit të gjakut gjatë gjumit.

Galaxy Watch 4 gjithashtu mund të mbart një kartë SIM, që ju lejon të lini smartphone-in tuaj në shtëpi. Sipas të dhënave zyrtare, bateria garanton një autonomi deri në 40 orë, por me 30 minuta karikim është e mundur të merrni deri në 10 orë autonomi.