Xiaomi prezantoi gjithashtu smartphone Xiaomi Mi Mix 4, pasardhës i Mi Mix 3 dhe pajisjen e parë Xiaomi me një aparat fotografik nën ekran.

Xiaomi i ri ka një ekran AMOLED 6.67 inç, me rezolucion 2400 x 1080 Dolby Vision, HDR10 +, ngjyra 10-bit, e sensor gjurmë gishtash në ekran. Gjithashtu, Mi Mix 4 vjen me mbrojtje Gorilla Glass Victus, duke siguruar një mbrojtje mjaft të mirë për ekranin.

Xiaomi Mi Mix 4, do të funksionojë me chipset më te fundit Qualcomm Snapdragon 888+ së bashku me një bateri 4.500 mAh me karikim të shpejtë 120 W për një kalim nga 0 në 100% në vetëm 15 minuta në modalitetin Boost ose 21 minuta në modalitetin e paracaktuar, por edhe 50W wireless karikim pa tel, për një karikim të plotë në 28 minuta.

Xiaomi i ri do të ketë një sistem kamera katror. Elementi më i rëndësishëm ndodhet pikërisht nën ekran: në 5 vitet e fundit, në fakt, teknikët dhe studiuesit e Xiaomi kanë punuar në "piksele të reja mikro-diamanti" me dimensione të reduktuara dhe shkëlqim të shtuar, të gjitha për të lejuar që kamera e përparme 20 MP të vendoset nën panel, sikurse e quan Xiaomi duke zëvendësuar termin nën ekran.

Konfigurimi i pasëm ka ndërkohë tre kamera. Kamera kryesore ka 108 megapikselë. Ekziston gjithashtu një aparat periskopi 50mp me zmadhim optik 5X dhe 120X si dhe një aparat 13mp.

Telefoni është i papërshkueshëm nga uji. Ekzistojnë dy versione, me 128 dhe 512 GB memorie të brendshme. Smartphoni 128 GB do të kushtojë 770 dollarë, ndërsa ai 512 GB, 970 dollarë.