Samsung GalaxyZ Fold 3 dhe Z Flip 3

Samsung GalaxyZ Fold 3 dhe Z Flip 3

Këtë verë fokusi i Samsung është në atë që kjo kompani e sheh si të ardhmen e telefonave; smartphonet e palosshëm.

Samsung prezantoi këtë mes gushti Galaxy Z Fold 3 të ri dhe Galaxy Z Flip 3, pajisje që paraqesin potencialin e ekraneve të palosshme në mënyra të ndryshme.

Ekranet e Z Fold 3 vijnë me një teknologji me frekuencë prej 120Hz. Z Fold 3 është pasardhesi i Galaxy Note por me një mbështetje më të madhe për lapsin S Pen. Por ajo që është edhe më e rëndësishme se përmirësimet e zakonshme të specifikimeve, është mesazhi që Samsung po dërgon rreth jetëgjatësisë se smartphoneve të palosshëm; Fold 3 është më i fortë se paraardhësit e tij.

Në dallim nga Fold 2, në Fold 3 Samsung bëri një mori ndryshimesh në materialet e pajisjes dhe dizajnit të brendshëm, që duhet t'i japë smartphonit të palosshëm, një shans më të mirë për jetegjatesi më të madhe në të ardhmen. Duket e ngjashme me Fold 2, por përmirësimet e detajeve janë kudo. Filmi mbrojtës i ekranit tani është 80 për qind më i fortë; Samsung po përdor Gorilla Glass Victus në ekranin e mbulesës për rezistencë më të madhe ndaj gërvishtjeve; po ashtu veshja prej alumini e Fold 3 tani është 10 për qind më e fortë. Dhe e gjithë pajisja tani është certifikuar me IPX8 për rezistencën ndaj ujit.

Z Fold 3 fuqizohet nga Snapdragon 888 i Qualcomm, ka 12GB RAM, dhe vjen në konfigurimet e magazinimit prej 256GB ose 512GB.

Tre kamerat e pasme të saj janë afër asaj që ishte në Fold 2. Kamerat ende përdorin sensorë 12-megapixel dhe zmadhimi eshte i pandryshuar. Por lentet tani paraqesin stabilizimin optik të imazhit. Kamera 10MP në ekranin e mbulesës është gjithashtu e njëjtë.

Por ka një ndryshim të madh në kamerën që është në ekranin kryesor të Fold 3. Samsung ka kaluar nga një kamera selfie e dallueshme në ekran, në një kamera të padallueshme nën ekran, me një rezolucion 4 megapixel. Sipas kompanisë kjo kamera është krejtësisht e përshtatshme për thirrjet Zoom dhe videokonferenca të tjera, dhe 4MP është mjaft e mirë për të prodhuar video HD. Galaxy Z Fold 3 e Samsung është në dispozicion në tre ngjyra: e zezë, jeshile dhe argjendi.

Galaxy Z Flip 3 ndërkohë është aparati i parë në mënyrë absolute që ka marrë certifikimin IPX8, duke lejuar që telefoni të mund të qëndrojë pa problem në ujë të ëmbël , deri në një thellësi prej 1.5 metra, për 30 minuta. Ekranet e tij mbështeten po ashtu nga Gorilla Glass Victus që siguron qëndresë më të lartë ndaj goditjeve. Mbulesa e jashtme është prej alumini, cilësuar nga Samsung si alumini më rezistent i përdorur ndonjëherë.

Në ndryshim nga Z Fold 3, Galaxy Z Flip 3 do të dalë në treg me një mori ngjyrash dhe aksesoresh, që pritet ta bëjnë mëtërheqës dhe argëtues në përdorim.