Pas ndërtimit të parqeve fotovoltaike, Shqipëria ka shpallur ankandin për ndërtimin e parqeve eolike në vend, për prodhimin e energjisë së rinovueshme nga era. Me shpalljen e thirrjes, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi se ky është një tjetër hap për diversifikimin e energjisë së rinovueshme që do të realizohet në dy faza, ku faza e parë do të verifikohen argumentet, ndërsa në të dytën do të vlerësohen ofertat.

“Në total, çmimi i parafiksuar do të drejtohet për 100 megavat në total, që do blihen nga Shqipëria për konsum dhe do të jetë 75 euro tavani për megavat dhe u japim mundësi kompanive për çmimin më të ulët. financiare”.Në fazën e parë, 12 muaj do verifikojmë të gjitha argumentet për eksperiencën teknike, burime financiare dhe pozitën ligjore të secilës kompani dhe në fazën e dytë do vlerësojmë ofertat ..” tha Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Sipas detajeve të dhëna nga përfaqësues të qeverisë, ofertuesit duhet të propozojnë projekte që kanë kapacitet minimal 10 megavat dhe maksimal 75 megavat. Sipas Ministres Balluku, ndryshe nga herët e tjera këtë herë qeveria ka zhvilluar një studim të mirëfilltë që do t’u vihen në dispozicion kompanive. Ky studim u jep një panoramë të qartë kompanive ku duhet dhe jo të ndërtojnë, por nuk vë tokë në dispozicion dhe për këtë arsye ankandi quhet hibrid.

Lidhur me projektin e parë të prodhimit të energjise nga era në shqipëri të shpallur nga qeveria në qershir, ekspertët thonë se është një hap i duhur dhe madje një iniciativë që i ka munguar Shqipërisë.

“Ankandi për ngritjen e parqeve eolike ne vend prej një kapaciteti deri në 150 mega është një nismë e munguar dhe që pritej prej një kohe të gjatë . Kjo pasi mesaduket i hapet rruga një teknologjie të re e cila me siguri do të shërbejë si shtyzë më tej për zhvillimin e fermave të prodhimit të energjisë nga era edhe pa nevojën e mbështetjes publike . Diçka e ngjashme në fakt tani po verifikohet në fushën e fotovoltaikëve pas garave të hapura ne 2 vitet e fundit në energjinë diellore. Nder te tjera , sa këtu po vjen me standartet transparencën dhe cilësinë me të vërtetë më të lartë, duke u bazuar në eksperiencën e BERZH-it që ka bërë sot Shqipërinë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun global të energjisë”, u shpreh Lorenc Gordani, ekspert i sektorit te energjise

Lorenc Gordani thotë për Radio Ejani se shkaqet e shtyrjes së këtyre projekteve në vend lidhen edhe me matjet që duhen bërë për një kohë të gjatë dhe që kushtojnë. Po ashtu edhe kostot në prodhiminin e energjisë me anë të erës,

“Procesi i zhvillimit të projekteve eolike ne shqipëri padyshim mund të konsiderohet në pamje te pare si i vonuar , por me saktë ç’të themi që tani ka ardhur koha që era të fryjë edhe për prodhimin e energjisë elektrike bazuar ne këto arsye. Së pari, është e vërtetë që projektet e erës në fakt janë projektuar që në fazën pararendëse, që u bë me hidrocentralet, dmth nga viti 2007 e në vijim. Por ato nuk arritën të mbështeten dhe realizohen pasi janë projekte që kërkojnë matje të kushtueshme në kohë të gjatë. Ndërkohë edhe kostoja e prodhimit të energjisë prej tyre ka qëne për shumë kohë më e lartë se nga hidrot në shumë drejtime si për sa i perket ndërtimit po ashtu edhe nevojës për fuqizimin e rrjetit elektrik që në menyrë specifike kjo teknologji imponon, theksoi Lorenc Gordani, ekspert i sektorit te energjise

Sipas Lorenc Gordanit faktor vendimtarë që bënë tani të mundshme eolikët është hapja e burses se energjisë. Kështu tashmë energjia qe mund te shtohet se tepërmi dhe në kohë te shkurtër gjen rrugën e tregut. Fuqizimi i rrjetit dhe hapja e burses se energjise te cilat tashme jane plotsuar bejne qe te hapet rruga edhe kesaj teknologjie .

Por sa e vështirë është të implementohen parqet eolike?

“Inplantimi i tyre është i sigurt, pasi është një kërkesë konstante nga sektori privat siç thamë prej vitit 2007. Kështu kemi mbi 40 licenca dhe autorizime të dhëna në total me rreth 4300 mega. Sigurisht zhvillimi i këtyre projekteve është në faza të ndryshme dhe jo të gjitha të realizueshme nga pikëpamja praktike. Po ashtu energjia e erës karakterizohet nga vëllime të mëdha, të cilat kanë nevojë pikërisht për të pasur mundësinë për ta tregtuar në kohë të shkurtër të mbiprodhimit të gjithë sasisë së energjisë, diçka e cila mundësohet në bursat spot të energjisë. Projekt ky i fundit, i cili tashmë ka hyrë në fazën e prokurimit elektronik të bursës dhe do të jetë operativ brënda fundit të këtij viti. Këtyre dy elementëve i shtohen faktorë të tjerë të brendshëm, si ndërtimi i rrugëve, fuqizimi i rrjetit, lidhja e tij me tregun ndërkombëtar, liberalizimi i tregut dhe krijimi që po vjen gradualisht i atij për konsumatorin me pakicë” theksoi Lorenc Gordani, ekspert i sektorit te energjise

Për ekspertët çmimi i përcaktuar është joshës për kompanitë

“Në çdo rast çmimi parafiksuar përsa i përket këtij ankandi do të jetë 75 euro për megawat, që përbën një nivel shumë atraktiv për të gjithë kompanitë konkuruese që sigurisht mund të ofrojnë çmime më të ulëta Të gjithë përbërës që mundësojnë zbatimin e tyre nisur nga fakti që tashmë e gjitha është lancuar e përgatitur në një paketë aktraktive për zhvillues të mëdhenj”, tha Lorenc Gordani, ekspert i sektorit të energjisë .

Eksperti i energjisë thotë se prodhimi i energji elektrike edhe nga era jep kontribut të shumfishtë

“Së pari me energjinë e rinovueshme që vjen nga një teknologji e cila është me një rendiment të lartë. Nëse do te bënim një shembull për kapacitet të instaluar, është dy herë më shumë sesa ajo diellore. Ky hap I rëndësishëm, shënon hapjen e një tjetër titulli në diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, krahas parqeve fotovortaike të cilat synojnë ta bëjnë vendin e pavarur nga inportet. Pra të mos paguhen euro për të blerë dhe energjinë elektrike dhe kthyer ne lojtarë në bursat e energjisë.”

Gordani thotë se “Për sa i përket zonave ku mund të aplikohen, këtë rradhë kemi zbatimin në praktikë të konceptit zoning. Konkretisht me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane është zhvilluar studimi që përcakton zonat me fizibilitetin më të lartë për prodhimin e eolik në vend që zë 20% të territorit të vendit dhe nisin në një lartësi prej 150m mbi nivelin e detit, si dhe nga ana tjetër të gjithë zonat e mbrojtura ku mund të ndërtohen parqe eolike. Sipas ekspertëve zonat e ndërtimit janë të shpërndara në të katërt anët e vendit, pra vendi edhe pse nuk ka zona me potencial të jashtëzakonshëm, nga ana tjetër ka shumë të tilla me potencial me interes të lartë tregtar si në Lezhë, Kavajë, Shkodër, Llogara, Himarë, Tepelenë, Korçë etj.

Investitorë në këtë fushë të prodhimit të energjisë tashmë janë të vendosur në vendet e rajonit, dhe pse jo së shpejti edhe në Shqipëri.

“Pas vendosjes në rajon ato i kthejnë sytë edhe nga Shqipëria dhe e kanë më të lehtë të vendosen tek ne, pasi kanë marë eksperiencë në vende të ngjashme të rajonit. Diçka e tillë po ndodh në rajon, pasi në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, së pari u bë një ndarje, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke u asistuar në fushën e fotovoltaikëve dhe të gjitha vëndet e tjera në eolike. Për më shumë i tërë Ballkani është interesuar për këtë teknologji kështu që tani kufiri i fundit për eolikët është bërë Maqedonia e Veriut dhe siç po e trajtojmë, edhe vendi ynë.”u shpreh Gordani

Sipas eskpertëve Shqipëria ka mjaft potenciale në prodhimin e energjisë me anë të erës dhe duhet shfrytëzuar.