Me përpjekjet e të gjithë njerëzve të kombësive të ndryshme të vendit, në prag të 100-vjetorit të krijimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Kina ka arritur fitore të gjithanshme në luftën për çrrënjosjen e varfërisë. Të 98.99 milionë banorët e varfër në zonat rurale u larguan nga varfëria, 832 kontetë e varfra hoqën "etiketën" e varfërisë dhe 128 mijë fshatra të varfra u nxorën nga lista e varfërisë. Është zgjidhur problemi i varfërisë së përgjithshme rajonale dhe është realizuar detyra e vështirë për zhdukjen e varfërisë ekstreme, duke krijuar një mrekulli të ri në historinë e zbutjes së varfërisë të njerëzimit.

Në fakt, Kina ka filluar punët kundër varfërisë qysh nga viti 1986, kur numri i të varfërve në vend ishte 125 milionë dhe detyra kryesore ishte zgjidhja e vështirësive për veshje dhe ushqim. Në fund të vitit 2010, numri i të varfërve u pakësua në 26.88 milionë.

Në vitin 2001, kur u caktua programi i parë 10-vjeçar kundër varfërisë në shekullin e ri, numri i të varfërve u pakësua në 94.22 milionë, teksa në 2011-n, kur u hartua programi i dytë 10-vjeçar kundër varfërisë, numri i të varfërve ishte 122 milionë. Kjo rritje ishte për arsye që standardi i varfërisë u ngrit në 2300 juanë.

Në vitin 2014, Kina mobilizoi mbi 800 mijë njerëz, me synim që të përcaktohej numri i saktë i të varfërve. Pas përpjekjesh prej një viti, në mbarë vendin 128 mijë fshatra, 29.48 milionë familje dhe 89.62 individë u emërtuan si të varfër. Më pas, me rishikimin e dokumenteve kundër varfërisë dhe kritereve për varfërinë, dhe me heqjen e të dhënave jo të sakta, numri i të varfërve në mbarë Kinën u caktua në 98.99 milionë.

Përcaktimi i saktë ka për qëllim zbatimin e saktë të politikave kundër varfërisë

Në kohën e zhvillimit të Kongresit të 18-të të PKK-së, gjendja e varfërisë në Kinë ishte ende serioze dhe misioni ishin vërtet sfiduese. Mirëpo PKK-ja me Xi Jinping-un në krye e vuri largimin e të gjithë të varfërve nga gjendja e skamjes si mision bazë dhe tregues simbolik për ndërtimin e shoqërisë së begatë dhe realizimin e objektivit të 100-vjetorit të krijimit të PKK-së.

Ndërkohë, largimi nga varfëria është përfshirë në programet shtetërore në “ekonomi, politikë, kulturë, shoqëri, ekologji” dhe 4 strategjitë shtetërore për ndërtimin e shoqërisë së begatë, thellimin e reformave, administrimin e shtetit sipas ligjit dhe qeverisjen e PKK-së me rigorozitet.

Përvojat kineze në pakësimin e varfërisë

Pakësimi i varfërisë është një çështje e vështirë në mbarë botën. Me drejtimin e PKK-së, populli kinez ka eliminuar varfërinë ekstreme, duke gjetur një rrugë të re për vendet e tjera dhe për njerëzimin.

Atëherë, cilat janë përvojat e Kinës në këtë drejtim?

Së pari, vendosja e popullit në qendër. Gjatë 100 vjetëve, pavarësisht çfarë ndryshimesh ka në situatën ndërkombëtare, PKK-ja gjithmonë e ka vendosur popullin në plan të parë, gjithmonë ka ngulur këmbë në aspiratën origjinale për lumturinë e popullit dhe për mëkëmbjen e kombit kinez.

Së dyti, vendosja e uljes së varfërisë në një pozicion të dukshëm në qeverisje. Krahinat e varfra kanë kushte jo të mira dhe njerëzit e varfër kanë aftësi të dobët për zhvillimin e vetvetes. Për të eliminuar varfërinë, forcat lokale e rajonale nuk mjaftojnë, dhe kjo duhet medoemos të ngrihet në nivelin e misionit të partisë në pushtet dhe detyrës shtetërore, madje të vullnetit, strategjisë dhe veprimit të shtetit. PKK-ja e ka vlerësuar përherë zhdukjen e varfërisë si një mision të rëndësishëm shtetëror dhe ka hartuar plane në rang shtetëror, duke e nxitur këtë mision me forcat kombëtare.

Së treti, zhdukja e varfërisë nëpërmjet zhvillimit. Varfëria në fakt është problem i zhvillimit. PKK-ja e ka caktuar gjithmonë zhvillimin si detyrën e parë të qeverisjes, duke e zgjidhur problemin e zhvillimit jo të ekuilibruar dhe të pamjaftueshëm pikërisht nëpërmjet zhvillimit.

Së katërti, nxitja e procesit të zhdukjes së varfërisë në bazë të gjendjes aktuale. Varfëria është një problem i shumëllojshëm dhe i ndërlikuar. Shkaqet e varfërisë janë të ndryshme. Kina është nisur nga kushtet vendore dhe ka hartuar standardet, objektivat dhe strategjitë në bazë të fazës së vet të zhvillimit dhe nivelit të vet të zhvillimit ekonomik, duke rinovuar pandërprerë konceptin e zhdukjes së varfërisë. Në epokën e re, Kina ka ndryshuar modelin e mbështetjes nga “ujitja me përmbytje” në “ujitje të saktë me spërkatje”. Kjo është një përvojë kyçe e Kinës në luftën kundër varfërisë.

Nën udhëheqjen nga PKK-ja, kombi kinez është mëkëmbur, është pasuruar dhe është bërë i fuqishëm. Zhdukja e varfërisë në Kinë është një mrekulli dhe një monument i madh në historinë e njerëzimit! (Jiang Lei)