Fiskalizmi ka të bëjë me reformën e lëshimit të faturës në mënyrë elektronike. Konkretisht në fillim të këtij viti ky process ka nisur për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguese dhe organeve publike ndërsa nga data 1 korrik fillon procesi i fiskalizimit edhe për transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve. Në total pocesi i Fiskalizimit është i ndarë në 3 faza kryesore ku nga 1 janari 2021 ka nisur për bizneset që faturojnë shtetin të cilat fiskalizojnë faturat kundrejt enteve publike. 1 Korrik 2021 nis për bizneset që faturojnë biznese , pra fiskalizohen dhefaturat midis bizneseve me njëra-tjetrën.

Ndërsa data 1 Shtator 2021 është faza e fundit e fiskalizimit që përfshin edhe bizneset që kanë fatura me klientë fundorë individë. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Zj. Delina Ibrahimaj në një video të publikuar në faqen zyrtare të Tatimeve sqaron këtë nismë të re.

Delina Ibrahimaj “ Nuk është një taksë e re por modernizimi i sistemittë faturimit. Një tërësi masash që përdoret për të zvogëluar evazionin fiscal, për transaskionet me dhe pa para në dorë. Reforma e fiskalizmit bën të mundur raportimin e të gjitha transaksioneve në kohë reale.”

Në komunikimin e vazhdueshëm ,Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar të gjithë tatimpaguesve, që do të jenë përdorues të sistemit të Fiskalizimit, që në zbatim të detyrimit ligjor, që rrjedh nga Ligji, të aplikojnë për t’u pajisur me Certifikatën elektronike, brenda afateve kohore. Certifikata elektronike është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të Faturës Elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të. Ajo sigurohet duke aplikuar te AKSHI nëpërmjet portalit e-Albania. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 3 ditë pune. Periudha e vlefshmërisë është 1 vit nga koha e gjenerimit të certificates ndërsa kosto është 4000 Leke në vit. Por si bëhet aplikimi?

Shërbimi elektronik “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” mundëson pajisjen me Certifikatë Elektronike për subjektet tatimpaguese në kuadër të projektit të fiskalizimit. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet. Sqarohet se për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Hapat e procedures janë online pasi kryeni Identifikimin si biznes në portalin e- Albania dhe Certifikata Elektronike do t’ju dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se modeli I fiskalizimit që po ndiqet, ka rezultuar i suksesshëm në vende të tjera.

Delina Ibrahimaj“ është testuar dhe ka rezultuar I sukseshsëm

në disa vende si italia, kroacia, sllovenia. Procesi I lëshimit të faturës

elektroinike është një direktivë e BE dhe për një periudhë afatmesme do të

aplilkohet në të gjitha vendet anëtare.”

E ndërsa na ndajnë pak ditë nga faza e dytë e fiskalizimit, bizneset kanë kërkuar shtyrjen në kohë dhe rishikim të plotë të procesit të fiskalizimit të parashikuar në vitin 2021. Konfindustria e cila përfaqëson një numër të lartë të bizneseve, vlerëson, se ekzekutivi nuk ka paraqitur publikisht shifra financiare të përfitimeve të biznesit dhe ekonomisë në tërësi për këtë proces.

Citim : “Në cdo rast zbatimi i proceseve strategjike fiskale të ngjashme në vendet e zhvilluara të BE kërkojnë shumë më tepër kohë. Konfindustria vlerëson, se procesi i fiskalizimit të përshpejtuar brenda vitit 2021, rrezikon të ketë vetëm kosto shtesë, sidomos kategorinë e biznesit të ashtuquajtur të vogël, pa prodhuar asnjë përfitim tëprekshëm për ekonominë dhe sipërmarrjet në tërësi.” – thuhet në deklaratën e Konfindustrias.

Më tej shtohet se “ Shqetësues janë edhe paqartësitë ligjore nga vetë agjensitë shtetërore përgjegjëse në rastet e trajtimit të pasojave teknike të fiskalizimit. Paqartësitë ligjore të zbatimit rrezikojnë të shndërrohen në gjoba të paarsyeshme për bizneset dhe burim korrupsioni.”

Ndërkohë nga qeveria ka premtuar se nuk do të vendosen gjoba në periudhën tranzitore. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha për mediat se nuk do të ketë shtyrje as të zbatimit të fiskalizimit por premtoi se për një periudhë tranzitore prove deri më 1 Janar të vitit të ardhshëm nuk do të aplikohen gjoba.

ANILA DENAJ MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISË “Jemi të angazhuar për rritjen e efektivitetit të këtij procesi duke e bërë atë sa më të thjeshtë për biznesin. Nga ana tjetër qasja jonë nuk është penalizuese, por mbështetëse. Deri në janar të vitit që vjen në një periudhë tranzitore nuk do të vendosim gjoba”.