Provinca Hainan e Kinës jugore shpalli së fundmi nxitjen e 104 projekteve kryesore për të injektuar një impuls të ri në ndërtimin e portit të saj të Tregtisë së Lirë. Projektet, 22 prej të cilave janë me financime nga jashtë, përfshijnë 65,72 miliardë juanë në investime të përgjithshme (10 miliardë dollarë) dhe mbulojnë turizmin, shërbimet moderne dhe industritë e teknologjisë së lartë.

Marrëveshjet, e nënshkruara në Haikou, kryeqendra e provincës Hainan, pasqyrojnë gjithashtu tërheqjen në rritje të provincës ishullore ndaj investitorëve. Më parë, Porti i Tregtisë së Lirë nënshkroi 741 projekteve me një investim prej 519.6 miliardë juan në fusha të shumta duke përfshirë prodhimin inteligjent, transportin ndërkombëtar, arsimin, kujdesin shëndetësor dhe hapësirën ajrore.

Kina propozoi krijimin e një Zone të Tregtisë së Lirë në Hainan në vitin 2018. Gjatë tre viteve të fundit, një numër kompanish të huaja janë vendosur në Hainan, përfshi “Harrow School” nga Britania, prodhuesin e makinave elektrike “Tesla” dhe kompaninë turistike “TUI Group”.

“Kamboxhia Angkor Air” bëri një marrëveshje për të operuar 10 aeroplanë në Haikou dhe për të ngritur një bazë atje.


Magnet investimesh

Duke sfiduar klimën ekonomike të sjellë nga pandemia, PTL Hainan është zhvilluar me një fluks të qëndrueshëm investimesh. Sipas burimeve zyrtare, vitin e kaluar Hainan nisi 538 projekte me një investim prej 172.5 miliardë juanësh.

"Ndërtimi i këtyre projekteve ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e industrisë moderne të Hainan-it, për të ngushtuar hendekun në infrastrukturë dhe shërbimin publik dhe për të rritur besimin në ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë," tha zyrtari nga komisioni i provincës Hainan për zhvillimin dhe reformën, Chi Hongchao.

Ndërkohë, krahina zbuloi 11 parqe kryesore industriale në qershorin e vitit të kaluar, ku zbatohen politika të favorshme të Tregtisë së Lirë për të thithur projekte investimesh. Statistikat tregojnë se mbi 20 mijë ndërmarrje të reja janë regjistruar në këto parqe industriale vitin e kaluar.

Porti i Tregtisë së Lirë Hainan është bërë një magnet i fortë për investimet e huaja ndërsa Hainan përshpejton hapjen në sfondin e ngadalësimit të ekonomisë botërore dhe tkurrjen e Investimeve të Huaja Direkte për shkak të pandemisë, tha zëvendësdrejtori i Departamentit të Tregtisë së Hainan-it, Peng Wei.

Në vitin 2020 u krijuan gjithsej 1005 ndërmarrje me investime të huaja në Hainan, ose 197.3 për qind më shumë se një vit më parë, sipas Departamentit.

Sektori i blerjeve pa taksa është një tjetër pikë tërheqëse e Portit të Tregtisë së Lirë për markat globale që synojnë të eksplorojnë tregun gjigant të Kinës.

Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Kinës për Produktet e Konsumit që do të mbahet në Haikou në muajin maj, ka tërhequr mbi 1,100 marka ndërkombëtare, përfshirë L'Oreal, Shiseido dhe Tesla.

Që prej 1 qershorit 2020, kur u publikua plani i përgjithshëm për ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it, kjo provincë e Kinës Jugore ka tërhequr vëmendjen e botës dhe banorët e saj i kanë kushtuar vëmendje të madhe politikave të reja.

Pas vitit 2025, i gjithë ishulli i Hainan-it mund të bëhet pa taksa dhe të ngrihet si një parajsë për industrinë e shitjes me pakicë dhe turizmit, tha drejtori i zyrës së zhvillimit ekonomik ndërkombëtar Hainan, Han Shengjian, duke shtuar se "disa marka ndërkombëtare po përgatiten për mundësitë e tyre të ardhshme në Hainan."

Duke filluar nga 1 korriku 2020, Hainan rriti kuotën vjetore të blerjes pa taksa nga 30 mijë juanë në 100 mijë juanë për person. Kategoritë e mallrave pa taksa janë zgjeruar nga 38 në 45, me produktet elektronike të tilla si celularët dhe laptopët të shtuara në listën pa taksa.

Pesë dyqane të tjera u hapën në Sanya dhe Haikou dhjetorin e kaluar dhe këtë janar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të dyqaneve pa taksa në Hainan në nëntë.

"Me organizimin e ekspozitës, Hainan-i do të bëhet qendra më e madhe e konsumit luksoz në Kinë dhe madje edhe në botë", tha Chi Fulin, kreu i Institutit Kinez për Reformën dhe Zhvillimin me seli në Hainan.

Kohët e fundit, Kina lëshoi një udhëzim për të mbështetur lehtësimin e hyrjes në treg në Hainan në përpjekjen e kohëve të fundit për të shpejtuar ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë në Hainan.

Në udhëzues paraqitne masat e hollësishme për të përtërirë qasjen e tregut në sektorët farmaceutikë dhe shëndetësorë, për të optimizuar hyrjet në tregun financiar dhe mjedisin e zhvillimit dhe për të promovuar hyrjet më të shumta në fushat e kulturës dhe arsimit.

Hainan-i ka një potencial të madh në zhvillimin e industrisë moderne të shërbimit, veçanërisht në financë, kujdes shëndetësor, arsim dhe konsum i mallrave të luksit, tha Chi, duke theksuar që ZTL Hainan do të luajë një rol më të rëndësishëm në reformën dhe hapjen e Kinës dhe të bëhet një e përbashkët e qarkullimit ndërkombëtar dhe vendas.