Nëse vijohet të shfrytëzohen burimet e planetit me ritmet e tanishme, në të ardhmen do të duhen tre planetë për të përmbushur nevojat e të gjithëve. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të kalohet nga një shoqëri e mbeturinave të prodhimit-konsumit në një ekonomi të vetme, me karbon zero, të qëndrueshme për mjedisin, pa toksina dhe plotësisht qarkulluese.

Për të arritur këto qëllime, Komisioni Evropian, në përputhje me synimin për neutralitetin klimaterik deri në vitin 2050 të parashikuar në Marrëveshjen e Gjelbër, propozoi një plan të ri veprimi për ekonominë qarkulluese, i miratuar më 27 janar nga Komisioni i Mjedisit i Parlamentit Evropian. Megjithatë, eurodeputetët kërkuan që objektivat detyruese për përdorimin dhe konsumin e materialeve të arrihen deri në vitin 2030.

Plani i veprimit për ekonominë qarkulluese përqendrohet në parandalimin dhe menaxhimin optimal të mbetjeve. Ai gjithashtu promovon rritjen e BE-së, konkurrencën dhe udhëheqjen globale në këtë drejtim.

Shtatë janë fusha kryesore për arritjen e ekonomisë qarkulluese: plastika; tekstilet; mbetjet elektronike; ushqimi dhe uji; paketimi; bateritë dhe automjetet; ndërtesat dhe ndërtimet.

Deputetët e Parlamentit Evropian promovuan strategjinë evropiane për plastikën në ekonominë qarkulluese, e cila gjithashtu do të hiqte dorë nga përdorimi i mikroplastikave.

Prodhimi i tekstilit është përgjegjës për 20% të ndotjes globale të ujit të pijshëm. Dhe larja e veshjeve sintetike përfshin 35% të çlirimit të mikroplastikave në mjedis. Strategjia e bazuar në "Marrëveshjen e Gjelbër" është të sigurojë udhëzime specifike për të arritur një nivel të mirë të mbledhjes së veçantë të mbetjeve të tekstilit.

Projekti i nisur (RESYNTEX) në fakt bazohet pikërisht në riciklimin kimik, nën siglën e një modeli ekonomie qarkulluese edhe për tekstilet. Eurodeputetët ishin në favor të masave të reja për të trajtuar humbjen e mikrofibrave dhe për të futur standarde më të rrepta për përdorimin e ujit.

Në Bashkimin Evropian riciklohen më pak se 40% e mbetjeve elektronike. Gjithçka tjetër shkon në të padiferencuarat. Prandaj, deputetët këmbëngulën shumë në promovimin e një strategjie për krijimin e një sistemi për të inkurajuar riciklimin e elektronikës.

Politika e BE-së për një sistem të qëndrueshëm ushqimor flet qartë. Prioritetet mbetet shkurtimi në mënyrë drastike i mbeturinave ushqimore deri në 2030 dhe zbatimi i një sërë masave ad hoc, siç janë ulja 50% e pesticideve kimike dhe plehrave kimikë.

Fatkeqësisht, mbeturinat nga kjo industri arritën nivele rekord në vitin 2017. Një nga gurët e themelit të planit të BE-së është që të arrihet riciklimi total i tyre deri në vitin 2030.

Deputetët po shqyrtojnë propozimet për prodhimin dhe llojin e materialeve të përdorura për të gjitha bateritë në tregun e BE-së. Kompanive u kërkohet të kenë një gjurmë të ulët të karbonit dhe të respektojnë të drejtat e njeriut, si dhe standardet ekologjike e sociale.

Mbi 35% e mbetjeve të BE-së vijnë nga industria e ndërtimit. Eurodeputetët kanë kërkuar përpjekje më të madhe për të zgjatur ciklin jetësor të ndërtesave dhe për të minimizuar përdorimin e karbonit në materiale.

Mbeturinat (kryesisht shtëpiake) të prodhuara çdo vit në BE arrijnë në gati 3 miliardë tonë. Vullneti i deputetëve është të shtyjnë vendet e BE-së për të rritur riciklimin me cilësi të lartë, të braktisin asgjësimin e shkarkimeve dhe të minimizojnë përdorimin e inceneratorëve.

Ndër propozimet e tjera të bëra nga deputetët e Parlamentit Evropian është edhe ai i forcimit të rolit të prokurimit publik të gjelbër dhe integrimi i parimeve të ekonomisë qarkulluese në planet kombëtare të rimëkëmbjes së vendeve anëtare të BE-së.

“Evropa nuk është një kontinent i pasur me burime, por ne kemi aftësitë dhe kapacitetin për të zhvilluar teknologjitë e nevojshme për të mbyllur qarqet dhe për të ndërtuar një shoqëri pa mbeturina”, -tha Jan Huitema, anëtar i grupit parlamentar “Renew Europe”. Sipas tij, kjo do të krijojë vende të reja pune dhe rritje ekonomike, si dhe do të afrojë më shumë nga synimi për arritjen e qëllimeve klimatike.

Përgatiti: Irma Paloli