Banka e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike rreth 4.9% gjatë viti 2021. Në një dalje publike, pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, Guvernatori i BSH, Gent Sejko tha se parashikohet stabilizim ekonomik i vendit përgjatë vitit 2021 dhe 2022. Sipas tij aktiviteti ekonomik është në përmirësim gradual, por shtoi se ekonomia ngelet ende nën nivelet e para të pandemisë. Rritja e vëllimit të shitjeve, rritja e konsumit të energjisë elektrike, ecuaria më e mirë e të ardhurave fiskale, si dhe zgjerimi i eksporteve dhe importeve sinjalizojnë një ecuri më të mirë të ekonomisë, theksoi Sejko.

Për Guvernatorin e BSH-së, projeksionet e deritanishme flasin për një rritje jo më shumë se 4.9%, gjithësesi ecuria ekonomike varet nga vaksinimi. Ai vuri në dukje se parametrat pozitive të parashikuara do të arrihen vetëm nëse popullsia do të vaksinohet në ritme të shpejta dhe pandemia do të vijë drejt zhdukjes. Viti i kaluar, tha ai, u mbyll me recesion. Skenari bazë i parashikimit të BSH-së ngelet për një rimëkëmbje graduale të ekonomisë, falë përmirësimit të situatës epidemiologjike dhe lehtësimit të kufizimeve të lidhura me të. Guvernatori theksoi sërisht se, pasiguritë e lidhura me Covid-19 janë të larta. Nëse parashikimet për një përmirësim të situatës së epidemisë nuk do të përmbushen, kjo do të reflektohet në një përmirësim më të ngadaltë të ekonomisë.

Rritja ekonomike pritet të mbështetet nga një stimul i konsiderueshëm monetar dhe fiskal, nga reduktimi i pasigurisë, si dhe nga rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik botëror. Këta faktorë pritet të nxitin rritjen e konsumit, të eksporteve dhe të investimeve, si dhe të rritin gradualisht të ardhurat në të gjithë sektorët e ekonomisë. Rritja e kërkesës do të ndihmojë rritjen e punësimit, duke u përkthyer më tej në rritje të pagave dhe në një kthim gradual të inflacionit drejt objektivit brenda vitit 2022. Në çdo rast, këto projeksione mbështeten në supozimin e reduktimit progresiv të pandemisë gjatë vitit 2021, dhe janë të kushtëzuara dukshëm prej saj. Ecuria e pandemisë dhe ndikimi i saj në ekonomi kanë qenë dhe vijojnë të mbeten burim pasigurie në parashikimet ekonomike,” tha Sejko

Sipas tij, në bazë të deklaratës së politikës monetare parashikohet të ketë një rritje ekonomike gjatë 2 viteve në vijim. Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 4.9% ndërsa vitin tjetër 4.1%.

Për Guvernatorin, pasiguritë vijojnë të jenë të larta dhe ekonomia është ende në rrezik nga pandemia. Por, përveç vaksinimit, Sejko tha se shihet si një tjetër shpresë turizmi. Sipas tij, ardhja e sezonit të verës, nëse nuk do të ketë shtrëngim masash, do të rrisë aktivitetin ekonomik, konsumin dhe paraja do të qarkullojë, kështu vendi do të ecë drejt stabilizimit.

Në çdo rast, këto projeksione mbështeten në supozimin e reduktimit progresiv të pandemisë gjatë vitit 2021 dhe janë të kushtëzuara dukshëm prej saj. Ecuria e pandemisë dhe ndikimi i saj në ekonomi kanë qenë dhe vijojnë të mbeten burim pasigurie në parashikimet ekonomike. Por, gjithashtu shihet si shpresë rikuperimi edhe turizmi. Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike. Atëherë, do mund të marrin kthesë projeksionet e punësimit, konsumit dhe inflacionit. Ndërkohë, rritja ekonomike pritet të mbështetet nga një stimul i konsiderueshëm monetar dhe fiskal. Këta faktorë pritet të nxitin rritjen e konsumit, të eksporteve dhe të investimeve, si dhe të rritin gradualisht të ardhurat në të gjithë sektorët e ekonomisë. Rritja e kërkesës do të ndihmojë rritjen e punësimit, duke u përkthyer më tej në rritje të pagave”, tha ai.

Guvernatori i BSH-së vuri gjithashtu në në dukje se vaksina dhe turizmi duhet ecin në rrugë të drejtë për të ringritur ekonominë sepse në këta dy muajt e parë të 2021 të ardhurat buxhetore dhe punësimi ranë ndjeshëm. Sipas tij, niveli i papunësisë vazhdon të mbetet po aq i lartë sa niveli në 6 mujorin e fundit të vitit të shkuar, prandaj qeveria dhe BSH duhet të vijojnë me politika stimuluese në treg për të nxitur qarkullimin e ekonomisë.

Të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rënie të lehtë, ndërkohë që shpenzimet publike janë rritur. Në përputhje me buxhetin e miratuar, politika fiskale do të mbetet stimuluese edhe gjatë vitit 2021, duke nxitur rritjen e kërkesës agregate dhe zgjerimin e aktivitetit ekonomik. Nga ana tjetër, tregu i punës shfaqi rënie të punësimit në tremujorin e katërt të vitit 2020 dhe rritje të shkallës së papunësisë në nivelin 11.8%. Shuarja e ndikimit pozitiv të sezonit veror në degët e shërbimeve dhe shtrëngimi i masave për parandalimin e pandemisë kanë ndikuar negativisht dinamikën e punësimit në fund të vitit të shkuar”, tha gurvenatori i BSH.

Sipas tij, një tjetër fakt negativ është se inflacioni këta dy muaj nuk ka shfaqur asnjë sinjal përmirësimi, përkundrazi vazhdon të bjerë. Kjo tregon që konsumi dhe qarkullimi i parasë mbeten tepër të ulëta dhe kështu krijojnë ngërçe për rikuperimin e ekonomisë.

Nga ana tjetër, faktorët me ndikim afatmesëm në inflacion, kërkesa agregate dhe ecuria e punësimit dhe e pagave, kanë qenë në linjë me parashikimet e BSH. Ndonëse ende të pamjaftueshme për kthimin e inflacionit në objektiv, presionet e brendshme mbi pagat dhe çmimet shfaqen të qëndrueshme dhe vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë të qenësishme në formimin e inflacionit, sikurse ilustrohet dhe nga ecuria e inflacionit bazë.

Për BSH, edhe pse pati rënie të punësimit në periudhën e fundit të vitit, ekonomia në tremujorin e katërt, dhe muajt e parë të vitit 2021ka dhënë sinjale rikuperimi, këto të fundit të mbështetura dhe nga politika lehtësuese në taksa e qeverisë.

Elida Lazi