Agjencia Evropiane e Mjedisit ka publikuar një dokument në të cilin argumenton se zhvillimi ekonomik nuk është i mundur përveç se duke paguar një çmim të lartë në drejtim të qëndrueshmërisë mjedisore.

“Rritja ekonomike është e lidhur ngushtë me rritjen e prodhimit, konsumit dhe shfrytëzimit të burimeve dhe ka efekte të dëmshme në mjedis dhe shëndetin e njeriut”. Kështu fillon dokumenti i botuar së fundi nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, me titull “Rritja pa rritje ekonomike”.


Është jashtëzakonisht domethënëse që për herë të parë një organ zyrtar, një institucion evropian i këtij lloji, ka dalë hapur kundër paradigmës së rritjes ekonomike me çdo kusht, duke detajuar pozicionin e tij në lidhje me një spektër të gjerë çështjesh dhe perspektivat në lidhje me mitin e zhvillimit të qëndrueshëm.


“Një ndarje e qëndrueshme dhe vendimtare e rritjes ekonomike nga presionet mjedisore dhe ndikimet nuk ka gjasa të arrihet në një shkallë globale; prandaj kompanitë duhet të ripërcaktojnë atë që nënkuptohet me rritje dhe progres dhe të azhurnojnë idenë e tyre të qëndrueshmërisë globale”, -thuhet në dokumentin e agjencisë.


Agjencia është e para që vë në pikëpyetje organizatat joqeveritare, një term i përdorur në një kuptim të gjerë dhe gjithëpërfshirës, që përfshin gjithashtu lëvizje më informate, të cilave u atribuohet merita e politikave dhe projekteve të përshkruara tashmë të aftë për të transformuar shoqërinë duke e bërë atë më të qëndrueshme.




Këto ide janë mbledhur në botimin “Narrativë për ndryshim”, redaktuar gjithashtu nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. Ky dokument është vetëm një nga pjesët e përdorura ndër vite për të ndërtuar “Rritje pa rritje ekonomike”, rezultat i një pune të mbledhjes së të dhënave dhe kontributeve të filluara në vitin 2017, e cila pa menjëherë dritën në këto ditë, në kulmin e një epoke, në të cilën, duke arritur në një udhëkryq, njerëzimi po përgatitet të bëjë zgjedhje që me shumë gjasë do të përcaktojnë të ardhmen e tij.


Botimi bazohet në ato që janë cilësuar si mesazhe kryesore.

Përshpejtimi i Madh. Ky term i referohet periudhës që, duke filluar nga vitet ‘50 ka përjetuar një rritje të paparë, duke përshpejtuar ndryshimin mjedisor, por edhe socio-ekonomik, të gjeneruar nga njerëzit në një shkallë globale. Kjo rritje eksponenciale nuk ka përfunduar në asnjë mënyrë, por po ndodh edhe tani. Sipas AEM-së, Përshpejtimi i Madh ka ndodhur, po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë edhe në drejtim të humbjes së biodiversitetit, ndryshimit të klimës, ndotjes dhe konsumit të kapitalit natyror dhe është i lidhur ngushtë me aktivitetet dhe rritjen ekonomike.


Shkëputja - Siç është vërejtur tashmë nga disa studime, nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën që rritja ekonomike të jetë shkëputur nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe presionit të shtuar mbi ekosistemet dhe nuk ka gjasa që kjo të ndodhë në të ardhmen. Në fakt, u zbulua se, megjithëse politikat kryesore evropiane kanë qenë gjithmonë të bazuara në shkëputjen si një zgjidhje për të vazhduar të rritet ekonomikisht duke kufizuar ndikimin në mjedis, ekziston një mungesë totale e provave që kjo shkëputje është zbatuar në mënyrë efektive. Statistikat tregojnë pa mëdyshje se kurbat e rritjes së emetimeve globale, gjurma ekologjike dhe prodhimi i brendshëm bruto kanë një prirje pothuajse identike, përveç ndoshta emisioneve të cilat që nga vitet 1990, ndërsa vazhdojnë të rriten, kanë ngadalësuar pak ritmin.




Rënia - Një term i përgjithshëm për lëvizjet më radikale të një natyre akademike, politike dhe sociale që theksojnë nevojën për të zvogëluar prodhimin dhe konsumin dhe identifikuar objektiva të tjerë përveç rritjes ekonomike.


Rritja e gjelbër - Bazohet në mendimin ekomodernist që shpreson në progresin shkencor dhe teknologjik drejtuar qëndrueshmërisë. Me fjalë të tjera, "rritja e gjelbër do të thotë nxitja e rritjes dhe zhvillimit ekonomik duke siguruar që kapitali natyror të vazhdojë të sigurojë burimet mjedisore dhe shërbimet mbi të cilat mbështetet mirëqenia jonë.


Rritja është e rrënjosur nga ana kulturore, politike dhe institucionale. Për këtë është e nevojshme që ndryshimi i vërtetë dhe i qëndrueshëm të shkatërrojë, në një mënyrë demokratike, një seri të tërë barrierash të ngritura nga kultura e rritjes. Kjo deklaratë, megjithëse është absolutisht e pranueshme, është mjaft e përgjithshme, por e forcuar nga sugjerime shumë domethënëse.


Në fakt, AEM-ja vë në pikëpyetje komunitetet me natyrë të ndryshme që mbushin Evropën dhe botën, të cilët jetojnë sipas parimeve të qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë mjedisore dhe të cilat mund të përfaqësojnë burime thelbësore frymëzimi. Komunitete më pak materialiste, më pak konsumiste, në kërkim të një stili jetese të matur dhe të ndryshëm nga ai i imponuar nga kultura masive.


"Rritja pa rritje ekonomike" është cilësuar nga ekspertët si një punë shumë e vlefshme. Jo vetëm sepse është një përmbledhje e zgjidhjeve me vlerë të madhe thelbësore, këshilla dhe udhëzime të dobishme mbi të cilat mund të ndërtohet një model i ri në shkallë globale, por dhe sepse tregon se edhe ata që qëndrojnë në krye pyesin veten se çfarë mund të bëhet për të zvogëluar ndikimin e njeriut për të shpëtuar planetin ku jetojmë dhe që po shkatërrohet.


Përgatiti: Irma Paloli