Mbi 2000 shqiptarë, kryesisht të rinj profesionistë, punuan me pagesë online për kompani të huaja. Banka Botërore, në një raport të posaçëm për zhvillimin e e-commerce gjatë pandemisë, vuri në dukje se Shqipëria pati një numër të lartë të profesionistëve që u regjistruan në platformat e punësimit online, “Fiverr”, “Upë ork” etj.Numri i shqiptarëve të regjistruar në këto platforma shpesh kaloi atë të vendeve të zhvilluara, të cilët ofruan kryesisht shërbime për IT, arkitekt, përkthyes, menaxherë, këshillues, ekonomistë, inxhinierë IT, etj. Të rinjtë shqiptarë profesionistë kanë marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga punëdhënësit, për shkak se ofrojnë shërbime të mira kundrejt një pagese jo shumë të lartë.

Ekonomistët e lartë të Bankës Botërore, Christoph Ungerer dhe Alberto Portugal, pohuan pë r “Monitor.al” se, pandemia nxiti ekonominë dixhitale, porse qeveria dhe të gjitha grupet e interesit duhet të punojnë fort që të çojnë më tej këto zhvillime.

Studimi i tyre, që u bazua në një sondazh të nëntorit 2020 në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi mënyrën se si konsumatorët dhe bizneset e përdorën tregtinë elektronike gjatë kohës së pandemisë, gjeti se COVID-19 ka përshpejtuar përdorimin e blerjeve në internet. 54% shqiptarëve të anketuar treguan se ata kanë rritur blerjet në internet gjatë krizës. Nga këta, 74% besojnë se do të vazhdojnë të blejnë në internet më shpesh edhe kur pandemia do të ketë kaluar.

Një nga pengesat kryesore për rritjen e tregtisë në internet , sipas ekspertë ve të BB është mungesa e besimit te blerjet online, veçanërisht kur shitësit janë vendas. 83% e të anketuarve shqiptarë theksuan se, rreziku i porositjes së një produkti që nuk plotëson pritshmëritë është pengesë kryesore për blerjet në internet nga shitësit vendas, ndërsa 30% e tyre shohin si shqetësim kryesor rrezikun e identifikimit dhe vjedhjes së pagesës. Veç të tjerash, të anketuarit nxjerrin në pah kostot e larta të dorëzimit dhe kostot e larta të detyrimeve doganore.

Shqiptarët parapëlqejnë të blejnë në internet jo vetë m për t’u mbrojtur nga pandemia, por edhe për të kursyer kohën. Ndërsa 57% preferojnë të blejnë online se kanë më shumë zgjedhje. Rreth gjysma e pjesëmarrësve shqiptarë në studim, thanë se për momentin, tregtia elektronike është një plotësim i blerjeve që nuk gjenden në dyqanet fizike të Shqipërisë.

Ndë rkoë logjistika e shtrenjtë dhe e ngadaltë, duke përfshirë procedurat doganore, kufizojnë aftësitë e bizneseve për të rritur klientët e tyre. Një trajtim i paqartë dhe i pafavorshëm tatimor mban kompanitë larg tregtisë elektronike. Nga ana tjetë r, specialistët e IT dhe tregtisë elektronike që mund të ndihmojnë në krijimin e bizneseve në internet, mbeten të kufizuar në numër.

Për ta bërë më të lehtë tregtinë online, Banka Botërore rekomandon një sërë ndërhyrjesh për të përmirësuar infrastrukturën, që nga Dogana, sistemet e pagesave dhe shërbimet postare. Për shembull shërbimi i pagesave PayPal, megjithëse njihet për shtrirjen e tij të gjerë ndërkombëtare, deri më tani ka funksion të kufizuar në Shqipëri.

Studimi i Bankës Botërore duke parë se ofrimi i produkteve ë shtë i kufizuar e sheh si të nevojshme një rritje të më tejshme pë r të shfrytë zuar më mirë kë rkesë n . Barometri i Biznesit në Ballkan i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal konkludon se, kompanitë shqiptare ndjekin Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut në përdorimin e kanaleve të shitjeve në internet.

Ndë rkohë shumë të vetëpunësuar shqiptarë kanë përfituar nga platformat ndërkombëtare të punës online si “Upë ork” dhe “Fiverr” duke ofruar shërbime sipas kërkesës, përfshirë krijimin e faqeve në internet, planifikimin financiar dhe përkthimin, arkitekturën etj.

Banka Botërore analizoi se depërtimi i shqiptarëve në këto faqe të pavarura, shpesh e tejkalon atë të shumë ekonomive të përparuara. Duke pasur fuqi punëtore të aftë, që zotëron më shumë se një gjuhë, pagat e ulëta, si dhe pengesat ende të forta për emigrim, Shqipëria po përfiton duke shitur shërbime nga profesionistët në distancë për tregun amerikan dhe atë europian.

Në intervistat me kompanitë shqiptare të tregtisë elektronike, Banka Botërore ka gjetur se, ekonomia e madhe informale e Shqipërisë ishte një pengesë për zhvillimin e ekonomisë dixhitale.Banka vë në dukje se, praktikat e tarifimit nga doganat dekurajojnë tregtinë, veçanërisht dërgesat e vogla. Së pari, një tarifë skanimi aplikohet për dërgesat që hyjnë ose dalin nga Shqipëria (ekuivalente me 22 euro dhe nëse vlera e dërgesës kushton 1,000 euro, tarifa e skanimit është 5 euro).

Sipas Bankës Botërore, kjo përbën një taksë të pazakontë që aplikohet për eksportet dhe importet, gjë që është veçanërisht e rëndë për dërgesat e vogla, për të cilat pagesa e skanimit mund të jetë e konsiderueshme.

Së dyti, importuesit raportojnë se zyrtarët e doganave rregullisht korrigjojnë çmimet e referencës, duke rritur në mënyrë fiktive ngarkesën tatimore. Banka Botërore këshillon qeverinë të eliminojë tarifat e skanuesit për dërgesat me vlerë të ulët.

Tregtia elektronike po lulëzon në një mjedis kompleks me kufizime në të gjitha dimensionet. Në vijimësi, ato duhet të trajtohen për të mbështetur ekosistemin e tregtisë elektronike të Shqipërisë, këshillojnë ekonomistët e lartë të Bankës Botërore, Christoph Ungerer dhe Alberto Portugal.

Shërbimet postare dhe kompanitë e tjera të logjistikës duhet të zhvillojnë zgjidhje të përshtatura që të mbështesin kompanitë e tregtisë elektronike. Administrata doganore duhet të adaptojë dhe të forcojë proceset në mënyrë efektive, të trajtojë ngarkesat me vlerë të ulët e me vëllim të lartë që lidhen zakonisht me tregtinë elektronike.Nga ana tjetër, kompanitë e tregtisë elektronike duhet të investojnë në strategjitë e tyre të magazinimit, duke siguruar inventarë të mjaftueshëm dhe duke mundësuar shpërndarjen e shpejtë, të besueshme dhe të përballueshme deri në miljen e fundit, kur blerja është bërë në internet.

Ndërkohë ndë rhyrjet e sektorit publik dhe privat janë të nevojshme për të zgjeruar aksesin në internet me shpejtësi të lartë, i cili kërkon mobilizimin e financimit për investime në infrastrukturë, si dhe riorganizimin të lejeve. Përtej kësaj, investimet në teknologjitë celulare, duke përfshirë edhe përdorimin e 5G, janë thelbësore në përgatitjen e Shqipërisë për gjeneratën e ardhshme të mundësive të biznesit në internet.