Mrekullia e Kinës në pakësimin e varfërisë ka tërhequr një vëmendje të gjerë në gjithë botën. Shumë vëzhgues ndërkombëtarë po përpiqen të zbërthejnë “kodin e Kinës kundër varfërisë”. Në fjalët e sekretarit të përgjithshëm të PKK-së Xi Jinping mund të gjejmë përgjigjen: “Ne kemi pasur arritje të papara në luftën kundër varfërisë, çka tregon epërsinë politike të udhëheqjes së PKK-së dhe sistemit socialist të Kinës”.

Ka shumë lloje varfërish. Krahinat e ndryshme kanë gjendje të ndryshme dhe faza të ndryshme zhvillimi. Varfëria ka burime dhe tipare të ndryshme. Për të zgjidhur problemin e varfërisë në një vend me përmasa kaq të mëdha, janë përballuar vështirësi jashtëzakonisht të mëdha dhe madje ky konsiderohej edhe si një “mision i pamundur”.

Gjatë këtyre vjetëve, shumë burime janë mbledhur në zonat e varfra dhe shumë anëtarë të PKK-së janë dërguar në këto zona, duke u krijuar një sistem kundër varfërisë me ndërlidhje të ngushtë mes sektorëve të ndryshëm dhe duke u zgjidhur sfidat e vështira...

Cila është fuqia që mbështet vullnetin e Kinës? Çfarë fuqie ka garantuar vendosmërinë e Kinës për një fitore të plotë? Kjo fuqi në fakt është udhëheqja e PKK-së dhe epërsia politike e sistemit socialist.

Epërsia politike vjen nga udhëheqja e centralizuar nga PKK-ja. Në botë kurrë nuk ka pasur një parti si PKK-ja që e cakton zhdukjen e varfërisë si politikë prioritare dhe i ka përqendruar në këtë kauzë të gjitha fuqitë e vendit në mënyrë të vazhdueshme. Falë përpjekjeve të pandërprera, Kina ka arritur suksesin e madh në zhdukjen e varfërisë.

Nga nisja e fushatës kundër varfërisë, deri në zgjidhjen e sfidave të mëdha, është përdorur shpeshherë fjala “luftë”. Komiteti Qendror i PKK-së ka qenë si komandanti i përgjithshëm dhe organet e pushtetit të niveleve të ndryshme kanë luajtur rolin e vet. Është formuar një "ushtri e fuqishme" që kalon të gjitha pengesat që i dalin përpara.

Epërsia politike vjen nga epërsia e sistemit socialist me karakteristika kineze që ndërmerr aksione të mëdha me fuqi të përqendruar. “Nëse grumbullojmë të gjitha fuqitë, do të arrijmë fitoren e plotë.”

Grupet e punës shkuan në fshatrat e varfra malore në Liangshan të provincës Sichuan. Produktet vendore janë dërguar në mbarë vendin nga zona Dashishan e provincës Guizhou. Në Xihaigu të rajonit Ningxia që ka qenë i varfër, projektet kundër varfërisë kanë sjellë gjallëri të re...

Nga verilindja deri në jugperëndim, nga zonat e zhvilluara bregdetare deri në zonat me varfëri të thellë, projektet cilësore janë zbatuar në zonat e varfra dhe platformat mbështetëse janë lidhur me njerëzit e varfër. Organet partiake, sektorët qeveritarë dhe organizatat shoqërore kanë marrë pjesë aktivisht në luftën kundër varfërisë dhe është realizuar mobilizimi dhe pjesëmarrja e të gjithë njerëzve.

Qysh nga Kongresi i 18-të i PKK-së, është formuar gradualisht një strukturë e madhe e luftës kundër varfërisë me pjesëmarrjen e përbashkët të burimeve të qeverisë, tregut dhe shoqërisë. Me një strukturë të tillë është krijuar sistemi i çrrënjosjes së varfërisë me karakteristika kineze dhe kjo ka garantuar që lufta kundër varfërisë të zhvillohet gjithmonë brenda kornizës së këtij sistemi.

Qysh nga viti 2020, megjithëse është goditur rëndë nga epidemia e COVID-19, Kina ka arritur të përballojë të gjitha sfidat e rreziqet dhe ka përmbushur objektivat e zhdukjes së varfërisë në epokën e re. Kjo ka treguar rolin e rëndësishëm të epërsisë së sistemit të Kinës. Po të shfrytëzohet mirë epërsia e sistemit socialist me karakteristika kineze, Kina me siguri do të ecë në një rrugë të mbarë për lulëzimin rural dhe do të shkruajë një kapitull të lavdishëm në mëkëmbjen e madhe të kombit kinez. (Jiang Lei)