Pavarësisht se shpesh keqkuptohet dhe madje keqinformohet nga disa media perëndimore, Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar në ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Viti 2020 ishte një vit sfidues për Kinën me një fillim të vështirë. Duke u përballur me një pandemi që është katastrofa e shekullit në fund të dhjetorit 2019, Kina gjatë gjithë kohës i ka dhënë përparësi jetëve dhe shëndetit të njerëzve duke përqafuar njerëzimin mbi gjithçka tjetër në përgjigjen e saj ndaj COVID-19.

"Ne kemi kapërcyer goditjen e pandemisë COVID-19, duke baraspeshuar punën për parandalimin e epidemisë dhe zhvillimin ekonomik, duke fituar arritje të konsiderueshme", tha presidenti Xi në fjalimin e tij vjetor të Vitit të Ri më 31 dhjetor 2020.

Lufta e Kinës kundër pandemisë së pamëshirshme ka ofruar mësime të rëndësishme për botën për frenimin e shpërthimeve të reja.

Kina hyn në një fazë të re zhvillimi

Viti 2020 ishte gjithashtu një "vit i një rëndësie të veçantë" për përtëritjen kombëtare të Kinës. Vendi përfundoi ndërtimin e "shoqërisë relativisht të begatë në të gjitha aspektet", e njohur si "Xiaokang" në kinezisht dhe realizoi objektivin e parë njëqindvjeçar në vitin 2020. Kina nxorri 100 milionë banorë nga varfëria në tetë vitet e fundit, çrrënjosi varfërinë ekstreme dhe arriti objektivin për zhdukjen e varfërisë dhjetë vjet përpara afatit të përcaktuar nga Agjenda e OKB-së për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030. Kjo ngjarje historike tregoi udhëtimin e jashtëzakonshëm të Kinës dhe mund të hedhë dritë mbi kauzën globale të uljes së varfërisë.

2021-shi është padyshim një vit i rëndësishëm për gjallërimin e madh të Kinës pasi Partia Komuniste e Kinës (PKK) feston njëqind vjetorin e saj në korrik. Populli kinez tani ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit me objektiva të reja, shpresa të reja të përshkruara në periudhën e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) në epokën pas vitit 2020 dhe "Objektivat Afatgjata deri në 2035-n”(2021-2035).

Sipas planeve dhe propozimeve të Planit të 14-të Pesëvjeçar, Kina do të përshpejtojë nxitjen e një modeli të ri zhvillimi ku tregjet e brendshme dhe të jashtme do të zhvillojnë njëri-tjetrin me tregun e brendshëm si shtyllë, që përqendrohet në objektivin e qindvjetorit të Kinës për "gjallërim kombëtar ndërsa ndërton një vend modern socialist që është i begatë, i fortë, demokratik, i përparuar nga pikëpamja kulturore dhe harmonik deri në vitin 2049".

Nga ana tjetër, "Vizioni 2035" 15-vjeçar nënvizon vendosmërinë e vendit për ndërtimin e një vendi modern socialist në një mënyrë të gjithanshme deri në vitin 2035. Rolet e novacionit, ekonomisë reale, një tregu të fortë të brendshëm, hapjes së nivelit të lartë, gjallërimit rural dhe zhvillimi i gjelbër janë theksuar për zhvillimin e ardhshëm ekonomik dhe shoqëror të Kinës. Këto dy plane jo vetëm që zbuluan një udhërrëfyes shumëplanësh për një zhvillim më të madh të Kinës në fazën e ardhshme, por do të jenë gjithashtu të dobishëm edhe për pjesën tjetër të botës.

Duke rishikuar arritjet e jashtëzakonshme të Planit të 13-të Pesëvjeçar, mund të thuhet se plani i ri i zhvillimit të Kinës me objektivat me rreze të gjatë deri në vitin 2035 do të ofrojë më shumë mundësi zhvillimi dhe do të sjellë begati të përbotshme. Pra, përvoja kineze e zhvillimit gjatë viteve u jep vendeve në zhvillim të marrin mësime nga modeli i suksesshëm i modernizimit i Kinës, ndërsa ofron një shans për të forcuar lidhjet e tyre ekonomike me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Zhvillimi i Kinës është i dobishëm për botën

Ekonomistët nga “Goldman Sachs” thanë pas një studimi se ekonomia kineze do të jetë më elastike ndaj pasigurive të jashtme në periudhën e ardhshme të Planit të 14-të Pesëvjeçar me reformën strukturore të vendit drejt ofertës. Kina është bërë superfuqi prodhuese botëroe, duke kontribuuar afro 30 për qind të prodhimit botorër për 10 vjet rresht.

Vlen të përmendet performanca e jashtëzakonshme e shitjeve gjatë festave të këtij viti në Ditën e Beqarëve në 11 nëntor, duke treguar potencialin e Kinës në konsum. Nga ana tjetër, Dinamika e Zhvillimit të Dyfishtë (DDD) e Kinës, e njohur gjithashtu si "qarkullim i dyfishtë" që nga maji e ka shndërruar ndjeshëm tregun e saj të madh të konsumit në "një treg për botën, një treg që ndahet nga të gjithë dhe një treg i arritshëm për të gjithë" .

Dhe të mendosh që vetëm 40 vjet më parë Kina konsiderohej e prapambetur, ndërsa sot është elitë në shkencë dhe teknologji, duke shkatërruar statusin e superfuqisë të Shteteve të Bashkuara. Rrjeti 5G i Kinës, parandalimi i krimit kibernetik, Sistemi Satelitor i Navigimit Beidou, eksplorimi hënor dhe misioni në Mars mbajnë vulën e marshimit të vendit drejt "ripërtëritjes kombëtare duke u mbështetur në shkencë dhe arsim". Më 17 dhjetor, kthimi i sondës hënore “Chang’e-5” me mostra nga terreni hënor tregoi aftësinë e shkencëtarëve kinezë dhe vendosmërinë e 1.4 miliardë qytetarëve kinezë për të shkallëzuar kufijtë e rinj të shkencës.