Kur bëhet fjalë për të kuptuar masat parandaluese kundër Covid-it, të tilla si distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskës, ekziston një faktor që mund të ndihmojë në parashikimin se si do të shkojnë gjërat: ai ekonomik. Sipas një studimi nga Universiteti Johns Hopkins, ekziston një marrëdhënie shumë e ngushtë mes mirëqenies financiare të një personi ose një familjeje dhe respektimit të sjelljeve mbrojtëse ndaj pandemisë. Jo sepse ata që kanë më shumë mundësi janë domosdoshmërish më të kujdesshëm, por sepse në kushte të caktuara ekonomike është thjesht më lehtë të përvetësohen këto masa.

Studimi i ekspertëve amerikanë bazohet në të dhëna që lidhen me pagën, karakteristikat demografike, situatën shëndetësore, punësimin dhe cilësinë e strehimit të rreth 6000 personave të anketuar në 6 vende të ndryshme, një mijë prej të cilëve banojnë në SHBA.

Vullnetarët e përfshirë u pyetën se sa kishte ndryshuar sjellja e tyre krahasuar me atë para pandemisë dhe nëse kishin rritur distancën shoqërore, nga vendet e mbushura me njerëz, më pak dalje për pazar, më pak vizita te miqtë dhe familja, si dhe higjiena e duarve dhe përdorimi i maskës.

Të gjithë kishin ndryshuar zakonet e tyre të jetesës, por njerëzit në grupin më të pasur të konsideruar nga studimi, kishin deri në 54% më shumë gjasa të rrisnin sjelljet vetëmbrojtëse sesa te njerëzit me nivel më të ulët ekonomik. Të dhënat përfshijnë gatishmërinë për të ndryshuar sjelljen, jo përqindjen e njerëzve që u janë përmbajtur rregullave.

Hulumtimi gjithashtu sqaroi arsyen për këtë fleksibilitet të dukshëm më të madh: për njerëzit me të ardhurat më të larta, respektimi i rregullave të distancimit ishte shumë më pak i lodhshëm. Vullnetarët në këtë grup kishin më shpesh mundësi për të punuar nga shtëpia dhe kishin kaluar më lehtë në punën online, sesa në humbjen e vendeve të punës.


Krahasuar me ata që kishin vazhduar të dilnin për të punuar, ata që u përfshinë në punën “smart” kishin 24% më shumë gjasa të respektonin distancën shoqërore. Ndërsa ata që tashmë kishin fituar më pak para pandemisë, kishin arritur në Covid në kushte më të brishta punësimi, me shanse më të mëdha për të humbur punën ose për mos të marrë pagat.

Qëndrimi në shtëpi gjatë periudhave të izolimit, masa të ndërmarra nga qeveritë thuajse në të gjithë botën gjatë pandemisë, ishte më pak i rëndë për ata që kanë një shtëpi të gjerë dhe të rehatshme. Nuk është për t'u habitur, të anketuarit që jetonin në shtëpi pa shumë hapësirë në dispozicion ishin 20% më pak të prirë për të ndryshuar zakonet për sa i përket distancës.

"Është e kuptueshme që ata që nuk jetojnë në një shtëpi të rehatshme priren të dalin më shpesh”, -thotë Nick Papageorge, autori i parë i studimit. Sipas tij, autoritetet qeveritare duhet të marrin parasysh për të hapur parqet e lagjeve, në zonat me shumë njerëz, gjatë një pandemie, ndoshta një rrezik që ia vlen të merret.

Çuditërisht, kushtet shëndetësore para-ekzistuese, të tilla si diabeti, hipertensioni, sëmundjet e zemrës, astma, nuk duket se kishin një ndikim aq të rëndësishëm në ndryshimin e zakoneve të tyre në një kuptim mbrojtës. Në të vërtetë, ata me sëmundje kardiovaskulare kishin më pak të ngjarë të vëzhgonin masat distancuese, mbase brenda një jetese të përgjithshme më pak të ndërgjegjshme për shëndetin.

Ajo që bën ndryshimin është aftësia për të kombinuar shqetësimin e distancimit me përfitimet e mundshme, të tilla si kalimi i më shumë kohë me familjen. Megjithatë, edhe në këtë rast, ndryshimet në zakonet mbrojtëse shfaqen më të zbehta, për ata që jetojnë në pasiguri ekonomike.

Sipas ekspertëve, nuk dihet nëse, si dhe kur do të marrë fund emergjenca e koronavirusit, por ajo që dihet me siguri është se për një kohë të gjatë nuk do të kthehemi në normalitetin e dikurshëm. Disa gjëra padyshim që do të kthehen në mënyrën që kanë qenë. Kjo ka të ngjarë të zbatohet për shumë gjëra. Nga ana tjetër, ajo nga e cila është e vështirë të kthehesh është parimi i distancimit shoqëror, që është baza e re e organizimit disiplinor, ekonomik dhe politik të shoqërisë.

Edhe në të ardhmen, nëse dhe kur mbaron pandemia, nuk do të ndalemi së jetuari të distancuar nga shoqëria, me gjithçka që përfshin në çdo sferë, nga ekonomia te politika dhe shoqëria. Shoqëria e bazuar në parimin e distancimit shoqëror thjesht nuk është më një shoqëri. Nëse ndonjë gjë, është një tërësi vetmish që synojnë vetëm të imunizojnë njëri-tjetrin (distancimi dhe përjashtimi i njëri-tjetrit), pasi ata e konsiderojnë veten si potencialisht të dëmshëm për njëri-tjetrin.

Kjo shpjegon ndërhyrjet e përsëritura gjithmonë në të cilat politikanët, virologët dhe profesionistët e informacionit na thonë se edhe pasi të mbarojë emergjenca ne do të vazhdojmë të jetojmë në distancë dhe me masat e emergjencës aktive. Ata madje deklarojnë se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë bazën e këtij riorganizimi total dhe totalitar të paradigmës së qeverisjes së gjërave dhe është natyrshëm pjesë e problemit.

Pandemia amplifikon pabarazitë edhe kur bëhet fjalë për parandalimin. Për shumë njerëz, maskat dhe distancomi mbeten një luks. Qëndrimi në shtëpi është më i lehtë nëse shtëpia është e rehatshme dhe nëse njerëz kanë një punë.

Pandemia dhe kriza ekonomike kanë ndryshuar jetën e shumë personave në botë. Një nga pasojat e shkaktuar nga pandemia është konsumimi i përbërësit themelor të zhvillimit në bazë të tregtisë botërore; besimi. Për ekspertët, besimi është ai që i bën të mundshme kontratat, projektet dhe transaksionet e përditshme, si dhe është i domosdoshëm për stabilitetin shoqëror. Është më shumë besimi, sesa paraja, që e bën botën të rrotullohet.