Kompanitë në të gjithë botën po përballen me një periudhë të veçantë historike, shumë të vështirë prej pandemisë së koronavirusit, dhe me një shqetësim tepër të madh për të ardhmen. Qeveritë kanë ndërmarrë masa kufizuese, një ndalesë radikale që i ka vendosur kompanitë në një situatë të vështirë dhe të papritur.

Ekonomia ndërkombëtare pritet të pësojë një ndikim unikal, që është jashtëzakonisht e dobishme të përqendrohet vëmendja në atë që mund të bëhet për të mbrojtur biznesin. Çdo veprim që synon reagimin e menjëhershëm ndaj problemit do të lejojë zvogëlimin e dëmit në të tashmen dhe përgatitjen me sukses për të ardhmen e afërt.

Pa panik, por me racionalitet, është e mundur të ndërhyhet menjëherë në zemër të biznesit dhe të krijohet një strategji e përgjegjshme dhe efektive për të fituar një nga sfidat më të mëdha të kohëve të fundit. Fjala kyçe që vepron si skenar në krijimin e një biznesi elastik është një: inovacion digjital.

Në një botë që e sheh gjithnjë e më shumë si një protagonist, digjitalizimi po bëhet një shpëtim i vërtetë për shumë aktivitete. Falë punës inteligjente dhe për këtë arsye mundësisë për të punuar në një mjedis të mbrojtur, siç është ai i shtëpisë, disa kompani janë ende në gjendje të vazhdojnë biznesin e tyre edhe nëse virusi vazhdon të përhapet.

Edhe nëse me një ngadalësim, falë mjeteve digjitale është e mundur të vazhdohet të menaxhohet dhe përmirësohet produktiviteti i punës, duke respektuar rregulloret kombëtare të sigurisë.

Përdorimi i instrumenteve të uebit për ruajtje në “cloud”, si “Dropbox”, “Google Drive”, është shumë i rëndësishëm për të përshtatur në kohë reale informacionet e kompanisë me softuerët e komunikimit, “Slack”, “Whattsapp” biznesi, “Microsoft Teams”, “Skype”, për të lejuar të gjithë anëtarët e ekipit të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Gjithnjë e më shumë kompani po përdorin gjithashtu CRM (Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin) për të menaxhuar në mënyrë efektive marrëdhëniet me klientët e tyre. Në fakt, CRM lejon ndërmarrjet të identifikojnë dhe menaxhojnë profilet e klientëve të fituar dhe potencialë, në mënyrë që të zhvillojnë aktivitete dhe strategji që nga njëra anë ndihmojnë për të afruar të rinj dhe nga ana tjetër për të maksimizuar fitimet për klientët besnikë, duke u përpjekur të kuptojnë nevojat dhe pritshmëritë e tyre.

Jo vetëm kompanitë, por edhe profesionistët e pavarur mund të përfitojnë shumë nga puna në distancë, veçanërisht në këtë moment specifik historik. Nga planifikimi i takimeve online, mbajtja e kontaktit me klientët, konsulenca në internet, të gjithë janë përfshirë prej kulturës digjitale. Në këtë këndvështrim, është thelbësore që të ketë një faqe interneti profesionale që të përdoret si një kartë biznesi në internet dhe gjithashtu si një platformë rezervimi për shërbimet e ofruara. Një transformim i thellë i mjeteve të përdorura në punën e dikujt bëhet thellësisht i domosdoshëm për mos të lejuar që operacionet e të gjithë zinxhirit të biznesit të ndalen.

Në këtë pikë, bota e tregtisë elektronike nuk mund të injorohet. Përveç se një trend në rritje të vazhdueshme, ai është një burim avantazhesh të pabesueshme për xhepin dhe rritjen e bizneseve. Për më tepër, në këtë periudhë, kërkesa për blerje në internet po rritet në mënyrë eksponenciale, duke forcuar rritjen e tregtisë elektronike.

Në fakt, karantina i bën qytetarët të kërkojnë në internet për mallrat që u nevojiten dhe i gjithë sistemi i logjistikës po punon shumë për t'u garantuar qytetarëve një shërbim efikas dhe të sigurt.

Lista kryesohet nga produktet shëndetësore, dezinfektuesit dhe maskat me një numër gjithnjë e në rritje të farmacive të interesuara për shitje dhe shpërndarje në internet të barnave ose produkteve ndihmëse, për të përballuar nevojën për të lënë sa më pak të jetë e mundur shtëpinë.

Shitjet e nevojave themelore, të tilla si ushqimi ose produktet e kujdesit personal, po rriten ndjeshëm, me një impuls të madh në supermarkete ose tregje të vogla që lejojnë blerjen nga interneti. Kush zotëron një tregti elektronike, do të ishte shumë e dobishme dhënia e më shumë rëndësie komunikimit. Informimi i klientëve për vonesat e mundshme në dërgesa dhe për sigurinë e produkteve do të lejojë pasjen e një shitjeje transparente dhe të vazhdueshme.

Dekretet për masat e përmbajtjes së koronavirusit kanë penguar njerëzit të vizitojnë fizikisht muzetë, por falë digjitalizimit, tashmë është e mundur që të bëhen ture virtuale direkt nga shtëpia.

Për më tepër, revolucioni digjital i ka dhënë një shtysë të madhe të mësuarit “smart”. Ka shumë platforma të kurseve në internet që ndihmojnë kompanitë të vazhdojnë trajnimin e punonjësve të tyre në distancë. Gjithashtu, interneti është bërë jeta e përditshme e shkollave dhe universiteteve. Në të kaluarën një pandemi e tillë do të kishte shkaktuar një bllokim total të sistemit, ndërsa, sot, falë mjeteve të komunikimit online, është e mundur të vazhdohet mësimi edhe në distancë.

Covid-2019 është një pandemi që do të lërë një gjurmë të thellë në ekonominë globale. Si çdo krizë e madhe, pika kryesore për të qenë në gjendje të reagohet është të kuptohet se çfarë mund të bëhet sot për të përmirësuar biznesin në të ardhmen e afërt.

Me racionalitet dhe përkushtim është e mundur që të gjitha përpjekjet të orientohen në drejtim të rimëkëmbjes. Bota digjitale po ndihmon shumë.

Falë mjeteve digjitale, kompanitë dhe profesionistët nuk mund të ndalojnë dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre në siguri absolute për veten dhe për të tjerët. Kur emergjenca pandemike të përfundojë, ashtu sikurse prej kthimit nga një udhëtim, njerëzit do të jenë në gjendje të rinisin më fuqishëm se më parë.

Përgatiti: Irma Paloli