Ndryshimi i klimës dhe qëndrueshmëria, kriza pandemike dhe ekonomike janë ndër sfidat më të dukshme që u shfaqën këtë vit. Studiuesit kanë menduar për një zgjidhje ndaj sfidave të së ardhmes, që përqendrohet te inovacioni i qëndrueshëm teknologjik.

Ndërsa debati mbi ndryshimin e klimës, ndotja atmosferike dhe gazet serrë është gjithmonë i nxehtë, duke dëshmuar nevojën për ndryshime rrënjësore për të gjithë, mënyrat e zgjidhjes së këtyre çështjeve kryesore, nga ana tjetër, përfshijnë mbi të gjitha lojtarët kryesorë të energjisë dhe qeveritë e vendeve nëpër botë, përmes zbatimit të politikave gjithnjë e më të qëndrueshme që inkurajojnë ndryshimin.

Karta e Gjelbër për zhvillimin e qëndrueshëm është shkruar në misionin e ri të lidhur me 17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara, që pritet të përmbushet deri në vitin 2030, që synon të arrihen këto qëllime të ndërlidhura ndërsa bota po ndërmerr hapa gjigantë.

Përshpejtimi nuk ishte vetëm prej emergjencës pandemike, por edhe nga situata e kushtëzuar. Pandemia përfaqësonte një moment krize dhe ndërprerjeje që kontribuoi për ta bërë sektorin e gjelbër më të ndezur dhe elastik. Dhe është pikërisht ky sektor aty ku duhet të investohet për të ringjallur ekonominë e secilit vend.

Çelësi për zhvillimin e qëndrueshmërisë është inovacioni. Inovacioni teknologjik, kërkimi dhe digjitalizimi janë mjete të fuqishme që japin më të mirën e tyre në situata krize dhe që revolucionarizojnë rrënjësisht çdo fushë, nga sektori i energjisë tek ai bujqësor, deri tek ai industrial.

Çdo vit që nga 2013-ta, për të marrë një vlerësim të inovacionit, krijimtarisë dhe gjenialitetit, një ngjarje unike mbahet në Romë, që sjell krijues nga e gjithë Evropa, “Maker Faire Roma”. Këtë vit formati ndryshon, në një event digjital, më i përdorshëm nga të gjithë, me mundësi në pasjen kontakt me ekspozues të rinj dhe për të parë risitë e atyre historike.

Në “Maker Faire Roma”, kompanitë energjetike do të paraqesin teknologjitë për dekarbonizimin dhe tranzicionin e energjisë, që janë baza e Planit Strategjik për vitet 2030 dhe 2050: nga gjenerimi i energjisë elektrike nga lëvizja e valëve në riciklimin kimik të mbetje plastike; nga ripërdorimi i vajrave të perimeve të përdorura ose fraksioni organik i mbetjeve të ngurta komunale për t'i shndërruar ato në vaj bio që mund të përdoret si lëndë djegëse për anijet; nga kapja, ruajtja dhe ripërdorimi i dyoksidit të karbonit deri te zgjidhjet për rikualifikimin e energjisë së ndërtesave dhe fotovoltaikët.

Nuk duhet të harrojmë se inovacioni është bërë thelbësor për të menaxhuar pandeminë. Jo vetëm puna inteligjente, por edhe kërkimi kërkon teknologji inovative. Kompania italiane “Eni” ka bërë të disponueshme fuqinë e super kompjuterit HPC5 për studimin e vendit dhe botës kundër pandemisë. HPC5 është superkompjuteri më i fuqishëm industrial në botë i cili, i kombinuar me njohuritë e brendshme për aftësitë e modelimit molekular, bëri projektin “EXSCALATE4CoV” të financuar nga BE-ja, një konsorcium që punon për të identifikuar barnat e reja më të sigurta dhe më premtuese në luftën kundër koronavirusit. Në një fazë të mëvonshme të eksperimentimit, kërkimi do të përqendrohet në aktivitetin e molekulave në rast të mutacioneve virale.

Pandemia ka lëshuar një varësi ndaj gjërave që kurrë nuk mund t’i imagjinonim në vitin 2019. Me marketing të etur për të përfituar nga interesi i ri dhe ankthi, 2021-shi ka të ngjarë të jetë i mbushur me objekte të ndryshme, që me guxim premtojnë të përmirësojnë gjithçka.

Një fushë kryesore janë kamerat më të mira, për komunikimet e vazhdueshme video. Kompani të ndryshme kanë nxjerrë “smartphone” të rinj, për të përmirësuar regjistrimin dhe komunikimet me video. Parashikohet që prodhuesit e laptopëve të bëjnë të njëjtën gjë dhe të heqin kamerat e tyre me rezolucion të ulët. Papritmas, laptopët nuk janë sendi më i mërzitshëm në botë. Mbështetja jonë tek ata për punë në shtëpi dhe shkollë nxiti një kërkesë që kategoria nuk e kishte parë prej vitesh.

Versione portative të dezinfektuesve ultravjollcë janë në rrugën e duhur për të pastruar telefonat dhe pajisjet, për t'i mbajtur në makinë ose në xhep. Mos do të jetë një tjetër gjë pa të cilën s’do të mund të dalim kurrë nga shtëpia në fund të fundit?

Maska të teknologjisë së lartë. Pritet të kenë një mori karakteristikash të integruara: Bluetooth dhe mikrofona, pastrues ajri me ventilator, një maskë me një LED UV. Do të mbërrijnë sensorë të cilësisë së ajrit, ndihmë për gjurmimin e kontaktit dhe më shumë.

Pandemia përqendroi ekuivalentin e 10 viteve të tregtisë elektronike nga konsumatorët në një të katërtën e vetme dhe detyroi shumë kompani të përpiqeshin për të bërë oferta ndaj konsumatorëve të rinj me më mënyra të thjeshta për të blerë nga shtëpia.

Tani që transporti i shpejtë dhe falas është normë dhe shitësit me pakicë e kuptojnë se nuk do të rishikojnë të ardhurat personale për të cilat kanë llogaritur para pandemisë, konsumatorët më në fund po marrin një version në internet të një standardi të vjetër për krahasimet me pakicë. Fuqia në treg e kompanive të blerjeve online, të kërkimit dhe të komunikimit do të vazhdojë të jetë vazhdimit në qendër të vëzhgimit.

Përgatiti: Irma Paloli