Këtë muaj, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së ka paraqitur strategjinë e zhvillimit me vazhdimin e reformës në fushën e ofertës, duke i kushtuar rëndësi “reformës në fushën e kërkesës”.

Çfarë është reforma në fushën e kërkesës? Mund të shikojmë artikullin e zv.kryeministrit Liu He në gazetën "Renminribao", ku shtjellohen marrëdhëniet mes kërkesës dhe ofertës. Sipas këtij artikulli, integrimi i reformës në fushën e ofertës dhe menaxhimit të fushës së kërkesës është një pjesë e rëndësishme përbërëse e “modelit të ri të zhvillimit”. Dhe baza strategjike e menaxhimit të fushës së kërkesës është shtimi i kërkesës së brendshme.

Në këtë artikull vihet në dukje se, pas Kongresit të 18-të, në bazë të ndryshimit të gjendjes brenda e jashtë Kinës, Komiteti Qendror i PKK-së ka gjykuar që ekonomia kineze po futet në gjendjen e re normale dhe ka paraqitur strategjinë e madhe të reformës strukturore në fushën e ofertës, duke thelluar reformat strukturore me anë të “konsolidimit, forcimit, ngritjes dhe zhbllokimit”. Kjo ka përmirësuar efektivisht marrëdhëniet mes ofertës dhe kërkesës.

Atëherë, si do të kryhet reforma në fushën e kërkesës? Puna e parë që duhet bërë është që “të shfrytëzohet epërsia e përmasave gjigante të ekonomisë së Kinës”, “të shpejtohet formimi i një sistemi të plotë të kërkesës të brendshme” dhe “të përmirësohet e të zgjerohet sistemi i mbështetjes me politika shtetërore”.

Në procesin e reformës përfshihen shtimi i konsumit si bazë dhe shfrytëzimi i investimeve si kyç. Përveç kësaj, edhe formimi i qarqeve me qytete moderne do të jetë një pjesë e rëndësishme, çka mund të sjellë shtimin e kërkesës dhe të shtojë në mënyrë efikase ofertën.

Në procesin e nxitjes së reformës strukturore në fushën e ofertës, ose në kohën kur “oferta krijon kërkesën”, duhet të nxitet më tej edhe reforma në fushën e kërkesës, d.m.th. “kërkesa udhëheq ofertën”.

Në mbledhjen e Byrosë Politike u kërkua që të vazhdojë reforma strukturore në fushën e ofertës dhe t'i kushtohet rëndësi reformës në fushën e kërkesës. Duhet të hiqen pengesat në qarkullimin ekonomik, të përmirësohen pikat e dobëta dhe të formohet një gjendje e balancuar ku “kërkesa udhëheq ofertën, oferta krijon kërkesën”, me synim që të ngrihet efektiviteti i sistemit ekonomik të vendit.

Me një sërë reformash në fushën e ofertës, si ulja e mbikapacitetit të prodhimit, mbrojtja e mjedisit, pakësimi i levave financiare dhe ngritja e zinxhirit industrial në një nivel më të lartë, mund të përmirësohet në mënyrë të dukshme efektiviteti në fushën e ofertës dhe të realizohet gjendja që “oferta krijon kërkesën”.

Por, për të bërë të mundur që “kërkesa të udhëheqë ofertën”, duhet të hiqen më tej pengesat, të ndreqen mangësitë dhe të formohet një sistem i plotë i kërkesës së brendshme, duke stimuluar potencialin e kërkesës së brendshme.

Tani ekonomia kineze po normalizohet gradualisht. Në vitin e ardhshëm, me më pak presione për stabilizimin e rritjes ekonomike, politikat do të kenë si synim që të ruhet qarkullimi ekonomik në një sferë të arsyeshme, dhe do t'u kushtohet më shumë rëndësi kontrollit të nivelit të levave financiare dhe parandalimit të rreziqeve të mundshme. Por viti 2021 do të jetë ndryshe nga 2018-a. Me arritjet vendimtare të përpjekjeve për zhdukjen e varfërisë, për mbrojtjen e mjedisit dhe për përballimin e rreziqeve të mëdha, pakësimi i levave financiare nuk do të jetë një detyrë kryesore. (Jiang Lei)