Pandemia e ka goditur fort ekonominë shqiptare, e cila si pasojë, përjetoi ngushtimin më të fortë të prodhimit të brendshëm bruto, në dy dekadat e fundit në -10.2%, gjatë tremujorit të dytë të 2020. Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh gjatë javës se krahësuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ekonomia shqiptare ka humbur rreth 50 mijë vende pune.E barasvlefshme kjo me një vjetore të punësimit prej 3.6%. Si rrjedhim norma e papunësisë u rrit në 11.9%. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, inflacioni, në tremujorin e trtë, ra në 1.4% nga 1.9% në tremujorin e kaluar.Guvernatori Sejko shprehet optimistë se ekonomia shqiptare pritet të rigjallërohet në dy vitet e ardhshme.

Ndërkohë më shumë se 14 mijë e 500 persona rezultojnë të pa punë në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahësim me të njëtjën periudhë të vitit 2019.Edhe pse pas heqjes së masave të karantinës punësimi shihet të jetë përmirësuar. Sipas të dhënave të Anketës së Forcës së Punës , publikuar së fundmi nga INSTAT, për tre mujorin e tretë të 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjec është 61,3%. Në krahësim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, numri I të punësuarve u ul me 1.2%(14, 500 persona), ndërkohë krahësuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, ky tregues u rrit me 2,8%(32, 497 persona). Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjec e lart, në tremujorin e tretë të 2020 është 11,6%. Më krahësim me të njëtën përiudhë të një viti më parë, kjo shkallë u rrit me 0,2 pikë përqindje, e krahësuar kjo me tremujorin e dytë të 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje. Ndërkohë shkalla e pjesmarrjes në forcat e punës, për popullsinë nga mosha 15-60 vjec , në tremujorin e tretë të 2020 është e njëjtë me atë të një viti më parë, 69.8%. Krahësuar kjo me tremujorshin e mëparshëm, ky tregues shënon një rritje prej 1.7 pikë përqindje.Shkalla e pjesmarrjes në forcat e punës për burrat është më e lartë se ajo e grave me një diferenc prej 16,1 pikë përqindje. Krahësuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar , për gratë vihet re një ulje e shkallës së pjesmarrjes në forcat e punës me 0.2 pikë përqind, ndërsa për burrat ka një rritje me 0,1 pikë përqindje. Sa I përket të rinjve të moshës 15-29 vjec , pjesmarrja në forcat e punës është 53,3% .Për popullsinë 30-64 vjec në tremujorin e tretë të 2020, kjo pjesmarrje është 78,2%. Sipas të dhënave të INSTAT, punësimi u rrit në sektorët e industrisë dhe shërbimeve .Ritmi vjetor I rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjec e lartë, nga tremujori I tretë I 2019 në tremujorin e tretë të vitit 2020, është -1,2%.Rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë , në terma vjetorë është -3,7% në sektorin e bujqësisë , -0,2% në sektorin e industrisë dhe 0,6% në sektorin e shërbimeve. Në tremujorin e tretë të 2020, krahësuar me tremujorishin e mëparshëm, punësimi për popullsinë 15 vjec e lartë u rrit me 2.8%. Në sektorin e bujqësisë punësimi mbeti në të njëjtin nivel, ndërsa në sektorin e industrisë u rrit me 5,6% dhe atë të shërbimeve me 3,8%. Shkalla e punësimit për burrat është 68,7% dhe duke e krahësuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, është rritur me 0,2 pikë përqind, ndërsa për gratë është 54,2%, duke u ulur me 0,5 pikë përqindje. Për të rinjtë shkalla e punësimit është 42,3%. Ndërsa për popullsinë 30-64 është 71.1%. Duke iu referuar të dhënave nga INSTAT, rezulton se shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri , në tremujorin e tretë të 2020, është është 11,6%. Krahësuar me tremujorin e mëparshëm , papunësia u ul me 0.3 pikë përqindje.Në terma vjetorë papunësia në Shqipëri u rrit me 0,2 pikë përqindje. Krahësuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, shkalla e papunësisë për burrat është në të njëjtin nivel, 11,4%, ndërsa për gratë është rritur me 0,4 pikë përqindje, duke shkuar në nivelin e 11, 8%. Për të rinjtë papunësia është në nivelin e 20,7%, e parë kjo në termat vjetorë, shfaq një tendec ulje.Krahësuar me tremujorin e dytë të 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është ulur me 0,7 pikë përqindje. Për grup moshën 30-60 vjec , papunësia është 9,0%, duke shënuar një rritje me 0,5 pikë përqindje, në termat vjetorë. Ndërkohë vihet re një shtim I personave që nuk kërkojnë punë. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të tretë 2020, 11,2 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Ndërkohë sipas raportit të INSTAT, kriza e shkaktuar nga Covid 19 ka ndikuar edhe në uljen e pagave në tremojorin e tretë të këtij viti në sektorin privat. E kundërta ka ndodhur me pagat në shtet ku vihet re një rritje e tyre. Sipas raportit , paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2020 është 52,815 lekë, duke rënë me 2.5% në krahësim me tremujorin e dytë të po këtij viti, ndërsa në krahësim me të njëjtin tre mujor të një viti më parë është 1.8% më e lartë.

Rënia e pagave në tremojorin e tretë me të dytin, rezulton të jetë ulur me 3.6% dhe kjo është konstatuar vetëm në sektorin privat. Ndërsa në krahësim me të njëjtën periudhë të një viti më parë , paga mesatare në sektorin privat është rritur me 2.1%.Ndërsa në sektorin shtetëror në tremujorin e tretë rezulton me një rritje prej 1.5%, në raport me periudhën prill-maj dhe 0.7% më e lartë se njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas INSTAT, sektorët që kanë shënuar rënien më të lartë të të pagave në tremujorin e tretë të vitit, në raport me të dytin janë Informacioni dhe Komunikacioni me një zbritje prej 9%. Ndërsa në sektorin financiar paga pësoi rënie me 13.3%. Këto dy aktivitete kishin shënuar dhe rritjen më të lartë të pagave në tremujorin e dytë, kur edhe kulmoi pandemia. Pasi në sektorin e IT, kërkesa ishte e lartë për shërbime , gjatë periudhës së izolimit. Sektori shtetëror dhe ai I ndërtimit qenë të vetmit që patën rritje pagë në tremujorin e tretë krahësuar me të dytin , përkatësisht me (+1.14%) dhe (+0.8%) . Ndërkohë bizneset që paguajnë më shumë punonjësit e tyre mbeten bankat dhe sigurimet , të ndjekura nga teknologjia e informacionit dhe më pas sektori shtetëror.Gjatë tremujorit të tretë 2020, sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93.6% më e lartë se mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e bujqësisë, pyje dhe peshkim është 36,6% më e ulët.