Samiti i Udhëheqësve të G20-s i këtij viti që përfundoi kohët e fundit solli në vëmendje shumë angazhime shumëpalëshe, sidomos përpjekjen kolektive kundër koronavirusit. Udhëheqësit shprehën vendosmërinë e tyre për të forcuar kanalet e shpërndarjes së vaksinave COVID-19 dhe kapacitetet prodhuese, për të zgjeruar garancitë e mbrojtjes sociale në vendet me të ardhura të ulëta, për të çimentuar zgjatjet thelbësore të lehtësimit të borxheve dhe për Marrëveshjen e Parisit.

Për trajtimin kolektiv të pandemisë, G20-a theksoi se kostot e “pashembullta" financiare dhe humanitare mund të sfidohen më së miri përmes një përqendrimi edhe më të fortë të kushteve shëndetësore, ekonomike dhe shoqërore që lidhen me COVID-19, me të cilat përballen aktualisht vendet në zhvillim.

Më e rëndësishmja, udhëheqësit e vunë theksi se lufta kundër koronavirusit kërkon bashkëpunim- veçanërisht Qasja në Nismën e Përshpejtuesit të Mjeteve COVID-19 (ACT-A) dhe fushata COVAX.

Shumë vende kanë kërkuar tashmë lehtësimin e borxheve nën Nismën e Pezullimit të Shërbimit të Borxhit (DSSI), shtyrje që arrin në rreth 5.7 miliardë dollarë vetëm për këtë vit.

Ky vendim i G20-s për të mbështetur "Kuadrin e Përbashkët për Trajtimet e Borxhit përtej DSSI" shtrin afatet kohore të lehtësimit deri në mes të vitit 2021, në përputhje me përkeqësimin e performancës ekonomike të vendeve të shumta me të ardhura të ulëta që mund të përballen me sfida përtej një afati kohor të caktuar.

Për këtë, zyrtarët e financave nga 20 ekonomitë do të vijojnë mbikëqyrjen e sjelljes ekonomike botërore të vitit të ardhshëm dhe të përcaktojnë nëse zgjatja e mëtejshme e ngrirjes së borxhit të DSSI-së duhet vijuar ose jo.

Prandaj, dëshira e paraqitur nga udhëheqësit e G20-s për të ndërkombëtarizuar perspektivat e rimëkëmbjes ekonomike, në vend që t'i kufizojë ato brenda kufijve të saj territorialë, nënkupton angazhimin e saj për rimëkëmbje të barabartë globale.

Një pjesë e kësaj rritjeje gjithashtu i detyrohet shpërndarjes efektive dhe në kohë të diagnostikimit, terapisë dhe vaksinave COVID-19, si dhe partneriteteve të qëndrueshme që ndihmojnë në përgatitjen kundër sëmundjeve të ardhshme ngjitëse.

Përvetësimi nga G20-a i Qendrës Botërore të Novacionit për Përmirësimin e Vlerave në Shëndetësi është një hap në drejtimin e duhur. Kjo qendër shërben si një platformë për ndarjen e njohurive që janë kyçe për një Mbulim më të Mirë Shëndetësor Botëror në të gjitha vendet.

Nëpërmjet kësaj, synohet përmbushja e qëllimit duke grumbulluar ekspertizë të bazuar në dëshmi dhe të përcaktohet se cilat politika shëndetësore duhet të financojnë kombet, nëse këto ndërhyrje shëndetësore pasqyrojnë nevojat aktuale të vendit dhe si të pakësohen më së miri rreziqet financiare për një masë të caktuar.

Në bazë të përpjekjeve të mëparshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Qendra mund të luajë një rol të rëndësishëm në integrimin e ekspertizës së gatishmërisë së pandemisë dhe të formojë një front të vlefshëm kundër shpërthimeve të ardhshme.

Duke pasur parasysh dallimet e theksuara midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim për sa i përket barazisë së të ardhurave, qasjes në arsim dhe standardeve të jetesës, është afërmendsh që vizioni i rritjes pas pandemisë kërkon gjithëpërfshirje.

Udhëheqësit e G20-s ofruan disa politika për të përmbushur këtë ambicie, përfshi integrimin e qëndrueshëm të ekonomive më pak të zhvilluara në sistemin global të tregtisë - një pikë reflektimi para reformave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Përsa i përket një kornize që do të japë rezultate për rritjen pas pandemisë, presidenti i Kinës Xi Jinping e vuri theksin te zbatimin e Agjendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Vazhdueshëm 2030.

Agjenda, domethënëse për ngushtimin e "hendekut Veri-Jug", nuk kufizon domosdoshmërisht përparimin e rritjes gjithëpërfshirëse deri në fund të dekadës. Fitorja e përshpejtuar e Kinës kundër varfërisë absolute - gati një dekadë përpara planit të Axhendës 2030 - është dëshmi se kushtet për arritjen e një rritjeje të tillë të qëndrueshme mund të përparojnë me këmbënguljen e lidershipit, veçanërisht gjatë pandemisë.

G20-a ofroi një konceptim të qartë të disa prej këmbënguljeve të tilla, të udhëhequra nga Plani i Përfshirjes Financiare 2020, i cili do të shërbejë si një katalizator për partneritete paraekzistuese që ndihmojnë vendet të zbatojnë Agjendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm të tyre për tre vitet e ardhshme.

G20-a përdori bashkëpunimin ndërkombëtar si lenten e saj për të ritheksuar pakësimin e gazit serrë të vendeve anëtare në vitin 2020 dhe nxiti vendet e tjera të zbatojnë masat nën Marrëveshjen e Parisit.

Me përparësi të qarta, G20-a mund të udhëheqë rrugën drejt zhvillimit të vazhdueshëm, të barazpeshuar dhe gjithëpërfshirës pas COVID-19.