Tani, Kina po ndryshon modelin e zhvillimit nga “nxitja e qarkullimit vendas me qarkullimin e jashtëm” në “qarkullimi vendas si thelb dhe qarkullimet vendore dhe të jashtme nxisin njëri-tjetrit”.

Mosmarrëveshje tregtare nën kornizën e OBT-së

Mosmarrëveshjet tregtare Kinë-SHBA dhe përhapja e epidemisë COVID-19 po çon zhvillim ekonomik të Kinës në një gjendje të vështirë dhe situata e re zhvillimi me “2 qarkullimet” është përballimi i Kinës për të dalë jashtë vështirësisë. Në bazë të fitores strategjike ndaj COVID-19, Kina do të zhvillojë ekonominë vendore në mënyrë më aktive dhe të përballojë goditjet nga jashtë.

Më 15 shtator, grupi i ekspertëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të OBT-së publikoi një raport, ku bëhet gjykimi për padinë e Kinës ndaj SHBA-së për tarifa të shtuara: tarifat e shtuara nga SHBA-ja ndaj Kinës kanë shkelur 2 rregullat më të rëndësishme të OBT-së, të cilat janë neni i trajtimeve më të favorizuara dhe neni i formulës për koncesion mbi taksat doganore.

Ky gjykim ka rëndësi shumë pozitive për të shikuar qart mosmarrëveshjet dypalëshe mbi tarifa të shtuara. Ndërkohë, fuqia e tregut është një garanci thelbësore për zgjidhjen e përshtatshme të mosmarrëveshjeve tregtare Kinë-SHBA.

Sipas të dhënave nga kompania amerikane e sondazhit, DescartesDatamyne, në gusht, numri i konteinerëve nga Kina për në SHBA kaloi mbi 1 milionë e 60 mijë dhe rritja është 19%. Ndërmarrjet amerikane ende e konsiderojnë tregun kinez si një shans i madh për biznesin e tyre.

Sipas raportit të biznesit të Kinës 2020 nga Dhoma Komerciale Amerikane në Shangai, ndër më shumë se 200 ndërmarrje amerikane të pyetuara, 70.6% prej tyer u shprehën që janë të gatshme të rrijnë në Kinë dhe 71.2% të ndërmarrjeve të mëdha me të ardhurat mbi 5 miliardë dollarë kanë shprehur qëndrim optimist për zhvillimin e ardhshëm të Kinës.

Rregullimi i strukturës në treginë e jashtme

Kina ka marrë masa dhe politika të shumta, me synim që të nxitet hapja e gjithanshme, të formohet një treg i madh me shpërndarjen e marketizuar burimesh, nxitja e ndërsjellë e 2 qarkullimeve. Kështu, do të realizohet rritja e vazhdueshme ekonomike. Krahas këtyre, gjatë ndryshimit për zhvillim të bazuar nga sektori i shërbimeve, Kina po rinovon modelin e punësimit, zgjeron hapësirën e punësimit dhe po përpiqet të heqë varësinë e madhe të punësimit tek eksportimi.

Vitet e fundit, ekonomia digjitale dhe platforma digjitale në Kinë ka rritur nivelin e shërbimeve, ka shtuar shanset e transaksioneve dhe ka lindur disa vende të reja të punës me shkathësi më të madhe, duke luajtur rolin e dukshëm në shtimin e punësimit. Gjendja e re e punësimit është bazuar nga revolucioni i ri teknologjik dhe teknologjitë e informacionit, si interneti i lëvizshëm, bigdata dhe cloud. Punësimi i shkathët përfshijnë vendet e punës me ora jo të plotë, të përkohshme dhe me orar jo të caktuar.

Në fakt, gjendja e re e punësimit është përfshirë në punësimin e shkathët dhe është një lloj punësimi i organizuar nga platformat e internetit që ndryshon nga dhënie-marrje tradicionale të punës.

Tani, Kina ka bërë shumë rregullime strukturore ekonomike dhe po nxit risi në zhvillim, çka ka nxitur më tej ndryshimin e tregtisë së jashtme. Së pari, Kina ka një epërsi të madhe të bazuar nga tregu gjigant, duke u integrua thellësisht me zinxhirin global të vlerës. Së dyti, tregtia e jashtme me vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” ka nxënë rreth 31% të tregtisë së jashtme dhe vendet e ASEAN-it kanë zëvendësuar SHBA dhe BE, duke u bërë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kinës. Në fund, Kina po merr pjesë dhe po promovon aktivisht partneritetin e gjithanshëm ekonomik të rajonit RCEP dhe kjo ka shtuar rëndësinë e bizneseve elektronike posaçërisht në periudhën pasepidemike. (Jiang Lei)