Kompanitë kineze, sidomos ato në sektorin e bujqësisë, nevojave të përditshme dhe prodhimin me teknologji të lartë, po shtojnë investimet e brendshme për të forcuar më tej rritjen ekonomike të vendit, sipas specialistëve.

Përpjekjet e vazhdueshme për të pakësuar ndikimin e koronavirusit të tipit të ri në zinxhirët global të furnizimit dhe për të lehtësuar rrjedhën ndërkufitare të mallrave dhe shërbimeve, si dhe përpjekjet për të rritur konsumin dhe ndërtimin e projekteve të reja infrastrukturore, kanë qenë forca shtytëse për investimin, tha zyrtari i Ministrisë kineze të Tregtisë Chu Shijia.

"New Hope Group", një nga firmat më të mëdha të agrobiznesit në Kinë përsa i përket të ardhurave nga shitjet, deklaroi në fund të muajit të kaluar se do të investojë 10 miliardë juanë (1.4 miliardë dollarë) në Zonën e Re Tianfu të Chengdu-së, kryeqendrën e provincës Sichuan, për të zhvilluar bujqësinë digjitale.

Kreu i grupit Liu Yonghao tha se "New Hope" do të shfrytëzojë mundësi të mëdha strategjike, do të vazhdojë të eksplorojë potencialin e tregut në bujqësi dhe segmente të lidhura dhe të zgjerojë praninë në ekonominë, teknologjinë dhe financat digjitale për të ruajtur nivelin e konkurrueshmërisë.

Chen Wenling, kryeekonomisti në Qendrën Kineze për Shkëmbime Ekonomike Ndërkombëtare me seli në Pekin, tha: "Edhe pse sektori terciar, veçanërisht turizmi, aviacioni civil, sektorët e hotelierisë dhe shitja me pakicë, janë prekur rëndë këtë kohë, industritë që lidhen me jetën e përditshme të njerëzve si p.sh. nevojat e përditshme, furnizimi me ushqim dhe tregtia elektronike nuk janë goditur rëndë nga vështirësitë e përkohshme".

Lovefun, një prodhues i kimikateve shtëpiake, tha javën e kaluar se do të investojë 419 milionë juanë për të ndërtuar një bazë prodhimi në Shantou, provincën Guangdong. Firma tha se të ardhurat vjetore nga shitjet dhe fitimi neto nga baza e re, kur ishte operative, do të ishin 833 milionë juanë dhe 82.6 milionë juanë.

Në dallim nga objektet tradicionale të prodhimit, baza e re e prodhimit "Lovefun" do të jetë e pajisur me linja të automatizuara të prodhimit për të bërë shampo trupi, koke, balsam, krem duarsh, sapunë dhe lloje të tjera të produkteve shtëpiake për të ulur më tej varësinë nga projektet intensive të punës. Kompania pret që baza të funksionojë në dy vjet.

Shpërthimi i COVID-19 dhe frenimi i prodhimit pas pushimeve të Festës së Pranverës detyroi shumë prodhues kinezë të rinovojnë pajisjet e e tyre të prodhimit, tha Chen. Me një numër më të lartë fabrikash që rinisin prodhimin, Kina do të jetë një nga vendet e para që do të shërohen nga epidemia dhe një stabilizues kryesor i domosdoshëm për mbajtjen e rritjes së tregtisë ndërkombëtare, tha ai.

Sunwoda Electronic Co Ltd, një prodhues i baterive jonike me seli në Shenzhen, tha javën e kaluar se do të investojë 5.2 miliardë juanë për të ndërtuar një fabrikë tjetër të baterive jonike të litiumit me një kapacitet ditor prodhimi prej 800 njësish në Lanxi të provincës Zhejiang të Kinës Lindore.

Wang Mingwang, shefi i Sunwoda-s, tha se investimi do të rrisë kapacitetin e prodhimit të baterive të litiumit të kompanisë dhe do të optimizojë nivelin industrial në vend.

Falë tregut kinez të automjeteve elektrike që po rritet me shpejtësi dhe politikave mbështetëse për promovimin e përdorimit të këtyre automjeteve, fitimi neto i kompanisë u rrit me mbi 12% me bazë vjetore në 786 milionë juanë në vitin 2019, sipas raportit të fundit fiskal.

Kompanitë e tjera vendase kanë treguar gjithashtu optimizmin e tyre në lidhje me perspektivat e biznesit në vend, me mbi 152 marrëveshje investimesh që kapin shifrën e 441.8 miliardë juanëve, duke u shpallur nga emra të mëdhenj si Tencent Holdings Ltd dhe prodhuesi i i gjysmëpërçuesve Unisoc Technologies në Shangai, sipas informacionit lëshuar nga agjensia e promovimit të investimeve pranë Ministrisë së Tregtisë.

Ministria kineze e Tregtisë do të marrë më shumë hapa për rritjen e tregtisë

Kina do të shtojë përpjekjet për të stabilizuar më tej tregtinë, mbështetur kompanitë dhe minimizuar ndikimin e epidemisë COVID-19 në zinxhirin global të furnizimit, thanë të enjten zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë.

Liu Changyu, një zyrtar nga departamenti i Tregtisë së Jashtme pranë Ministrisë së Tregtisë, tha se ndërsa epidemia e COVID-19 ka prekur më shumë se 200 vende dhe rajone, shumë ekonomi kanë zbatuar masa të parregullta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, gjë që ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme në zinxhirin global të furnizimit.

Ruajtja e stabilitetit të zinxhirit global të furnizimit industrial është me rëndësi të madhe, tha Liu. "Është e rëndësishme që jo vetëm të luftojmë infektimin, por gjithashtu çdo ndikim që e çon ekonominë globale drejt recesionit," tha ai.

Sipas Liu-t, ministria do të ndihmojë në krijimin e një numri ndërmarrjesh të mëdha me përparësi konkurruese globale dhe një numër të madh ndërmarrjesh dinamike dhe novatore të vogla dhe të mesme. Përveç kësaj, vendi do të marrë hapa për të përmirësuar më tej konkurrencën e produkteve "Made in China" në zinxhirin global të furnizimit, tha Liu.

Sipas deklaratës së fundit të drejtuesve të G20-s për COVID-19, vendet anëtare janë të angazhuara të "bëjnë gjithçka që duhet për të kapërcyer pandeminë", dhe një nga përparësitë është që të minimizohen ndërprerjet në tregti dhe zinxhirët global të furnizimit.

Ministria e Tregtisë do të zbatojë konsensusin e arritur midis udhëheqësve të G20-s, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomiko-tregtar, do të japë kontribut pozitive për kontrollin e virusit dhe rritjen e tregtisë e të investimeve globale, tha Yang Zhengwei, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Departamentit Çështjet Ekonomike Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Tregtisë.

Kina është zotuar për më shumë përpjekje për të stabilizuar zinxhirin e furnizimit, në një kohë kur shqetësimet globale për shpërthimin e COVID-19 janë në rritje. Kjo është në kontrast të mprehtë me propozimin e paraqitur nga disa zyrtarë amerikanë në qarqet politike për ndërprerjen e bashkëpunimit normal të furnizimit.

Zhang Yansheng, një studiues në Qendrën e Kinës për Shkëmbime Ekonomike Ndërkombëtare me seli në Pekin, tha se ndërsa shpërthimi i koronavirusit të ri mund të jetë jetëshkurtër, bashkëpunimi i zinxhirit të furnizimit është një proces afatgjatë.

Bashkëpunimi i zinxhirit të furnizimit do të evoluojë dhe do të bëhet më fleksibël për shkak të teknologjive të përparuara si inteligjenca artificiale dhe rrjeti 5G, tha Zhang.