Krahas recesionit ekonomik dhe mosmarrëveshjeve tregtare, dy gjëra që nuk duken të lidhura me ekonominë përbëjnë kërcënim potencial për sistemin financiar e monetar. Këto dy gjëra janë: digjitalizimi dhe ndryshimi i klimës.

Në forumin e Davosit të zhvilluar në fund të janarit tërhoqi vëmendjen e publikut nënforumi "Formimi i sistemit të ardhshëm financiar e monetar", ku pjesëmarrësit diskutuan mbi ndikimet e digjitalizimit dhe ndryshimit të klimës në sistemin financiar.

Digjitalizimi ka prekur thelbin e financave

"Nëse i përshkruajmë sfidat nga teknologjitë dhe digjitalizimi ndaj sektorit të shërbimeve financiare si një hark, më përpara sfidat ishin në fazën e parë, p.sh. institucionet financiare vunë në përdorim ndërfaqe të reja klientësh, por tani, këto sfida kanë ardhur në majën e harkut. Me rritjen e zinxhirit të bllokut, pasurive digjitale dhe monedhave stabilizuese, tani digjitalizimi ka ndikuar në thelbin e sistemit financiar, pra në emetimin, qarkullimin dhe përdorimin e monedhave," thotë kryeekzekutivi i kompanisë "Circle Internet Financial" Jeremy Allaire.

Monedha stabilizuese që ka përmendur ai, në fakt është "Libra" nga kompania "Facebook". Ajo ka shokuar tërë botën dhe ka prekur thelbin e sistemit financiar. Tani banka qendrore kineze po e studion monedhën digjitale, sepse të gjithë i kanë kuptuar sfidat në gjendjen e tanishme.

Projekti "Libra" ka nxitur bankat qendrore të vendeve të botës të bëjnë studime mbi monedhën digjitale. Në epokën e ekonomisë digjitale, qarqet e ndryshme mendojnë që bankat qendrore duhet të bëjnë përmirësim dhe rregullim në format e monedhave, pasi vetëm kështu mund të bëjnë që monedhat e ligjshme të vijojnë të luajnë rol pozitiv në politikat publike, si privatësia, anonimiteti, financimi antiterrorist, lufta kundër pastrimit të parave dhe politikat monetare.

Por sfida për bankat qendrore është dizenjimi dhe emetimi i monedhave digjitale. Krahas kësaj, vlen të diskutohen problemet, si përshtatja e institucioneve financiare me ndikimet potenciale dhe shmangia e krijimit të të ashtuquajturave "banka të ngushta", të shkaktuara nga monedha digjitale.

Në këtë forum, kryetari ekzekutiv i kompanisë amerikane "Citigroup", Mike Corbat u shpreh: "Institucionet e shërbimeve financiare prej kohësh janë me natyrë të mbyllur. Kjo do të thotë që punët teknologjike janë bërë nga vetë ato, por tani, po zbatohen 'masa tripalëshe'. Krahas institucioneve financiare, edhe institucionet e tjera mund të marrin pjesë. P. sh., me ata që njihen si 'ndryshues të lojës' ne bëjmë bashkëpunim dhe u ofrojmë atyre klientë në qindra vende të botës. Kjo gjë nuk realizohet me përpjekjet e vetëm një pale. Përveç kësaj, ne blejmë disa kompani ose shërbime, si për shembull në sektorin e sigurisë së internetit".

Goditjet mbi financën nga ndryshimi i klimës

Tani, gjithnjë e më shumë institucione financiare u kushtojnë rëndësi sfidave potenciale nga ndryshimi i klimës ndaj sistemit financiar.

Para forumit të Davosit, kryeekzekutivi i kompanisë "Black Rock", Larry Fink, u shpreh që kriza klimatike do të riformësojë tregun financiar në mënyrë thelbësore dhe rishpërndarja e pasurisë do të fillojë më shpejt sesa parashikohet.

"Në 40 vjetët që kam punuar në sektorin e financave, kam parë shumë sfida dhe kriza, si inflacioni i madh në vitet '70, kriza monetare aziatike në vitin 1997, 'shkuma' financiare në internet dhe kriza financiare globale. Megjithëse këto kanë vazhduar për shumë vjet, në një kuptim të gjerë, ato janë afatshkurtra. Ndryshimi i klimës është një gjë tjetër," thotë Larry Fink.

Kryetari ekzekutiv i grupit "Zurich Insurance", Mario Greco, u shpreh që të dhënat e Komisionit Europian tregojnë që Bashkimi Europian shpenzon afro 180 miliardë euro për të zbatuar angazhimet e tij mbi bazën e Marrëveshjes së Parisit.

Profesorja e ekonomisë e Institutit Ekonomik të Londrës, Jin Keyu, u shpreh që "përballimi i ndryshimit të klimës është njësoj si përballimi i sfidave të sistemit monetar dhe kërkon bashkëpunim global, por tani bashkëpunimi në këtë drejtim nuk është i mjaftueshëm". Ajo këshillon që, për të përballuar sfidën e ndryshimit të klimës, nevojitet pjesëmarrja aktive e liderëve politikë vizionarë dhe e sektorit privat. Nëse ka investime afatgjata, do të ulet gradualisht kostoja e teknologjive të gjelbra. Kina ka fuqi jashtëzakonisht të madhe udhëheqëse dhe sektori privat po luan një rol aktiv.

Në fakt, bankat qendrore kanë paralajmëruar që ndryshimi i klimës dhe procesi i parregullt i kalimit në një model me lëshim të ulët karboni ndoshta do të shkaktojnë rënien e madhe të vlerës së pasurive dhe do të shkatërrojnë sistemin financiar. Sipas parashikimeve, vetëm në sektorin e lëndëve fosile mund të shkaktohet një humbje prej 1-4 trilionë dollarësh amerikanë. Nëse përfshihen më shumë sektorë, kjo humbje mund të arrijë në 20 trilionë dollarë. (Jiang Lei)