Modeli i qeverisjes mund të zbatohet në pjesë të tjera të botës, thonë ekspertët.

Kur Marko Djuric, nënkryetari i Partisë Progresive të Serbisë, vizitoi kryeqendrën Nanchang në Kinë muajin e kaluar, ai u prek nga historia e një fermeri vendor që shpëtoi nga varfëria duke u marrë me prodhimin e portokajve falë ndihmës së qeverisë lokale.

Historia e suksesit të 62-vjeçarit Deng Daqing, një fermer në fshatin Longhu, tregon se qeverisja e Partisë Komuniste të Kinës për uljen e varfërisë është "përgjegjëse dhe efikase", tha Gjuric në një intervistë për China Daily.

Deri në vitin 2013, familja e Deng-ut ishte një nga më të varfërat në fshatin me reliev të thyer malor. Me ndihmën e autoriteteve vendore, Deng mori një kredi bankare dhe mbolli më shumë se 800 rrënjë portokalli. Tre vjet më vonë, ai siguroi 30 mijë juanë (4,286 dollarë) nga shitjet e frutave, një shumë që tejkalon pragun e varfërisë kombëtare prej 2300 juanësh në vit.

Duke përdorur një platformë të tregtisë elektronike, të ardhurat e Deng-ut u rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe biznesi i tij u zgjerua në mbarë vendin. Vitin e kaluar, Deng fitoi mbi 280 mijë juanë.

Si anëtar i PKK-së, Deng tha që nuk ishte i gatshëm të korrë përfitimet i vetëm, prandaj ai doli vullnetar të ndihmonte fshatarët e tij të rritnin portokaj. Në vitin 2016, ai punoi me degën e Partisë në fshat për të nisur një kooperativë bujqësore, e cila siguron një menaxhim të unifikuar, trajnim, parandalim të dëmtuesve etj., për familjet e varfëra.

Deng tha se të ardhurat për frymë të fshatit të tij arritën në 13 mijë juanë në vitin 2017 dhe të gjitha 54 familjet e varfëra dolën nga varfëria duke rritur dhe shitur portokaj.

Historia e Deng-ut përcjell një mesazh "prekës";nuk është kurrë vonë për ata që jetojnë në varfëri të shndërrohen në më të pasur me punë të palodhur dhe këmbëngulje, tha Djuric. Po ashtu, tregon se si autoritetet vendore luajnë një rol të rëndësishëm në mbështjetjen e fshatit që të dalë nga varfëria.

Deng-u dhe fshatarët e tjerë janë vetëm disa nga përfituesit e përpjekjeve për zbutjen e varfërisë së vendit vitet e fundit. Nga viti 2013 deri në 2018-n, popullsia e varfër e vendit është ulur me një mesatare prej më shumë se 12 milionë në vit, nga 98.99 milionë në fund të 2012 në 16.6 milion në fund të vitit të kaluar.

Në pleniumin e katërt të Komiteti Qendror të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës, PKK-ja rikonfirmoi misionin e zhdukjes së varfërisë absolute në zonat rurale deri në fund të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, do të krijojë një mekanizëm afatgjatë për t'u marrë me varfërinë relative për të përmbushur kërkesat gjithnjë e në rritje të njerëzve për një jetë më të mirë.

Duhet të bëhen përpjekje të vendosura për të fituar betejën e rëndësishme të uljes së varfërisë, ndërtimi mbi rezultatet e arritura në lehtësimin e varfërisë ekstreme dhe krijimin e një mekanizmi për të adresuar varfërinë relative, sipas një dokumenti të miratuar nga takimi kyç i Partisë.

Dokumenti shihet si një udhëzues për PKK-në për drejtimin e kombit drejt përmirësimit të sistemit socialist me karakteristika kineze dhe të çojë përpara modernizimin e sistemit të vendit dhe aftësinë për qeverisje, gjithashtu është një hartë rrugore për ta kthyer forcën institucionale në akoma më shumë qeverisje efektive.

Djuric tha se kur lexoi librin e presidentit Xi Jinping "Qeverisja e Kinës" këtë vit, u impresionua nga arritjet e sistemit socialist me karakteristika kineze, veçanërisht në zhdukjen e varfërisë, me mbi 700 milionë banorë të nxjerrë nga varfëria ekstreme në katër dekadat e fundit.

Ai ia atribuoi arritjet e jashtëzakonshme të vendit në uljen e varfërisë sistemit efektiv dhe masave të synuara, si dhe qeverisjes efikase të PKK-së.

"Sistemi qeverisës i Kinës ka dëshmuar se është shumë efikas në promovimin e përparimit dhe zhvillimit të vendit. Nuk ka dyshim se Mendimi i presidentit Xi Jinping mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një epokë të re ka dhënë rezultate konkrete në Jiangxi," tha Djuric.

Ai shtoi se modeli kinez mund të zbatohet edhe në pjesë të tjera të botës. "Nevojitet punë e palodhur, përkushtim, qeverisje e mirë dhe e përgjegjshme."

Presidenti Xi, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, e vendosi uljen e varfërisë në krye të listës së detyrave madhore ndërsa Partia u zotua të ndërtojë një shoqëri përgjithësisht të begatë në vitin 2020. Kjo do të thotë që deri në fund të vitit 2020, popullsia e të varfërve në zonat rurale duhet të ketë të garantuar ushqim, veshmbathje dhe strehim të sigurt, arsimin e detyrueshëm dhe kujdesin shëndetësor bazë.

Gjatë punës për lehtësimin e varfërisë, autoritetet qendrore koordinojnë të gjithë programin dhe provincat marrin përgjegjësi të madhe, ndërsa qytetet dhe qarqet sigurojnë zbatimin e politikave.

Masat në ndihmë të banorëve në zonat rurale për të zhdukur varfërinë po vijojnë. Ato përfshijnë zhvillimin e industrisë, përmirësimin e arsimit dhe shërbimeve mjekësore, ndërtimin e infrastrukturës dhe lehtësirave të përshtatshme, duke ndihmuar punëtorët migrantë të gjejnë punë dhe zhvendosjen e njerëzve që jetojnë në kushte të dobëta dhe mjedise të vështira në zona më të begata.

Liu Yongfu, drejtori i Zyrës së Grupit Drejtues të Këshillit të Shteti për Zbutjen e Varfërisë dhe Zhvillimin, tha në një konferencë shtypi në shtator se 95 për qind e popullsisë së varfër do të dalë nga varfëria në fund të këtij viti. Përmes përpjekjeve të vazhdueshme në vitin 2020, shtoi ai, do të arrihet objektivi historik i çrrënjosjes së varfërisë absolute në të gjithë Kinën dhe ndërtimi i një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet.

Suksesi në zbutjen e shënjestruar të varfërisë në Jiangxi pasqyron një mrekulli që Kina ka krijuar në arritjen e uljes së varfërisë në shkallë të gjerë ndërsa arrin një rritje të shpejtë ekonomike, tha Liu Chi, sekretari i Komitetit Provincial Jiangxi të PKK-së. Kjo gjë tregon plotësisht avantazhin politik të udhëheqjes së PKK-së si dhe forcën e sistemit të socializmit me karakteristikat kineze, shtoi Liu.

Sesioni i katërt plenar përcaktoi gjithashtu një hartë për shndërrimin e forcës institucionale në një qeverisje edhe më efektive, duke përfshirë fushat kryesore si udhëheqjen e Partisë, sundimin e ligjit, ekonominë dhe mjedisin.

Ky sesion ka një rëndësi të madhe, tha Khamphanh Phommathath, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Revolucionare Popullore të Laosit, duke shtuar se PKK-ja ka punuar vazhdimisht për të përmirësuar kapacitetin dhe sistemin e saj qeverisës.

Amirah Kaca Sumarto, nënkryetari i Partisë Golkar të Indonezisë, tha se Kina ka arritur të formojë sistemin e vet që i përshtatet historisë, kulturës dhe njerëzve të saj, dhe kjo ka dëshmuar se është efektive. "Kina është një lloj modeli tjetër në krahasim me vendet perëndimore."