Hong Kong (Foto: VCG)

Hong Kong (Foto: VCG)

Hong-Kongu, njihet ndërkombëtarisht si një ndër tre qendrat kryesore financiare të botës, bashkë me Nju-Jorkun dhe Londrën.

Cila është historia e këtij qyteti të famshëm që njihet si “Perla e Lindjes”?

Hong Kong është një nga dy rajonet e posaçme administrative (SAR) të Republikës Popullore të Kinës, bashkë me Makaon. I ndodhur në bregdetin jugor të Kinës dhe i rrethuar nga delta e Pearl River dhe nga Deti i Kinës Jugore, Hong Kongu është i njohur për pallatet e tij të larta dhe për gjirin e thellë natyror. Me një sipërfaqe toke prej 1104 km2 dhe me një popullsi prej shtatë milionë banorësh, Hong Kongu është një nga zonat më të populluara në botë. 95% e popullsisë së Hong Kongut janë kinezë etnikë dhe vetëm 5% janë nga grupe të tjera.

Në kohën e lashtë, Hong-Kongu (që ka kuptimin “porti erëmirë”) quhej Hong-Kiang (“lumi erëmirë). Thuhet që në dinastinë Ming, Hong-Kongu ishte porti nga ku transportohej lënda e drurit dhe erashkat, të prodhuara në qytetin Dongguan të Kinës Jugore.

Pas Luftës së Opiumit më 1840, Britania e Madhe sundoi portin e Hong-Kongut, në kërkim të zgjerimit global. Me sasi të madhe kapitalesh, pajisjesh, talentesh profesioniste dhe krahësh pune, Hong-Kongu nisi të zhvillohej shpejt.

Pas viteve të luftërave, Hong-Kongu ishte pothuajse porti i vetëm i Kinës që lidhej me botën e jashtme dhe gjatë 30 vjetëve pas Luftës së 2-të Botërore, afro një milion njerëz shkuan drejt Hong-Kongut.

Më 1978 Kina filloi Reformën e Hapjen, duke i ofruar Hong-Kongut një rast të mirë zhvillimi. Në vitin 1984 u nënshkrua “Deklarata e përbashkët” midis Pekinit dhe Londrës që teorikisht është ende në fuqi dhe që parashikon të mos modifikohet statusi politik i Hong Kongut për 50 vjet nga 1997, domethënë deri në vitin 2047.

Pas 155 vjetësh nën sundimin britanik më 1 korrik 1997, Hong-Kongu u kthye në atdhe.

Me mbështetjen e fuqishme nga pjesa kontinentale e Kinës, Hong-Kongu është shndërruar nga një port tregtar në një metropol ndërkombëtar financiar.

Hong-Kongu është një rajon i posaçëm administrativ nën juridiksionin e qeverisë qendrore kineze, sipas parimit “Një vend, dy sisteme”. Nga rikthimi në atdhe, me mbështetjen e fortë të qeverisë qendrore, Hong-Kongu ka ruajtur statusin si një port i lirë ndërkombëtar dhe një territor i veçantë doganor, duke i sjellë botës mundësi për bashkëpunim fitimprurës.

Studjuesi Gjon Boriçi në intervistë për CMG

Studjuesi Gjon Boriçi në intervistë për CMG

Studjuesi Gjon Boriçi nga Instituti i Historisë trajton këtë temë në intervistën për Grupin Mediatik të Kinës

CMG: Hong Kongu, rajon i Kinës që në lashtësi, pas sundimit britanik më 1 korrik 1997 iu rikthye atdheut, Kinës. Në 25 vjetorin e kësaj date cilat janë stacionet kryesore të kësaj historie?

Gjon Boriçi: Është kënaqësi të diskutojmë për një temë shumë interesante që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.

CMG: Sepse Hong Kongu është pare gjithmonë si një nga 4 tigrat e Azisë, zhvillimi marrmandës, por në historinë e tij ka shumë të dhëna interesante.

Gjon Boriçi: Patjetër. Nuk ka qenë një histori në favor të Kinës çeshtja e Hong-Kongut. Dominimi britanik ka qenë i gjatë prej 156 vitesh. Ka qenë një urë lidhëse në rrugën tregtare të Azisë, të Lindjes së Largët. Hong Kongu është një port strategjik, një vend jashtëzakonisht me resurse ekonomike, që u sundua nga britanikët, si mjeshtrat e pare të lundrimit, të eksplorimit, së bashku me spanjollët dhe portugezët, sepse këto kanë qenë shtetet që në atë kohë kanë patur më shumë iniciativa për të zbuluar territore të reja, për të ushtruar ndikimin e tyre në to.

CMG: Dhe për të sunduar territoret e reja…

Gjon Boriçi: Patjetër. Kjo ka qenë pjesë e strategjisë së shteteve të Europës së asaj kohe. Vendosja e dominimit britanik në Hong Kong, ashtu siç u vendos dhe në Indi janë kulmet e suksesit të Perandorisë Britanike në shekullin e 19-të. Hong Kongu ra nën sundimin britanik në gjysmën e pare të 19-të, në vitet 1841-1842, pas përplasjes ushtarake që pati Kina me Britaninë asokohe, luftë të cilën Kina e humbi.

Gjithashtu pas sanksionit që vendosi Britania e Madhe vendosi ajo u quajt Lufta e Opiumit, sepse Kina u bë shkak i pengesës së tregtisë së opiumit, për të cilin Britania e Madhe kishte një interes shumë të veçantë. Fitorja e Britanisë së Madhe në luftën kundër Kinës solli këtë sanksion mjaft të rëndë për Kinën asokohe, që u detyrua të lëshonte një nga vendet e saj më strategjike. Këtu fillon vendosja e dominimit të Britanisë së Madhe në këtë territory.


Hong Kong (Foto: VCG)

Hong Kong (Foto: VCG)

CMG: Bëhet fjalë për Kinën Perandorake

Gjon Boriçi: Sigurisht. Jemi në shekullin e 19-të.

CMG: Meqë bëhet fjalë për vitin 1840 ka qenë Dinastia Ming

Gjon Boriçi: Po, dinastia Ming. Kina asokohe nuk kishte vitalitetin që njohim sot. Me sa e kam studjuar unë historinë e Kinës, vetë historianët kinezë, studjuesit e politikës kineze e kanë quajtur atë periudhë, gjysmëne e pare të shekullit të 19-të deri në vitin 1949, kur u themelua Republika Popullore e Kinës, si një shekull e gjysmë humbje masive të Kinës dhe imazhit të saj. E dime të gjithë që Kina pati probleme të jashtëzakonëshme pushtimi, pasi shumë territore të saj ishin nën një “sovranitet” të vendeve të tjera të Europës. Pati gjithashtu eksperiencën tepër negative të pushtimit japonez, i cili solli jashtëzakonisht probleme dhe masakra të mëdha për Kinën, por Kina me një durim të jashtëzakonshëm arriti t’i kapërcejë të gjitha këto dhe sot është këtu ku është.

Nuk u vendos menjëherë se si do të ishte marrëdhënia e Britanisë së Madhe me Kinën, pasi mori Hong Kongun, pasi kjo u vendos në vitin 1898, kur u sanskionua me një marrëveshje dypalëshe midis dy qeverive, që anglezët do ta kishin Hong Kongun në zotërimin e tyre “me qira” për 99 vjet. Kjo është marrë si data e dhënies së Hong Kongut nga ana e Kinës për një periudhë 99 vjeçare dhe u arrit rikthimi i Hong Kongut me këtë marrëveshje si dhe një marrëveshje të bërë në vitin 1984. Ishte koha e Deng Xiaping, ishte koha e hapjes së madhe të Kinës si dhe e Margaret Thatcher, një gruaje kryeministre, që e kuptonte rëndësinë e Kinës së asaj kohe, aq më tepër kur Kina dhe Perëndimi kishin në atë kohë një afrimitet shumë më të madh sepse të dyja palët kishin identifikuar si kundërshtar të përbashkët Bashkimin Sovjetik, I cili kishte krijuar jo pak probleme në atë kohë me pushimin e Afganistanit.

Është interesante të kujtojmë se në 1974 Kina hodhi idenë e “tri botëve”, madje ishte vetë Deng Xiaoping që e deklaroi atë në OKB. Në vitet 80-të kemi një afrimitet më të madh të Kinës me strukturat perëndimore dhe filloi një tregti më e madhe dhe arriti të jetë një shtet ashtu siç e meriton. Është shteti më i madh i botës me një gjeopolitikë të jashtëzakonëshme. Në vitet 90-të u lidh kjo marrëveshje, që Britania e Madhe do t’i qëndronte besnike asaj çfarë ishte nënshkruar në vitin 1898, sepse ka një ndryshim ky vit me vitet 1840, kur ndodhi një pushtim. Ndërsa në 1898 u sanksionua “dhënia me qira”. Më 1 korrik 1997 mbaroi kjo marrëveshje dhe Hong Kongu u rikthye në atdhe.

Hong Kongu është një ndër 4 tigrat e Azisë dhe zhvillimi i tij ekonomik ka qenë i jashtëzakonshëm. Nga hulumtimet që kam kryer mësova se kur u themelua Republika Popullore e Kinës më 1 tetor 1949 është shumë interesant fakti që kryetari Mao Zedong në atë kohë nuk kërkoi që Hong Kongu t’i rikthehej menjëherë R. P të Kinës. Me të drejtë mund të pyesni pse. Sepse tek Hong Kongu Kina asokohe, gjë që vërtetohet edhe sot, pa një urë të jashtëzakonëshme edhe për zhvillimin e vet ekonomik. Duhet të kuptojmë diçka shumë specifike. Asokohe Kina nuk e kishte mundësinë ekonomike që ka sot, ndërsa Britania e Madhe ishte një ndër fuqitë më të mëdha të botës dhe kishte dale fitimtare nga Lufta e Dytë Botërore. Gjithashtu kishte filluar një proces të jashtëzakonshëm zhvillimi të saj ekonomik.

Këtu shikohet largpamësia e lidershipit kinez për të kuptuar që Hong Kongu më mire të zhvillohej sipas një modeli që më vonë do të ndihmonte edhe Kinën për të bërë tregti, se sa të merrej menjëherë, duke iniciuar një konflikt krejtësisht të panevojshëm me Britaninë e Madhe. Nuk është rastësi që pastaj me këtë politikë të zgjuar Britania e Madhe ishte vendi i pare nga vendet perëndimore që në vitin 1952 filloi marrëdhëniet politiko-diplomatike me R.P të Kinës.

Është shumë i rëndësishëm të kuptohet momenti për të bërë një hap të gabuar, apo të matur. Në rastin konkret politika e Kinës asokohe bëri një hap shumë të matur, shumë të mire, që i dha rezultatet sot, të cilat janë të dukshme.

Padyshim që Hong Kongu është një nyje strategjike, që lidh shumë pjesë tregtare të Azisë.


Hong Kong (Foto: VCG)

Hong Kong (Foto: VCG)

CMG: Madje dhe gjatë Rrugës së Mëndafshit Hong Kongu ka qenë një port i rëndësishëm global.

Gjon Boriçi: Po. Po ta shikojmë në hartë është një port që lidh rrugët tregtare të Azi-Paqësorit dhe siç thoshte dikur një gjeostrateg britanik, Halford Mackinder “Azia është një pjesë shumë e rëndësishme ekonomike e botës dhe kush i ka punët mire me Euro-Azinë, pa diskutim që do të kontrollojë tërë botën”. Sepse janë dy kontinente që nuk kanë shkëputje as nga oqeanet dhe as nga ndonjë pengesë tjetër. Sa here që Euro-Azia ka bashkëpunuar në mënyrë të logjikshme ka patur paqe, zhvillim ekonomik, por historia njeh mjaft raste kur edhe konfliktet për fat të keq kanë ndikuar në zbehjen dhe prishjen e kësaj aleance ekonomike mes pjesës më të rëndësishme të botës.

Hong Kongu është pjesë e kësaj rëndësie dhe sigurisht që investimi britanik në këtë pjesë të Kinës, u pa me sy të mire nga Kina dhe siç e thashë në 1952 u lidhën marrëdhëniet dypalëshe për të vijuar dalëngadalë më pas me një shkëputje krejt normale, pa asnjë lloj incidenti, pa asnjë lloj tragjedie, duke u larguar dominimi britanik dhe Hong Kongu iu bashkua në mënyrë logjike aty ku i takonte, me atdheun e vet. Palët vepruan me largpamësi.

Përshembull në vitin 1941, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, japonezët e kuptuan rëndësinë e Hong Kongut dhe e pushtuan atë, por nuk e mbajtën dot. Sepse u vendos një pushtim me dhunë. Anglezët në vitin 1841-1842 me Luftën e pare të Opiumit e pushtuan atë, por kuptuan që ky territor nuk mund të mbahet me force , prandaj 40 vjet më pas në 1898 nënshkruan marrëveshjen, duke patur largpamësinë ta konsideronin Kinën aset tepër të rëndësishëm të politikës së tyre dhe të tregtisë. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm dhe politika kineze, kur u themelua Republika Popullore e kuptoi këtë fakt dhe Hong Kongu u rikthye në atdhe pa luftë, pa gjakderdhje.

Janë shumë të pakta rastet që kur një territor i është kthyer territorit amë të mos ketë patur një konflikt. Ne e dime shumë mire çfarë ka ndodhur në Ballkan, rasti i Jugosllavisë me konfliktin në Maqedoni. Por për të bërë një krahasim kemi rastin e shkëputjes normale të Çekisë me Sllovakinë, nga Çekosllovakia. Po ashtu ndodhi dhe bashkimi i dy Gjermanive.

Hong Kongu është pjesë e këtyre politikave largpamëse për të ndërtuar një marrëdhënie të logjikshme, për të shmangur tragjeditë.

CMG: Është një histori suksesi zhvillimi ekonomik dhe financiar i Hong Kongut, por nëse shohim sistemin politik të tij ai është tepër i veçantë. Sistemit politik i Hong Kongut bazohet në parimin “Një vend, dy sisteme”, bazuar në Kushtetutën e njohur si “Ligji Themelor”. Kemi të bëjmë me qeverisjen qendrore që është Republika Popullore e Kinës, me politikën e saj të centralizuar dhe ndërkohë Hong Kongu është një Rajon i Posaçëm Administrativ. Si funksionon ky sistem dhe sa ndikon në zhvillimin e rajonit të posaçëm administrativ ?

Gjon Boriçi: Është e vërtetë. Hong Kongu ka një sistem “të ndryshëm”, nga qeverisja e Kinës kontinentale, por duhet të kuptojmë që lidershipet respektive e kanë kuptuar fare mire këtë process, Popullsia kineze e Hong Kongut ka jetuar jashtë atdheut për 156 vjet që nuk janë pak. 25 vjet nuk mund të përmbysin 156 vjet, sepse ka qenë një tjetër sistem jetese, një tjetër sistem ekonomik dhe politik. Është shumë e vështirë që brenda 25 vjetëve të gjitha këto të mund të shkriheshin në një. Është e pamundur, prandaj kërkohet largpamësi dhe vetëpërmbajtje për të kuptuar që gjërat nuk ndryshojnë menjëherë, por ngadalë.

Në rastin konkret qeveritarët si në Kinën kontinentale dhe në Hong Kong e kuptuan fare mire se duhet të kishin një ekuilibër, një marrëveshje sa i përket administrimit të rajonit. Hong Kongu kishte jetuar me një model tjetër, rinia , brezat e ndryshëm në Hong Kong nuk janë jetuar me sistemin e Kinës, por me sistemin britanik. Tejkalimi i këtij sistemi për t’iu përshtatur një sistemi tjetër është një proces jo i lehtë. Në rastin konkret duhet të kuptojmë që një shtet si Republika Popullore e Kinës, ekonomia e dytë më e madhe në botë, një socializëm me karakteristike kineze. Ky ishte avantazhi i hapjes së Kinës në vitin 1978. Kjo do të thotë që Hong Kongu është një nga ekonomitë më të suksesshme dhe qyteti i tretë në botë për nga aktiviteti tregtar, pas Njo Jorkut dhe Londrës.

Ky është një aset që nuk mund ta shkatërrosh, prandaj qeveria e Pekinit është treguar largpamëse për të përfituar më shumë nga ky aset, për të forcuar ekonominë dhe për të ndikuar akoma më shumë në zhvillimin e rrugëve tregtare dhe shkëmbimeve tregtare, të cilat Hong Kongu i kishte të shtruara.


Hong Kong (Foto: VCG)

Hong Kong (Foto: VCG)

CMG: Një shembull që flet për këtë është zona e Shenzhenit, që nuk ka asnjë ndryshim nga zhvillimi ekonomik dhe financiar i Hong Kongut.

Gjon Boriçi: E drejtë. Hong Kongu është një histori suksesi dhe këto histori duhet të përvetësohen dhe jo të shkatërrohen. Këtë e bëri me shumë mençuri qeveria e Republikës Popullore të Kinës kur lejoi këtë vetadministrim, brenda flamurit kombëtar, duke nxjerrë ajo vetë mësime dhe përfitimet përkatëse.

Hong Kongu është një nga perlat e Azisë dhe të botës, një nga qytetet më të pasura tregtare në botë. Duke qenë një qytet i tillë me shumë mundësi dhe me lidhje të jashtëzakonshme të njësuara në sistemin tregtar britanik dhe të Perëndimit është një aset i çmuar i R.P të Kinës .

CMG: Është një marrëdhënie shumë e ndërthurur jo vetëm në sistemin politik, por dhe ekonomik që ka reflektuar këtë sukses dhe kjo nuk ka kaluar lehtë sepse në këto 25 vjet ka patur dhe kundërshtarë politikë të këtij sistemi, si dhe protesta. Ajo çka është e rëndësishme është që Hong Kongu zhvillohet dhe kjo eksperiencë 25 vjeçare e HKSAR të rikthyer në atdhe ka ndikuar në aktualitetin, por dhe në të ardhmen e afërt të tij. Përshembull për Hong Kongun pandemia Covid 19 ka lënë gjurmë jo të pakta, por është e rëndësishme që edhe në këtë rast qeverisja qendrore me ndërveprimin që ka nisur 25 vjet më pare me HKSAR nuk e la situatën të precipitonte.

A kemi të bëjmë me një rast unik në historinë botërore të ndërveprimit politik të dy sistemeve të ndryshme të një shteti dhe të administrimit të përbashkët?

Gjon Boriçi: Zakonisht popujt dhe qeveritë që i udhëheqin e mësojnë artin e bashkëveprimit dhe të kompromisit me një çmim të lartë. Fatmirësisht në rastin konkret kjo gjë nuk ndodhi. Është arritur një kompromis historik i jashtëzakonshëm midis qeverisjes qendrore dhe asaj lokale që Hong Kongu të vazhdonte të kishte legjitimitetin e vet, nën drejtimin e qeverisjes qëndrore, por me vetadministrim. Lideri i fundit i HKSAR u zgjodh me një shumicë të jashtëzakonshme votash dhe kjo tregon që të dyja palët janë marrë vesh. Nuk është e lehtë, por liderët largpamës duhet të kapërcejnë vështirësitë që paraqesin forcat radikale brenda strukturave të tyre për të mos i çuar gjërat në katastrofë. Në rastin konkret u arrit marrëveshja mes palëve dhe Hong Kongu nga të dhënat e fundit ka një rritje të konsiderueshme ekonomike, pasi doli nga lockdown. Kjo u shoqërua dhe me një rritje ekonomike në zonën e Shangait, që pati të njejtin problem. Gjërat janë të ndërlidhura dhe si qeveria qendrore e Pekinit ashtu dhe autoritetet lokale të HKSAR ndërveprojnë me njera-tjetrën.

CMG: Është rasti të themi se kjo histori 25 vjeçare e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, është një shembull i mire për historinë njerëzore?

Gjon Boriçi: Mendoj se po. Hong Kongu mbetet një histori e suksesshme kompromisi dhe një histori suksesi në tërësi. Kur ke arritur një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik siç e kishte Hong Kongu, por dhe siç e arriti R.P e Kinës në këto 44 vitet e fundit vërteton shprehjen se zhvillimi ekonomik i paraprin zhvillimit politik.

Hong-Kongu, Perla e Lindjes, një nga tre qendrat kryesore financiare të botës, bashkë me Nju-Jorkun dhe Londrën. Si ka arritur Hong-Kongu të zerë këtë vend nderi në aspektin ekonomik ?


Lee (Foto: VCG)

Lee (Foto: VCG)

CMG: Si ka qenë eksperienca 25 vjeçare e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut të rikthyer në atdhe dhe sa do të ndikojë ajo në të ardhmen e tij?

Gjon Boriçi: Ligji i sigurisë kombëtare për Hong Kongun i miratuar nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar (NPC) dhe i zbatuar në Hong Kong më 30 qershor 2020, i dha fund menjëherë dhunës dhe rivendosi rendin, paqen dhe sigurinë.

Masat e mëvonshme të marra nga Kongresi për të forcuar kërkesat për betimin për kandidatët në zgjedhje e për nëpunësit publikë dhe për të reformuar sistemin zgjedhor të Hong Kongut, u kombinuan për të siguruar që vetëm patriotët e vërtetë të mund të merrnin pjesë në qeverisjen e Hong Kongut.

Cikli i parë i zgjedhjeve sipas sistemit të përmirësuar zgjedhor u përfundua me sukses në maj, duke kulmuar me zgjedhjen e John Lee Ka-chiu si shefi ekzekutiv i Hong Kongut për mandatin e gjashtë. Në një shfaqje të rrallë uniteti, Lee u zgjodh me një rekord votash, 1416.

Për të forcuar koordinimin ndërmjet byrove dhe për të racionalizuar shpërndarjen e përgjegjësive mes tyre, Lee ka paraqitur një plan ambicioz ristrukturimi të qeverisë. Rezolutat legjislative dhe financimi i nevojshëm për zbatimin e këtij riorganizimi të vonuar prej kohësh janë miratuar nga Këshilli Legjislativ.

Më 19 qershor, Këshilli i Shtetit në Kinë emëroi 26 zyrtarë kryesorë të qeverisë së mandatit të gjashtë të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut bazuar në rekomandimin e Lee. Ekipi i ri përfshin njerëz, aftësia e të cilëve është testuar plotësisht nga ngjarjet e trazuara të viteve të fundit.

Me mbështetje të fortë nga autoritetet qendrore dhe një legjislaturë më kolegjiale, rruga është e qartë për Lee për të zgjidhur shumë çështje të pazgjidhura prej kohësh të Hong Kongut, duke përfshirë strehimin, zbutjen e varfërisë dhe çështjet e lëvizshmërisë në rritje për të rinjtë. Hong Kongu është gati të mirëpresë një epokë të re triumfuese nën “një vend, dy sisteme”.


Intervistoi Eda Merepeza