Përmasat gjigante të tregut, mjedisi i biznesit në përmirësim të pandërprerë dhe aftësitë e forta të krijimit të risive dhe të përballimit të rreziqeve e bëjnë Kinën një destinacion nga i cili kapitali global e ka të vështirë të ndahet.

Foto:VCG

Foto:VCG

Të dhënat statistikore tregojnë se në katër muajt e parë të 2022, u nënshkruan 185 projekte me investime të huaja në Kinë, ose 1.5 projekte në ditë, me një vlerë mbi 100 milionë dollarë amerikanë secili prej tyre.

Një raport i publikuar nga Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare, tregon se në tremujorin e parë të këtij viti, gati 90 % e ndërmarrjeve të huaja e kanë ruajtur ose zgjeruar biznesin në Kinë.

Jo vetëm institucionet vendase, por edhe ato ndërkombëtare pohojnë arritjet e Kinës dhe të popullit të saj, me në krye Partinë Komuniste të Kinës dhe Presidentin Xi Jinping.

Foto:VCG

Foto:VCG

Për shembull në Raportin e inovacionit Kina renditet në vendet e para në botë për krijueshmëri, inovacion, menaxhimin e njohurive, rezultatet që vijnë nga përdorimi i teknologjive të reja, për sofistikimin e biznesit dhe sofistikimin e marketingut dhe krahasohet lehtësisht me 20 vendet më të zhvilluara dhe të industrializuara të botës. Kina është ndër të paktat vende në botë që garanton realizimin e 17 objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Në Kinë tashmë numërohen rreth 150 milionë biznese, kur përpara pandemisë kishte rreth 138 milionë.

Kina ka numrin më të madh të kompanive të çertifikuara me standardet ISO, të menaxhimit të cilësisë, të Organizatës Ndërkombëtare të Standardeve, duke bërë një zhvillim të pakrahasueshëm në lidhje me cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, dhe në cilësinë, sigurinë dhe garancinë ushqimore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përmirësimi i dukshëm i kushteve të bërjes së biznesit, jo vetëm që nuk i largoi bizneset e huaja nga Kina në periudhën e pandemisë, por, përkundrazi, solli rritjen e numrit të bizneseve të huaja që janë instaluar në Kinë dhe prej andej eksportojnë anembanë botës produkte dhe shërbime e njohuri me vulën Made in China.

Tashmë Kina është një destinacion i qëndrueshëm për investimet e huaja.

Dr. Enriko Ceko