Koronavirusi ka përfshirë të gjithë botën që nga viti 2020, duke i sjellë dëme të mëdha njerëzimit. Por çdo vend ka historinë e vet të përballimit të kësaj fatkeqësie globale. Vende të ndryshme i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme pandemisë së COVID-19.

Në vijim është një vështrim i gjendjes së pandemisë në Kinë dhe ShBA.

Raste të konfirmuara dhe vdekje nga koronavirusi


Ka pasur të paktën 84 milionë raste të koronavirusit të raportuara në ShBA dhe mbi 1 milion vdekje deri në fund të majit, sipas një raporti nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Numri i rasteve të konfirmuara në ShBA është 376 herë më shumë se në Kinë, ndërsa i vdekjeve 193 herë.

Shkalla e infektimit dhe vdekshmërisë për 100 000 banorë


Një në katër amerikanë është infektuar me koronavirus, ndërsa në Kinë raporti arrin 16 infektime për 100 000 veta.

Numri i ditëve me më shumë se 10 000 raste të konfirmuara


Nga 20 janari 2020 deri më 31 maj 2022, në 780 ditë u raportuan më shumë se 10 000 raste të reja të konfirmuara ditore në ShBA. Numri i ditëve me më shumë se 10 000 raste të reja të konfirmuara në Kinë ishte vetëm një, duke përjashtuar rastet në Hong-Kong, Makao dhe Tajvan.

Valët e infeksioneve

Amerikanët janë “përmbytur” nga “valët” e njëpasnjëshme të shifrave të zymta, siç tregohet nga rritjet e rasteve të reja ditore. Sa i përket Kinës, dy shpërthimet më të spikatura ndodhën në shkurt 2020 dhe mars deri në prill 2022.

Efikasiteti i rinisjes së punës dhe prodhimit


Në shkurt 2020, pasi Kina shpalli udhëzimet për rifillimin e punës dhe prodhimit, vlera e shtuar industriale e të ashtuquajturave ndërmarrje mbi madhësinë e përcaktuar (me të ardhura vjetore mbi 20 milionë juanë) u rrit 36.6 % krahasuar me janarin e po atij viti, ndërsa në ShBA, një muaj pasi qeveria amerikane publikoi udhëzimet për rihapjen në prill 2020, vlera e prodhimit industrial pati një rritje prej 6.2 %.

Vaksinimi dhe mbajtja e maskave


Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës njoftoi se, deri më 5 maj, 1.25 miliardë veta në Kinë ishin vaksinuar plotësisht, duke përbërë 88.7 për qind të popullsisë së saj prej 1.4 miliardë banorësh. Ndërkaq, në ShBA pak më shumë se 66 për qind e popullsisë ishte plotësisht e vaksinuar.

Në Kinë gjithashtu kërkohet gjerësisht mbajtja e maskave.

Në shkurt 2020, në fazën e hershme të shpërthimit global, kapaciteti i prodhimit të maskave në Kinë u rrit nga 20 milionë në 110 milionë në ditë, ndërsa kapaciteti i prodhimit të maskave në ShBA vetëm u dyfishua.

Ndryshe nga Kina, megjithatë, çështja e mbajtjes së maskave në ShBA mbetet shumë e debatuar. Gjatë gjithë pandemisë, zyrtarët e shëndetit publik në ShBA kanë raportuar se kanë marrë kërcënime me vdekje dhe ngacmime në përgjigje të rekomandimeve të tyre për të mbajtur maska dhe për të zbatuar masa të caktuara kundër COVID-19. Në ShBA ndoshta nuk do të arrihet kurrë në një konsensus për maskat dhe ato janë bërë një tjetër burim i polarizimit politik.

Inflacioni dhe deficiti fiskal


Inflacioni i matur mbi bazën e treguesit të çmimeve të konsumit (CPI) është rritur që nga mesi i vitit 2020 në ShBA, duke u shtuar me 8.3 për qind në prill krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, raportoi Zyra e Statistikave të Punës. Duke sfiduar rritjen globale, CPI-ja e Kinës u rrit vetëm 2.1 për qind në prill.

Vjet, deficiti federal i ShBA-së arriti në afro 2.8 trilionë dollarë, ose sa 12.4 % e PBB-së, nga 15 % në vitin 2020.

Të dy vendet synojnë uljen e deficitit fiskal këtë vit.

Deficiti i Kinës për vitin 2022 parashikohet në rreth 2.8 për qind të PBB-së, afërsisht sa raporti i vitit 2019.

Sipas parashikimeve të Zyrës së Buxhetit të Kongresit, deficiti buxhetor federal në ShBA do të ulet në 3.9 për qind sivjet dhe në 3.7 për qind vitin e ardhshëm. (Artan/ Foto nga CGTN)