Politikat ekonomike dhe sociale gjate periudhës 2012-2021

Në vitin 2012, qeveria kineze shpalli dy synime, dyfishimi i PBB-së 2010 dhe i të ardhurave për frymë deri në vitin 2021, dhe ndërtimi i Kinës në një vend plotësisht të zhvilluar deri në vitin 2049. Ne vitin 2049, Republika Popullore e Kinës do të festojë njëqindvjetorin e saj[1]. Transformimi në një vend socialist modern, të begatë dhe harmonik, të fortë, dhe të avancuar në nivelin kulturor do jetë sigurisht i mundur duke pasur parasysh suksesin e politikave nga fillimi i reformës ekonomike në vitin 1978. Qeveria kineze e ka përcaktuar inovacionin si një prioritet kryesor në planifikimin e saj ekonomik përmes një sërë iniciativash të profilit të lartë si "Made in China 2025" një plan i shpallur në 2015 për të përmirësuar dhe modernizuar prodhimin e Kinës dhe ta shndërrojë vendin në një partner të madh global.

Në Kongresin e 19-të Kombëtar të CPC-së, më 18 tetor 2017, President Xi prezantoi vizionin e ri të vendit, atë të “socializmi me karakteristikat kineze për një epokë të re''. "Era e Re" e presidentit Xi Jinping synon ndërtimit e një "Kine të Re", për të realizuar ëndrrën e "Ripërtëritjes Kombëtare". Plani pesëvjeçar i vitit 2016 rikonfirmoi objektivin e dyfishimit te prodhimit të përgjithshëm bruto në periudhën 2010 – 2020, dhe shndërrimi në një "shoqëri me një nivel mirëqenie dhe begati të moderuar". Dyfishimi i prodhimit të brendshëm bruto është arritur përpara objektivit të vendosur. PBB u rrit nga 6.033.8 miliard USD në vitin 2010, në 14.866.7 USD në vitin 2017.

Reformat do te synonin harmonizimin e politikave të rritjes ekonomike me ritme tëe larta me rritjen cilësore, ndryshimet dhe industrializimin e balancuar rajonal, reduktimin e barrës fiskale, urbanizimin, reduktimin e varfërimit dhe kujdesit shëndetësor, në teknologjinë e zhvillimit, të mbrojtjes së mjedisit, hapjen e kompanive dhe investimeve të huaja, hapjen tregtare dhe investimeve ndërkombëtare, si dhe reformimin e sektorit financiar.

Ritmet e rritjes ekonomike të Kinës ranë që nga shpërthimi i krizës financiare globale të vitit 2008. Kjo rënie ndaloi në tremujorin e fundit të vitit 2016 dhe në vitin 2017 ekonomia kineze nisi të tregonte shenja të rimëkëmbjes. Përsëri, shpërthimi i pandemisë Covid -19, uli ritmet e rritjes ekonomike dhe e kaloi ekonominë globale në recesion. Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vitin 2020 ekonomia globale pësoi një tkurrje prej –3.1%. Por në ndryshim nga vendet e tjera, rritja ekonomike e Kinës u zgjerua në 2.3% në vitin 2020. Ndërsa në vitin 2021 rritja ekonomike ka arritur në 8.1% duke u kthyer në nivelet e rritjes para pandemisë përpara të gjitha ekonomive të mëdha. Me këto ritme të rritjes ekonomike jo vetëm që tejkaloi rritjen ekonomike të vendeve të avancuara, përfshi dhe vendet e eurozonës, por kjo ka bërë që vendi të jetë kontribuuesi kryesor i rritjes globale. Politikat e rimëkëmbjes u fokusuan kryesisht në rritjen e investimeve publike dhe private, të rritjes së konsumit të brendshëm si dhe të eksporteve.

Në vitin 2021 Kina ka mbajtur një pozicion udhëheqës në botë në rritjen ekonomike, kontrollin e epidemisë, në qëndrueshmërinë e zinxhirit industrial, reformën dhe hapjen ekonomike të saj, dhe rritjen e nivelit të jetesës. Në deklaratën e drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zonjës Kristalina Georgieva, nënvizohet se “Kina arriti një rimëkëmbje vërtet të jashtëzakonshme, por momenti i saj i rritjes është ngadalësuar dukshëm. Duke qenë se Kina është një motor jetik për rritjen globale, ndërmarrja e veprimeve të forta për të mbështetur rritjen me cilësi të lartë do të ndihmojë jo vetëm Kinën, por edhe botën.”

Pas disa dekadash rritjeje të qëndrueshme pjesa e industrisë në PBB ka arritur kulmin në rreth 46% në vitin 2011 dhe që atëherë ka filluar rënien e peshës së saj në totalin e vlerës ekonomike të shtuar. Kjo shënoi fillimin e ciklit të ri ekonomik, atë të fazës së dytë të zhvillimit të Kinës. Rritja ekonomia filloi të zhvendosej nga bujqësia dhe industria në shërbimet. Sektori i shërbimeve ose industria terciare është bërë tani shtytësi kryesor i rritjes në ekonominë kineze. Pesha e shërbimeve në PBB-së ka tejkaluar 50% për herë të parë në vitin 2015 që nga fillimi i "reformës dhe hapjes". Industria primare bie sërish nga 9.1% e PBB-së në vitin 2012 në 7.3% të PBB-së në vitin 2020. Pesha e industrisë sekondare bie nga 45.4% e PBB-së në vitin 2012 ne 39,4% të PBB-së në 2021. Industria terciare rritet nga 45.5% e PBB-së në vitin 2012 në 53.3% të PBB-së në vitin 2021.

Gjatë periudhës rritja ekonomike mesatare vjetore është rreth 6.7% në vit. Industria primare është rritur mesatarisht 0.3% në vit, industria sekondare 2.7% në vit dhe industria terciare 3.7% në vit. Pjesëmarrja e punësimit pasqyron gjithashtu këtë tendencë. Pjesa e punësimit në industrisë primare u ul nga 33.5% në vitin 2012 në 23.6% në vitin 2020. Në industrinë sekondare punësimi u ul nga 30.4% në vitin 2012 në 28.7% në vitin 2020. Punësimi ne industrinë terciare u rrit ndjeshëm nga 36.1% në 2012 në 47.7% në vitin 2020.

<br><br>Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës dhe analiza e autorit

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës dhe analiza e autorit

Sektori i teknologjisë së lartë do të jetë një shtytës i rëndësishëm i rritjes industriale. Që nga viti 2012, rritja e vlerës së shtuar nga teknologjia e lartë ka tejkaluar vazhdimisht rritjen në sektorin industrial të prodhimit. Në nivel të industrisë rritja reale në vitin 2020 dhe ne vitin 2021 është respektivisht 2.4% dhe 9.6%. Brenda këtij sektori industria e prodhimit të teknologjisë së lartë u rrit 7,1 % në vitin 2020 dhe 18,2% në vitin 2021. Ndërmarrjet e teknologjisë së lartë përbëjnë 15,1% të të gjitha ndërmarrjeve industriale. Eksportet e teknologjisë së lartë janë rritur nga 3 425 ( në 100 milion USD) në vitin 2007, në 5 939 (në 100 milion USD) në vitin 2012, dhe 7 577 (në 100 milion USD) në vitin 2020, duke përfaqësuar në rreth 31% të eksportit total te produkteve te manifakturës.

Qëllimi është që Kina të bëhet një vend "me nivel të shkencës dhe teknologjisë i një klasi botëror", duke u mbështetur në iniciativat e mëparshme strategjike, si "Made in China 2025" dhe "Plani Zhvillimor i Inteligjencës Artificiale të së Ardhmes". Inovacioni në sektorët strategjikë shihet si element i rëndësishëm për modernizimin e ekonomisë kineze dhe integron inteligjencën kibernetike, inteligjencën artificiale si dhe big data në shume sektorë të ekonomisë reale. Qeveria ka promovuar politikat që favorizojnë kompanitë strategjike që veprojnë në teknologjinë e avancuar të informacionit, kursimin e energjisë, pajisjet e energjisë, materialet e reja, mjekësi dhe pajisjet medicinale, makineri bujqësore, robotikë, pajisje hekurudhore, aviacion apo të automjeteve me burim energjie të reja.

Qeveria kineze është angazhuar të krijojë një platformë për kërkim dhe zhvillim (R&D) të një niveli të lartë. Investimi në kërkim dhe zhvillim (R&D) është rritur nga 2.11% e PBB-së në vitin 2016, në 2.4% e PBB në vitin 2021, duke iu afruar mesatares globale dhe asaj të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Në terma krahasues të fuqisë blerëse Kina është kontribuuesi i dytë më i madh në botë për Kërkim dhe Zhvillim. Shpenzimet totale për Kërkim dhe Zhvillim (R&D) arrijnë në 80% të atyre të SHBA në vitin 2019, nga 26% në vitin 2005.

Numri kompanive me aktivitet të R&D është rritur nga 17 075 në vitin 2004 në 146 691 në vitin 2020, duke përfaqësuar në rreth 36.7% të numrit total të ndërmarrjeve. Sipas vlerësimeve paraprake, investimi i Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D) në vitin 2021 arriti në 2,79 trilion Yuanë, ose një rritje prej 14.2% krahasuar me vitin e kaluar. Kina do te tentoje të bëhet një kontribuues global dixhital. Ndërsa dixhitalizimi i përgjithshëm në Kinë ende mbetet prapa atij të ekonomive të përparuara, Kina është shfaqur si një lider global në disa sektorë dixhitalë si tregtia elektronike, teknologjia financiare dhe inteligjenca artificiale. Integrimi i teknologjive dixhitale në sektorët tradicionalë industrialë dhe të shërbimeve do të vazhdojë të jetë një shtytës kryesor i rritjes së produktivitetit.

Në periudhën 2012-2019 ka një ndryshim të kontributit në rritjen ekonomike ndërmjet konsumit dhe formimit të kapitalit. Për herë të parë gjatë periudhës konsumi është më i lartë se formimi i kapitalit. Rritja ekonomike është mbështetur më shumë nga konsumi. Ndërsa rritja mesatare vjetore në periudhën 2012-2019 e konsumit është rreth 4.3%, e formimit të kapitalit është 2.8%. Pjesa e kapitalit në PBB u tkurr nga 42.1% e PBB-së në vitin 2012, në 31.2% të PBB-së në vitin 2019. Ndërsa konsumi u rrit nga 55.4% e PBB-së në vitin 2012, në 57.8% të PBB-së në vitin 2019. Si pjesa e konsumit të qeverisë, ashtu edhe e ekonomisë familjare janë rritur respektivisht nga 38.8% në 40.5, dhe nga 17.0% në 17.3% të PBB-së.

 <br><br>Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës dhe analiza e autorit

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës dhe analiza e autorit

Ndryshimet strukturore të ekonomisë kanë ndikuar në ndryshimin e strukturës së popullsisë dhe të punësimit, të strukturës së ndërmarrjeve si dhe në rritjen e produktivitetit. Popullsia urbane vazhdon të rritet nga 53,1% në vitin 2012 në 63,9% të popullsisë së përgjithshme në vitin 2020. Popullsia rurale zvogëlohet nga 46,9% në 36,1% të popullsisë totale në vitin 2020. Në fund të vitit 2021, shkalla e urbanizimit të banorëve të përhershëm arriti në 64,72% dhe popullsia rurale arriti në 35,3% të popullsisë së përgjithshme. Numri i përgjithshëm i punëtorëve migrantë rritet në 292.51 milionë në vitin 2021. Numri i punëtorëve migrantë që lanë vendlindjet e tyre dhe punuan në vende të tjera ishte 171.72 milionë dhe ata që punonin në lokalitetet e tyre arriti në 120.79 milionë. Urbanizimi dhe migrimi kontribuuan në rritjen e mëtejshme të punësimit urban dhe në rënien e punësimit në zonat rurale. Punësimi urban rritet më tej nga 48.4% në vitin 2012 në 61.6% në vitin 2020, dhe punësimi rural ulet nga 51.6% në 38.4% në 2020.

Në vitin 2020 numri i ndërmarrjeve me kapital privat është 22 835 565 nga nga 24 784 352 ndërmarrje vendase. Vetëm 82 155 ose 0.3% janë ndërmarrje shtetërore, ndërsa 92.1% të totalit janë tërësisht private. Ndërmarrjet e tjera janë me status të ndryshëm si shoqëri private kolektive, bashkëpunuese, me përgjegjësi të kufizuar ose aksione pronësie private. Produktiviteti i punës së Kinës ka konverguar nga 54% e produktivitetit botëror në vitin 2012, në rreth 80% e produktivitetit botëror gjatë një dekade të fundit.

Burimi: ILOSTAT, Produkti për punëtor me PBB me çmime konstante të vitit 2017 në $ sipas paritetit të fuqisë blerëse

Burimi: ILOSTAT, Produkti për punëtor me PBB me çmime konstante të vitit 2017 në $ sipas paritetit të fuqisë blerëse

Megjithë urbanizimin dhe largimin e fuqisë punëtore, sektori i bujqësisë ka rritur prodhimin si rezultat i rritjes së sipërfaqes bujqësore, teknologjisë, etj. Rendimenti i kulturave bujqësore ka vazhduar rritjen. Në vitin 2020 prodhimi i drithërave ka arritur në 6 296 kg/ha, i pambukut në 1 865Kg/ha, i duhanit në 2 091 Kg/ha, i kallamit të sheqerit në 79 890Kg/ha, i panxharit në 56 307 Kg/ha, i sesamit në 1 564 Kg/ha, i farave vajore në 2 077 Kg/ha, i kikirikut në 3 803 Kg/ha. Prodhimi total i drithërave ne vitin 2021 ka arritur ne 682.9 milion ton, ose një rritje ne 13.4 milion ton krahasuar me vitin 2020.

Pas hyrjes në Organizatën Botërore të Tregtisë, Kina ka dhënë një kontribut të madh në rritjen ekonomike, në rritjen e tregtisë dhe në nivelin e qëndrueshëm të inflacionit në rang global. Nëpërmjet politikave të saj të kërkesës dhe ofertës ekonomia kineze ka ndikuar në nivelin e inflacionit të brendshëm edhe të atij global. Normat e tarifave të Kinës kanë vazhduar të ulen, nga 5.99% në 2011, në 3.29% në 2019 dhe më tej në 2.47% në 2020. Në periudhën 2012-2020 eksportet u rriten nga 20 487 (ne 100 milion USD) në 25 899 (ne 100 milion USD). Importet u rriten nga 18 184 (ne 100 milion USD) në 20 660 (ne 100 milion USD).

Ne vitin 2021 sipas vlerësimeve eksportet janë rritur 21.2% dhe importet ne 21.5% krahasuar me vitin 2020. Mbi 59% e eksporteve janë produkte mekanike dhe elektronike. Ndërsa produktet e teknologjisë së lartë përbëjnë rreth 50% të eksporteve brenda këtij grupi. SHBA dhe Unioni Europian janë dy partnerë kryesorë të eksporteve të Kinës respektivisht 17.5% dhe 18.2% të totalit të eksporteve. Në vitin 2021 eksportet në SHBA janë rritur 19.0% dhe ne Unionin Europian janë rritur 23.7%. Vlera totale e importeve dhe eksporteve midis Kinës dhe vendeve përgjatë iniciativës një Brez një Rrugë arrin ne 1 676 (në 100 milionë USD), ose një rritje prej 23.6% ndaj asaj të një viti më parë. Në baze të të dhënave të OBT duke filluar nga viti 2009 Kina në nivel global është eksportuesi i parë dhe importuesi i dytë mbas SHBA. Në vitin 2021 eksportet përfaqësojnë 18.1% të volumit global, ndërsa importet 14.0% të volumit global.

 <br><br>Burimi : Trading economics dhe Statista

Burimi : Trading economics dhe Statista

Rritja e eksporteve për produktet me intensitet të lartë të punës ka vazhduar rritjen e kërkesës për fuqi punëtore, si dhe rritjen e pagave në sektorin e manifakturës. Përqindja e punëtorëve të punësuar në industrinë primare është ulur më tej nga 33.5% në 2012 në 23.6% në 2020, për industrinë dytësore u ul nga 30.4% në 2012 në 28.7% në 2020, dhe për industrinë terciare ka një rritje të lartë nga 36.1% në 2020 në 47.7% në vitin 2020. Nga viti 2012 në vitin 2020, pagat mujore në sektorin e manifakturës janë dyfishuar, nga 41 650 Yuan në 82 873 Yuan.

Një tjetër iniciative e shpallur nga Presidenti Xi Jinping në vitin 2013 për të zgjeruar më tej lidhjet ekzistuese tregtare dhe promovimin e rrugëve të reja të tregtisë do të ishte “Një Brez Një Rrugë”. Kjo synon të mundësojë lidhjet tregtare me më shumë se 60 vende të Europës, të Azisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Kjo është konsideruar nga qeveria kineze si raundi i tretë i hapjes së Kinës pas zhvillimit të Zonave të Veçanta Ekonomike në vitin 1980 dhe pranimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001. Iniciativa një Brez një Rrugë nënkupton rrugën tokësore të mëndafshit e destinuar për të lidhur Kinën me Azinë Qendrore, Europën Lindore dhe Perëndimore, si dhe rrugën detare të shekullit 21 që shkon në perëndim nga bregu lindor i Kinës në Europë nëpërmjet Detit të Kinës Jugore dhe Oqeanit Indian dhe në lindje në Paqësorin e Jugut.

Kjo iniciativë do të mbështesë zhvillimin ekonomik të Kinës në fushat e infrastrukturës, tregtisë si dhe ndërkombëtarizimit të monedhës kineze - RMB. Objektivat e deklaruara janë rritja e prosperitetit në pjesët perëndimore të pazhvilluara të Kinës, nxitja e lidhjes dhe zhvillimit ekonomik përgjatë vendeve të rrjetit të rrugëve, rritja e integrimit midis Kinës dhe fqinjëve të saj dhe rritja e sigurisë së energjisë përmes diversifikimit të burimeve të importit. Rritja e kontributit të Kinës në OBT si dhe iniciativa e “një Brez një Rrugë” kane ndikuar jo vetëm në zgjerimin e shkëmbimeve tregtare, por dhe në rritjen e investimeve të huaja të Kinës si përfituese dhe eksportuese në vendet e huaja.

Kina është përfituesi i dytë më i madh i IHD-ve në botë për katër vjet radhazi, nga viti 2017 në vitin 2020, mbas SHBA-së. Kriza e COVID-19 shkaktoi një rënie dramatike të investimeve të huaja direkte (IHD) në vitin 2020. Flukset globale të IHD-ve ranë me 35% ose në 1 trilion USD, nga 1.5 trilion USD në vitin 2019. Ndërsa në Kinë investimet e huaja hyrëse arritën në 149 miliard USD ose një rritje 6% krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2021 flukset hyrëse të IHD-ve arritën në 173.5 miliardë USD. Në vitin 2021 u regjistruan 47 643 ndërmarrje me investime të huaja direkte (përjashtuar bankat, letrat me vlerë dhe sigurimet), me një rritje prej 23,5%. Vlerësohet se në ndërmarrjet e krijuara me investim të huaj janë 5 336 ndërmarrje me origjinë nga vendet përgjatë “një Brez një Rrugë”, me një kapital që arriti në 11.2 miliardë USD. Në vitin 2021, investimet e huaja në industrinë e teknologjisë së lartë arritën në 52.2 miliardë USD duke u rritur me 22.1%.

Investimet direkte të Kinës në vendet e huaja arritën nivelin e 133 miliard USD në vitin 2020. Kina renditet e para në nivel global për nivelin e investimeve të huaja jashtë vendit. Qeveria kineze ka shpallur një sërë politikash për të udhëhequr investimet jashtë vendit të kompanive kineze në mënyrë që të arrijnë burime operacionale me cilësi të lartë, që të mund të lehtësojnë përmirësimin industrial të vendit, të rrisin produktivitetin dhe cilësinë e konsumit.

Këto politika përfshijnë planin Made in China 2025 dhe planin Internet Plus. Plani, Made in China 2025 i shpallur në maj të vitit 2015, bën thirrje për të mbështetur zhvillimin e korporatave shumëkombëshe që rrisin konkurrencën në prodhimet e avancuara të manifakturës, të konsolidimit të zinxhirit të furnizimit dhe operacioneve të tregut të kapitalit. Plani i Internet Plus bën thirrje për të mbështetur dhe inkurajuar firmat konkurruese të internetit për të marrë drejtimin në zgjerimin global së bashku me kompanitë në sektorin e manifakturës, si dhe të sektorëve financiarë dhe të telekomunikacionit.

Zhvillimi i sektorit financiar dhe i tregjeve të brendshme financiare do të ishte një objektiv tjetër kryesor i qeverisë kineze gjatë periudhës. Reforma në sektorin financiar përfshin bashkimin e Komisionit Rregullator Bankar të Kinës (CBRC) me Komisionin Rregullativ të Sigurimeve të Kinës (CIRC) dhe një riorganizim të autoriteteve që mbikëqyrin sektorin financiar. Ulja e rreziqeve financiare është bërë një prioritet kyç pasi aktivitetet e pakontrolluara të tregut janë konsideruar si një rrezik sistematik për ekonominë reale të vendit. Reformat e sektorit financiar u përqendruan në krijimin e një sistemi rregullator financiar të shëndoshë, një treg funksional të kapitalit, të politikës monetare makroprudenciale, si dhe reformat e promovimit të praktikave të qeverisjes kooperative.

Paralelisht me forcimin e rregullave, tregu është hapur gradualisht për investitorët e huaj. Kompanitë e huaja të letrave me vlerë dhe të administrimit të fondeve, si dhe të sigurimit të jetës do të lejohen të rrisin aksionet e tyre në 51% për të hequr gradualisht të gjitha kufizimet. Kufiri ekzistues prej 20% dhe 25% respektivisht për pjesëmarrje në aksionet për një bankë të vetme ose në total të bankave të huaja janë hequr me efekt të menjëhershëm. Në vitin 2020, kapitalizimi total i tregut të aksioneve të Kinës tejkaloi 79 trilion Yuan, duke arritur në rreth tre herë krahasuar me nivelin e tregut prej 23.4 trilion Yuan në vitin 2012.

Kina përfundoi një reformë e sistemit të saj të taksave në vitin 2016 me vendosjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për të gjitha bizneset dhe reduktimin e barrës tatimore. Më parë, TVSH-ja ishte e aplikuar vetëm për mallrat, ndërsa shërbimet i nënshtroheshin një taksimi të biznesit[2]. Ulja e barrës fiskale ka konsistuar në reduktimin e barrës së taksave mbi të ardhurat vjetore të korporatave, norma tatimore mbi të ardhurat të përgjysmuara për një numër të madh të biznesit të vogël, rritjen e kufirit të sipërm të të ardhurave vjetore të tatueshme, rritjen e përqindjes së shpenzimeve të kërkimit dhe zhvillimit të zbritëshme nga taksat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të teknologjisë së lartë nga 50% në 75%.

Në vitin 2018 norma e taksimit në sektorin e manifakturës u ul nga 17% në 16%, ndërsa sektorët e transportit, të ndërtimit, telekomunikacionit dhe bujqësisë norma e taksimit u ul nga 11% në 10%. Një taksë konsumi në formën e akcizës ka ndjekur reformën e TVSH-së, për makinat luksoze nga dhjetori 2016 e në vazhdim dhe karburantin e rafinuar që nga marsi 2018.

Reduktimi i barrës fiskale është reflektuar në uljen e të ardhurave tatimore nga 18.7% e PBB në vitin 2012 në 15.3% e PBB në vitin 2020. Barra tatimore e korporatave është ulur nga 3.7% e PBB në vitin 2012 në 3.6% e PBB në vitin 2020. Ulje ka pasur dhe taksimi mbi konsumin nga 1.5% e PBB në vitin 2012 në 1.3% e PBB në vitin 2020. Ndërsa të ardhurat nga TVSH kanë pasur rritje si rezultat i shtrirjes së TVSH për të gjitha bizneset.

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës,

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës,

Ndarja e të ardhurave ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale në periudhën 2012 - 2020 në krahasim me fundin e periudhës së mëparshme tregon një rritje të ndjeshme të raportit të të ardhurave të qeverisë lokale në raport me të ardhurat totale.

Burimi : Zyra Kombetare e Statistikes dhe analiza e autorit

Burimi : Zyra Kombetare e Statistikes dhe analiza e autorit

Arritjet ekonomike dhe sociale gjatë periudhës 2012-2021

Kina është bërë një shtytës kryesor i cikleve ekonomike globale. Kina ka kontribuar në 31.5% në rritjen globale. Në vitin 2021 Prodhimi i Brendshëm Bruto ka arritur në 16 862,9 miliard USD nga 8 539,6 miliard USD në vitin 2012. PBB për frymë pothuajse u dyfishua në krahasim me vitin 2012, duke arritur në 11 897 USD në vitin 2021. Të ardhurat e disponueshme në zonën urbane u rritën nga 24 127 Yuan në vitin 2012 në 47 412 Yuan në vitin 2021 dhe në sektorin rural nga 8 389 Yuan në vitin 2012 në 18 931 Yuan në vitin 2021.

Në vitin 2020 është arritur objektivi për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme për rreth 875 milion banoreve. Kina ka dhënë një kontribut të madh në uljen e nivelit të varfërisë absolute në nivel global. Në vitin 1981 në nivel global popullsia në nivelin e varfërisë absolute me 1.9$ në ditë vlerësohet në mbi 1.9 miliard, ndërsa në vitin 2020 vlerësohet në 720 banorë. Ulja në periudhën 1981-2020 vlerësohet në rreth 1.19 miliard banorë. Mbi 73% të uljeve të numrit të banorëve në kufirin e varfërisë nën 1.9$ në ditë në nivel global është kontributi i Kinës.

Indeksi i zhvillimit njerëzor u rrit ndjeshëm nga 0,716 në vitin 2012 në 0,761 në vitin 2020. Në vitin 2020, shpenzimet publike për arsimin në Kinë arritën në rreth 4,22 % e PBB. Shpenzimet për arsimin patën një rënie të lehtë pas 2012, por në vitet në vazhdim u rritën përsëri duke ju afruar në vitin 2020 nivelit të vitit 2012. Shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë u rritën nga 5.26% e PBB-së në vitin 2012 në 7.1% të PBB-së në vitin 2021.

Në vitin 2020 regjistrimi për arsimin primar arriti në 103%, për arsimin sekondar në 91.2% nga 88.2% në vitin 2010. Një rritje e konsiderueshme do të kishte regjistrimi në arsimin terciar nga 28.7% ne vitin 2012 ne 58.4% ne vitin 2020. Shkalla e analfabetizmit për personat nga 15 vjeç e lart ka zbritur nga 4.96% në vitin 2012 në 3.16% në vitin 2018. Zgjatja mesatare e jetesës u rrit nga 74.9 në vitin 2012 në 77.13 në vitin 2021, dhe së fundmi në fillim te vitit 2022 ne 77.3. Shkalla e vdekshmërisë foshnjore për famijët deri 1 vjeç për 1000 lindje bie nga 13.4 në vitin 2012 në 8.99 në vitin 2020.

Gjatë kësaj periudhe vazhdon të ketë një ulje të indekseve të pabarazisë së të ardhurave sipas rajoneve dhe sipas zonave në urbane në rurale. Ndërsa ka një rritje të indekseve të pabarazisë ndërmjet kategorive të të ardhurave në zonat urbane. Në periudhën 2012 – 2020 pabarazia ndërmjet kategorisë të të ardhurave tepër të larta me kategoritë e të ardhurave të larta, të mesme, të mesme të ulëta është rritur në zonat urbane.

Raporti i të ardhurave më të larta për zonat urbane në krahasim me të ardhurat e larta është rritur nga 5.0 në vitin 2012 në 6.2 në vitin 2020. Ndërsa me të ardhurat e mesme është rritur nga 3.1 në 3.5, me të ardhurat e mesme të ulëta nga 2.3 në 2.4. Ndërsa në raport me të ardhurat e ulëta ky raport ka mbetur në të njëjtin nivel në 1.7.

 <br><br>Burimi : Zyra Kombetare e Statistikes dhe analiza e autorit

Burimi : Zyra Kombetare e Statistikes dhe analiza e autorit

Trendi është i ndryshëm për zonat rurale. Raporti i të ardhurave tepër të larta në raport me të gjitha kategoritë e të ardhurave është ulur në periudhën 2012-2020. Raporti i të ardhurave më të larta në krahasim me të ardhurat e larta është ulur nga 8.2 në vitin 2012 në 7.7 në vitin 2020. Raporti i të ardhurave tepër të larta me të ardhurat e mesme është ulur nga 4.0 në 3.4, me të ardhurat e mesme të ulëta nga 2.7 në 2.4, dhe me të ardhurat e ulëta nga 1.9 në 1.7.

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës dhe analiza e autorit<br><br>

Burimi : Zyra Kombëtare e Statistikës dhe analiza e autorit
Diferencat ndërmjet rajoneve lindore në raport me rajonet qendrore dhe perëndimore janë ulur si për zonat urbane dhe rurale në periudhën. Ndërsa në raport me zonat verilindore diferencat janë rritur si për zonat urbane dhe rurale. Për periudhën 2012 – 2020 për zonën urbane raporti i të ardhurave të rajonit lindor me atë qendror është ulur nga 1.43 në 1.38, dhe i rajonit lindor në raport me atë perëndimor është ulur nga 1.44 në 1.39. Raporti i të ardhurave të rajonit lindor me atë verilindor është rritur nga 1.43 në 1.46.

<br>Burimi : Zyra Kombetare e Statistikës dhe analiza e autorit

Burimi : Zyra Kombetare e Statistikës dhe analiza e autorit

Normat e rritjes së rajoneve qendrore dhe perëndimore tejkaluan atë të rajonit lindor në vitin 2011 dhe mbeten normat më të larta ne nivel kombëtar gjatë pesë viteve në vazhdim. Në vitin 2017, provincat perëndimore duke përfshirë Tibetin, Chongqingin dhe Guizhou si dhe me provinca të tjera qendrore dhe perëndimore si Jiangxi, Anhui, Yunnan, Henan dhe Ningxia udhëhoqën vendin drejt rritjes ekonomike. Nëse Shenzhen ishte një simbol i Kinës në vitet 1980 dhe Pudong (pjesa e re e Shangait) në vitet 1990, rajoni i Chongqing mishëron Kinën në dekadën e parë të shekullit të 21. Ishte pikërisht Chongqing që u zgjodh nga Këshilli i Shtetit Kinez në vitin 2007 si "zona eksperimentale kombëtare për integrimin e zhvillimit rural dhe urban". Kjo eksperiencë është çelësi për nxitjen e kërkesës së brendshme të Kinës, duke konsideruar që banorët urbanë konsumojnë disa herë më shumë se banoret rural. Kjo ka bërë të mundur një ndryshim të modelit të rritjes ekonomike. Një model i nxitur jo vetëm nga eksporti por dhe nga konsumi i brendshëm. Eksperienca Chongqing e integrimit të zhvillimit rural dhe urban mund të shihet si projektim i së ardhmes për të arritur të ashtuquajturën "shoqëri me nje nivel mirëqenie dhe begatie të moderuar".

Për periudhën 2012-2020 për zonën rurale raporti i të ardhurave të rajonit lindor me atë qendror është ulur nga 1.5 në vitin 2012 në 1.3 në vitin 2012, me atë perëndimor është ulur nga 1.8 në 1.5. Ndërsa të ardhurat e rajonit lindor në raport me atë verilindor janë rritur nga 1.2 në vitin 2012 në 1.3 në vitin 2020.

Burimi : Zyra Kombetare e Statistikës dhe analiza e autorit

Burimi : Zyra Kombetare e Statistikës dhe analiza e autorit

Raporti i të ardhurave të disponueshme për person ndërmjet zonave urbane dhe rurale ka vazhduar të ulet dhe mbas vitit 2012. Raporti është ulur nga rreth 2.9 në vitin 2012 në 2.5 në vitin 2020.

Burimi : Zyra Kombetare e Statistikës dhe analiza e autorit

Burimi : Zyra Kombetare e Statistikës dhe analiza e autorit

Ndërsa emetimet e CO2, sipas të dhënave të Bankës Botërore kanë vazhduar të rriten gjatë periudhës. Emetimet e CO2 në ton metrikë për frymë u rritën nga 7,04 ton në vitin 2012 në 7,41 ton në vitin 2020.


[1]Cheng Li, “China 2049: Economic challenges of a rising global poëer”, Director - John L. Thornton China Center , Senior Felloë - Foreign Policy

[2] nga 1 Maji i vitit 2016, tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është aplikuar për të gjitha industritë duke zëvendësuar taksen mbi biznesin