Plazhi ne Ksamil (Foto nga Instagram).jpg

Plazhi ne Ksamil (Foto nga Instagram)

Sipas Institutit të Statistikave vetëm në 6-mujorin e parë të vitit rreth 2.5 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri. Kjo shifër rezulton më e lartë se viti i kaluar, por edhe viti 2019, pasi numërohen rreth 400 mijë më shumë turistë të huaj të ardhur për të njëjtën periudhë. Turizmi patriotik vijon të dominojë hyrjet e të huajve, pasi nga Kosova numërohen 969.5 mijë vizitorë të ardhur në 6-mujorin e parë të vitit, shumë më tepër se para pandemisë. Por, në raport më një vit më parë, hyrjet e shtetasve kosovarë kanë qenë më të ulta. Gjithashtu edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit këtë vit ka rezultuar i lartë prej 2.5 milionë shtetas, i njëjtë me hyrjet e shtetasve të huaj në vend.

Në raport me vitin e kaluar, daljet e shtetasve shqiptarë rezultojnë rreth 800 mijë më shumë se vitin që lamë pas, por më pak e krahasuar me vitin 2019. Shifrat flasin se ky sezon veror rezulton më pozitiv për Shqipërinë.

Dardani nga Kosova (Foto personale).jpg

Dardani nga Kosova (Foto personale).jpg

Për Grupin Mediatik të Kinës Dardani, një pushues nga Kosova, na tregon se ka zgjedhur për të disatin vit rradhazi rivierën shqiptare për të kaluar pushimet verore, një mënyrë e mirë kjo edhe për të mbështetur turizmin në Shqipëri.

“Kam zgjedhur që pushimet t’i kaloj në rivierën shqiptare me bashkëshorten time. Është e disata herë që vij me pushime në Shqipëri dhe këtë herë zgjodha jugun e vendit. Kam qenë në Himarë, Ksamil, Vlorë. Këtë vit kam ndaluar në Himarë dhe në krahasim me vitet e tjera e shoh se Himara ka rënie të turizmit, çmimet janë të larta dhe mund të vijnë vetëm ata që e kanë mundësinë. Mendoj se jashtë janë më të organizuar sa i takon turizmit, por ne mundohemi që t’i kalojnë pushimet në Shqipëri, në mënyrë që të mbështesim turizmin me të mirat dhe të këqiat e veta”.

Ani nga Tirana

Ani nga Tirana

Ndërsa Ani nga Tirana, ka zgjedhur që këtë vit t’i kalojë pushimet e verës për të dytin vit rradhazi në Llaman të Himarës, bashkë me shoqet e saj. Ajo na tregon përse ka zgjedhur këtë vend për të pushuar dhe si i duket turizmi këtë vit, në krahasim me vitet e tjera.

“Unë këtë vit kam ardhur me dy shoqet e mia me pushime në jug të vendit, në Llaman dhe është shumë bukur. Kam qenë edhe një vit më parë në këtë vend, dhe përherë jam larguar me përshtypjet më të mira. Përveç plazhit, këtu organizohen koncerte të ndryshme live me këngëtarët më të njohur, por kemi mundësinë që të shkojmë në mbrëmje dhe në qytet për një shëtitje. Këtë vit çmimet kanë qenë të larta në krahasim me vitet e mëparshme. Kam parë shumë familjarë që ulen në restorate dhe sapo shohin çmimet e larta, çohen sërish, por ne për pak ditë kemi rezervuar dhe po mundohemi të kënaqemi gjithësesi. Jugu i vendit është shumë i bukur, më pëlqen shumë dhe përveç të gjithave, në fund ja vlen. Çdo vit mundohem të shkoj në vende të ndryshme, por këtë vit zgjova plazhin e Llamanit për të dytin vit rradhazi”.

E ndërsa fokusi i turistëve vendas është drejt rivierës shqiptare, janë kryesisht të huajt ata që zgjedhin në periudhën e verës turizmin malor.

Në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës Çesk Prebibaj, udhërrëfyes turistik i certifikuar, tregon për turizmin malor, preferencat e këtij viti dhe turistët e huaj të cilët janë të shumtë që zgjedhin për të vizituar alpet e Shqipërisë.


Çesk Prebibaj, Udhërrëfyes Turistik (Foto personale).jpg

Çesk Prebibaj, Udhërrëfyes Turistik (Foto personale).jpg

CMG: Cilat destinacione turistike janë më të frekuentuarat në turizmin malor dhe cilët turistë janë më shumë të interesuar të vizitojnë këto zona?

Çesk Prebibaj: Sa i përket turizmit malor, sigurisht që veçohen alpet shqiptare si destinacionet kryesore, të cilat vizitohen kryesisht nga turistët shqiptarë, por edhe të huaj. M të vizituara në veri të vendit janë; Parku Kombëtar i Thethit, Parku Kombëtar i Valbonës, Kelmendi, Nikaj Mërturi ku mund të veçohet, Curraj Eper si një nga fshatrat më të bukur në trojet shqiptare. Gjithashtu dhe liqeni i Komanit ku është dhe porta hyrëse për të shkuar në Parkun e Valbonës, lumi i Shalës dhe në disa fshatra të Pukës. Janë të shumtë turistët e huaj që janë të interesuar për këto vende të cilët janë nga vende të ndryshme si, Gjermania, Italia, Spanja, Kina, Izraeli, SHBA, Austria, Japonia, India etj..

CMG: Cilat janë shtigjet apo malet më të frekuentuara nga turistët?

Çesk Prebibaj: Shtigjet më të frekuentuara janë majat e Ballkanit, shtigje që kalojnë në tre vende, Shqipëri, Mal i Zi dhe Kosovë. Gjithashtu shumë i njohur është edhe shtegu që lidh Thethin me Valbonën, që po vizitohet nga turistët shqiptarë nga të rinjtë kryesisht, por edhe shtigjet në Bjeshkët e Tropojës, Nikç, Lepusha, shtegu i Dhenve që lidh Bogën me Thethin janë përsëri të frekuentuara.

CMG: Çfarë pëlqejnë ata më së shumti?

Çesk Prebibaj: Turistët shijojnë bukuritë mahnitëse të alpeve shqiptare, që mund të krahasohen me alpet e Italisë, Austrisë, Zvicrës, etj, por duhet punë për infrastrukturën për të arritur nivelin e tyre. Përgjatë vizitave në alpe turistët vizitojnë ujvara të ndryshme, shpella, kulla karakteristike dhe gatime tradicionale, gjithashtu njihen me historinë, veshjet dhe ritualet e malësorëve. Për të apasionuarit e ngjitjes nëpër maja, ka maja prej dy mijë metra në alpet shqiptare. Vlen të theksorët se vizitorët që vijnë në të gjitha periudhat e vitit janë edhe nga trevat shqiptare në Mal të Zi, në Maqedoni dhe Kosovë që janë shumë të organizuar dhe i kanë eksploruar të gjitha fshatrat, e shtigjet e Alpeve të Shqipërisë.

Çesk Prebibaj me grupin e turisteve

Çesk Prebibaj me grupin e turisteve

CMG: A vizitohen këto vende më shumë tani se më parë?

Çesk Prebibaj: Alpet tani po vizitohen më shumë se më parë falë edhe infrastrukturës në Theth, Valbonë, Kelmend që mund të vizitohen edhe gjatë periudhës së dimrit. Kujtoj se më parë ka qenë e pa mundur për të shkuar andej, për shkak se rruga bllokohej për 5 muaj, ndërsa këtë vit ka qenë e mundur të shkohej edhe në periudhën e dimrit.

CMG: Çfarë i ofroni ju vizitorëve dhe si organizoheni?

Çesk Prebibaj: Agjensitë apo operatorët që i ofrojnë këto aktivitete, zakonisht kanë një program të detajuar, por ajo mund të zgjidhet edhe nga vetë të rinjtë, kur kanë një dëshirë specifike dhe kur duan të bëjnë eksplorim në një shpellë, të bëjnë kamping, ngjitje në një majë mali, apo kalim në një shteg të caktuar.

Periudha e verës sidomos muaji gusht është një nga muajt më të vizituar nga emigrantët shqiptarë, por edhe ata të huaj. Kryesisht jugu i vendit si, Vlora, Himara, Saranda dhe plazhi i Ksamilit të cilët rezultojnë në këto momente si më të frekuentuarit, pasi turistët i kanë prenotuar të gjitha hotelet dhe shtëpitë e pushimit, madje sipas burimeve dhe kontakteve që kemi, shtëpitë e pushimit dhe hotelet, në plazhin e Ksamilit dhe atë të Sarandës, të gjitha dhomat janë të zëna.

Shumë prejt atyre që nuk kanë rezervuar kanë mbetur jashtë, duke zgjedhur të pushojnë edhe në çadra, për shkak të kapacitetit të lartë të vizitorëve gjatë muajit gusht. Nuk mbeten pas edhe vizitorët në alpet shqiptare, që në këto momente po vizitohet më së shumti nga turistët e huaj.

Intervistoi: Sava Lena