Konkursi i 41 Ndërkombëtar i Pikturës (Foto personale)

Konkursi i 41 Ndërkombëtar i Pikturës (Foto personale)

Nxënësit e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve në Tiranë u vlerësuan me Çmim të Artë në Konkursin e 41-të Ndërkombëtar të Pikturës “The small montmartre of Bitola”, në Maqedonië e Veriut, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.

Çmimet që u fituan ishin: "Golden Palette" për nxënësen Ajla Çela, diploma “Winers” për nxënësen Meglana Bali dhe “Art teacher” për Ruzmira Bejaj.

Çmimi ndërkombëtar i artit “BITOLA 2022” u shpall në fillim të shtatorit 2021 dhe zgjati deri më 20 shkurt 2022. Në konkurs morën pjesë 450 shkolla dhe qendra arti me gjithsej 22.500 piktura artistike për fëmijë nga 40 vende nga e mbarë bota. Juria ndërkombëtare nga 22500 vepra pjesmarëse zgjodhi 777 piktura për Ekspozitën Jubilare të 40-të ndërkombëtare të veprave të artit për fëmijë “BITOLA 2022”, e cila u çel në Galerinë Kombëtare “ Montmartre” – Manastir (Maqedonia e Veriut).

Për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) nxënëset-piktore Maglena Bai dhe Ajla Çela rrëfejnë emocionet e kësaj gare.

CMG: Maglena ti je fituese e çmimit të pare në konkursin ndërkombëtar të pikturës. Si u ndjeve pas marrjes së çmimit?

Maglena Bali: Unë ndihem shumë e lumtur. Pasi mora çmimin e parë në qendrën kulturore u përzgjodha në Bitola për një javë trajnim. Ne aty pikturonim çdo ditë diçka të re dhe kryesisht fokusi ishte arkitektura.

CMG: Si u bë përzgjedhja e çmimit?

Maglena Bali : Çmimet u zgjodhën këtu. Më pas atje u ndanë edhe çmime të tjera.

Çmimin e parë e mora në fazën e tretë, pasi ishin zgjedhur edhe 10-të nxënësit më të mirë. Dua të përmend që ishte një pjesëmarrje më nxënës nga të gjitha vendet e botës. Ditën e shtatë u përzgjodha si studentja më e mirë e kolonisë.

CMG: A mund të na tregosh rreth pikturave me të cilat u përfaqësuat?

Maglena Bali : Pikturat kryesisht bazohen në imagjinatën time. Piktura e parë ishte një makinë fluturuese me dy persona, që janë të frikësuar por edhe të lumtur njëkohësisht.

CMG: Pse ke ndarë dy paralele të tilla?

Maglena Bali: Kuptimi i mirëfilltë ishte dëshira e një fëmije që do të eksplorojë. Mënyra se si unë e shoh botën duke qënë që ajo i ka të dyja këto fytyra edhe gëzimin edhe trishtimin.

CMG: A kanë qënë këto ëndrrat e tua?

Maglena Bali : Ëndrra kemi shumë, por më kryesoja është të bëhem një arkitekte e zonja që të udhëtoj nëpër gjithë botën.

Konkursi i 41 Ndërkombëtar i Pikturës në Bitola (Foto personale)

Konkursi i 41 Ndërkombëtar i Pikturës në Bitola (Foto personale)

CMG: Trajnimi në Bitola për çfarë të ndihmoi si adoleshente?

Maglena Bali : Për aq kohë sa ne punonim gati gjithë ditën ishte eksperiencë e re për mua, pasi nuk isha mësuar të punoja në natyrë me aq orë të gjata.

Të gjithë konkurentët e tjerë ishin të mësuar me këtë praktikë, pasi shumica ishin në moshë më të madhe se unë, ndërsa unë thjesht ndjek një kurs. Në këto rrethana jam e lumtur që mora një çmim kaq të madh, pavarësisht që kishte konkurencë të lartë.

CMG: Çfarë të bëri përshtypje nga kulturat e ndryshme?

Maglena Bali: Turqia, sepse punonte me ngjyra shumë të bukura dhe të forta. Pasteli ishte kryesori që unë u përoqa ta merrja pak si stil. Sa më shumë ngjyra aq më bukur është.

CMG: Vetë vendi pritës Maqedonia e Veriut, me çfarë u përfaqësua?

Maglena Bali : Kishte të veçantën e vet. Edhe ajo kishte teknikën e pastelit.

CMG: Cili është mesazhi yt për të rinjtë ?

Maglena Bali: Punoni fort, pasi një ditë shpërblehet!

Një tjetër vajzë e talentuar në pikturë është Ajla Çela. Ajo mori çmimin “Golden Palete” për fantazinë e saj në moshën 10-vjeç. Piktura fëminore i la jurisë të kuptonte që ishte tepër e veçantë.

Ajla Çela Meglana Bali dhe Ruzmira Bejaj (Foto facebook)

Ajla Çela Meglana Bali dhe Ruzmira Bejaj (Foto facebook)

CMG: Ajla, me çfarë u përfaqësove në konkurs?

Ajla Çela: Kisha një personazh imagjinar, i cili ecte nëpër rrugët e Tiranës, kishte pemë, fëmijë të trembur prej tij apo edhe makina që kalojnë me shpejtësi.

CMG: Pse kjo zgjedhje? Çfarë të shqetëson në shoqëri?

Ajla Çela :Dua që gjërat të jenë të dukshme. Ky personazh është kudo mes nesh, pavarësisht nëse e shohim ose jo. Bota për mua është shumë e vyer.

CMG: Çfarë pikturon më tepër ?

Ajla Çela : Unë kam bërë shumë piktura, por do tregoj disa prej tyre. Fokusin e kam tek personazhet imagjinare në portrete.

CMG: Personazhet imagjinare i gjen nga realiteti?

Ajla Çela: Po! Personazhin e gjej çdo ditë. Gjëra që i shoh çdo ditë përpiqem t’i sjell në sytë e pikuturës sime. Jam shumë e lumtur që u përzgjodha si fituese ndaj do të kem tashmë mundësinë ta vazhdoj pasionin për pikturën edhe më fort.

Intervistoi:Megi Latifi