Mario Qirici, 24 vjeçari nga qyteti i Korçës është i njohur për organizimin e veprimtarive artistike, të cilat kanë ngjallur interes te qytetarët. Në vitin 2019, ai së bashku me 4 miqtë e tij më të mirë marrin organizuan një festë "të fshehtë".
Gjithçka nisi gjatë periudhës së Covid-19 dhe të qenit të izoluar i bëri ata të mendojnë se një festë në natyrë do të ishte zgjidhje. Kështu ndodhi, tashmë prej tre vitesh dhe "Tek Vendi" është festa më popullore për banorët e Korçës, sepse i afron ata më tepër me natyrën.
CMG :Mario, çfarë është "Tek Vendi"?
Mario Qirici: Për mua është përherë kënaqësi të flas për një event të tillë. Pa modesti do ta cilësoja si një nga më të bukurit në Korçë. Eventi ka lindur në 2019, një periudhë e vështirë për të gjithë ne. Çdo event ishte rreptësisht i ndaluar. Ndaj, çdo mendim alternativ ishte një shpëtim për ne. Një grup njerëzish në natyrë mundëm të festonim dhe për të mos zbuluar vendodhjen në atë kohë sepse ishte e ndaluar, e kemi quajtur "Tek Vendi".
CMG: A pati instrumenta marketing vepimtaria që mori këto përmasa?
Mario Qirici : Jo, në fakt në fillim nuk kishte. Ishim thjesht 150 veta që në fillim dukeshim mjaftueshëm për të konceptuar një event. Në çelje të këtij eventi zgjodhëm një fshat gati 45 minuta, larg nga qyteti i Korçës, i quajtur Shipskë.
CMG :Ju patët një event të dytë brenda të njëjtit vit?
Mario Qirici : Po, sepse kuptuam që njerëzit e donin këtë aktivitet. Dukej sikur mezi e kishin pritur. Këtë herë zgjodhëm fshatin e Polenës pak më afër. Fshati i Polenës nuk është më tepër se 13 minuta larg nga qëndra e Korçës.
CMG: Më pas ju vendoset që ta sillnit çdo vit. Pse?
Mario Qirici : Në fakt ne e shtuam si aktivitetet. Nga 1 natë magjike u bënë 3 netë. Këtë eksperiment me më shumë ditë e bëmë në Pyllin e Fazanëve. U mblodhën mbi 1mijë vizitorë dhe ky ishte një tregues që duhet ta vazhdoja në një traditë tashmë.
CMG:Ku marrin jetë eventet?
Mario Qirici : Eventet marrin jete në peisazhe të ndryshme natyrore në qarkun e Korçës. Qëllimi ynë është t’i japim jetë vendeve që meritojnë të kenë jetë. Njerëzit duhet ta dinë që Korça ka fshatra, të cilat duhet t’i vizitosh patjetër. Një ndër ta edhe fshati i Shipskës nga ku lindi dhe rrugëtimi. Festa jone ka nje karakter nomad, nuk ka një lokacion të përhershëm, këngëtare të njëjtë etj. Ne, fansa kryesorë kemi ata që e duan dhe vlerësojnë këtë iniciativë dhe pikërisht janë ata njerëz që na ndjekin në çdo hap, kudo ku ne vendosemi. U jemi shumë falenderues këtyre njerëzve, të cilët i kanë dhënë jetë këtij aktiviteti.
CMG : Çfarë surprizash ka këtë vit me "Tek Vendi"?
Mario Qirici : Festa këtë vit do të na gjejë në një tjetër lokacion të favorshëm. Fshati i Boboshticës gjithashtu, është një vend që ja vlen te vizitohet. Fansat e "Tek Vendi" janë duke u bërë gati për të ndërtuar kujtime të çmendura. Gjithçka nis në 5 Gusht. Mundësia për t’i shijuar këto evente është e lartë si edhe ne do të çelim edhe idetë për sezonin dimëror.
CMG: Si e keni menduar pjesën e turistëve? Ata do ta kenë të vështirë ardhjen në fshatin e Boboshticës?
Mario Qirici: Jo aspak. Ne jemi duke punuar me një aplikacion që të ketë mundësi çdokush që vjen nga jashtë apo edhe turistë të gjejnë aty një vend për të qëndruar, i cili do të jetë me një çmim të arsyeshëm. Një tjetër mënyrë e mirë për turistët që ne kemi menduar është se do t'iu mundësojmë transportin pasi ata nuk mund ta njohin siç duhet qytetin dhe fshatrat përreth.
CMG :Cilat janë objektivat tuaja të radhës?
Mario Qirici : Korça ka mundësi të mëdha për t’u zhvilluar dhe unë mendoj që tashmë ka ardhur momenti që festivalet t’i përkasin edhe dimrit. Ne po punojme që këtë koncept ta sjellim në dimër.
CMG : Sa veta parashikoni që të jenë pjesëmarrës?
Mario Qirici: Këtë vit do të jenë deri në mbi 1500 persona, të cilët do të shijojnë “Tek vendi”.
Harta e ambjentit ka një mundësi për zonë relaksi, zonë me tavolina të larta, parking me 500 vende dhe dy bare të hapura dhe patjetër kryefjala që është muzika.
Intervistoi:Megi Latifi