Për të gjithë maturantët, tashmë u mbyll një cikël trevjeçar i mbushur me mjaft emocione, sfida dhe ulje-ngritje.
Pas stresit dhe etheve të provimeve, vjen mbrëmja e bukur e festës së shumëpritur të maturës. Një ngjarje kjo e një rëndësie të veçantë që ngulitet thellë në mendjen e çdo gjimnazisti, pasi përfundon shkollën e mesme. Ata impenjohen shumë, që kjo festë të jetë një ngjarje për të mos u harruar kurrë. Pas provimeve vjen koha për argëtim, për të festuar, por kjo festë është njëkohësisht edhe simboli i ndarjes me shoqërinë. Është kjo festë që sjell mbylljen e shkollës së mesme. Shpesh me këta të rinj, temë diskutimi e ditës është dhe zgjedhja e veshjes, kurimi deri në detaje, për tu dukur sa më bukur në këtë mbrëmje kaq të veçantë.
Alma Çalliku Stiliste (Foto personale)
Jonida, maturante nga qyteti i Durrësit na tregon se sa e rëndësishme është kjo festë për të, por edhe kurimin që ka zgjedhur për t’u dukur sa më bukur.
“Unë jam Jonida, nxënëse e shkollës profesionale “Hysen Çela” në Durrës. Përveç emocioneve të provimeve, pjesë e tyre është edhe festa e maturës, duke menduar se çfarë do të vesh dhe çfarë make up-i do të bëj. Unë e bëra zgjedhjen time dhe atë ja besova një profesionisteje të vërtetë, stilistes Alma Çalliku. Është një emocion i madh të bëhesh gati për mbrëmjen e maturës, të bëhesh gati për natën e fundit të shkollës së mesme. Alma ma bëri më të thjeshtë zgjedhjen time, pasi ajo me mendimet dhe profesionalizmin e saj, çdo gjë ma bëri më të thjeshtë e më të këndshme”, tha Jonida.
Cila është moda e fustaneve këtë vit dhe si janë veshur maturatët?
Stilistja Alma Çalliku, përveçse vesh maturatët çdo vit, është edhe pjesë e pandarë e spektakleve të ndryshme, atyre të bukurisë, një ndër to edhe “Miss Grand Albania”.
Stiluar nga Alma Çalliku (Foto personale)
CMG: Si është moda e fustaneve të mbrëmjeve në këtë sezon veror 2022?
Alma Çalliku: Tendencë e këtij viti kanë qenë copat transparente, kryesisht të punuara. Të kërkuara kanë qenë gjithashtu edhe copat me temina të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, pasi i japin një efekt ndriçues veshjes dhe gjithashtu e bëjnë më të lehtë në përzgjedhjen e aksesorëve, të cilë duhet të jenë sa më fine dhe të thjeshtë.
Stiluar nga Alma Çalliku (Foto nga Instagram)
CMG: Si vishen vajzat dhe djemtë për mbrëmjen e maturës?
Alma Çalliku: Fjalë e veshjeve në këtë sezon në atelienë tonë, kanë qenë dhe korsetë, të cilat i disponojmë në ngjyra të ndryshme dhe kërkohen shumë pasi i japin fustanve një prekje elegante. Përsa i përket djemve ata zgjedhin krysisht klasiken, por janë tepër të vëmendshëm ndaj stilit dhe duan të jenë të kuruar në detaje. Vajzat, nga ana tjetër zgjedhin modele që t’u përshtaten siluetës së tyre, të jenë sa më unike ku selica prej tyre të ndjehet princeshë e mbrëmjes.
Stiluar nga Alma Çalliku (Foto personale)
CMG: Në të shumtën e rasteve, u sugjeroni ju apo vijnë me ide të qarta?
Alma Çalliku: Varion gjithmonë, por në shumicëne rasteve e lenë në dorën time përzjedhjen e modelit, ngjyrës, etj. Ka edhe nga ato që vijnë me ide të qarta në kokë dhe i realizoj veshjet ashtu si vajzat dëshirojnë. Le të themi se është një ndërthurje midis asaj që ato dëshirojnë dhe këshillave apo sugjerimeve të mia si profesioniste, për t’i dhënë jetë veshjes.
Stiluar nga Alma Çalliku (Foto nga Miss Grand Albania)
CMG: A ka pasur raste që të vishni me stilimet tuaja, disa vajza nga një maturë dhe kur ke realizuar fustanin më të bukur, që ke marrë edhe më shumë komplimenta?
Alma Çalliku: Edhe këtë vit kanë qenë të gjitha vajzat e një klase, të cilat besuan tek mua veshjen e matures. Ato janë vajzat e shkollës “Hysen Çela” në Durrës. Gjitashtu një kënaqësi shumë e madhe është edhe realizimi i veshjeve për maturantë nga Prishtina, nga të cilët kam marrë komplimentet më të mira për veshjet.
Maturantët këtë vit mbyllën një cikël të vështirë tre vjeçar, për të vazhduar me “ethet" për në Universitet. Pas kësaj feste, ëndrrat e të rinjve do të vazhdojnë në rrugën e gjatë të dijes.
Dhe të gjithë të rinjtë duan ta mbyllin sa më bukur këtë festë të veçantë dhe "kjo ndarje me shoqërinë e gjimnazit” e meriton një mbrëmje fantastike.
Intervistoi: Sava Lena