Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë (Instagram4)
Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë çeli siparin e edicionit të tij të dytë në Berat, ku artistë të grupmoshës 8-16 vjeç performuan në formë profesionale për 10 netë me radhë në kalanë e qytetit. Në këtë festival të quajtur “1 mbi një Dritaret” interpretuan trupa teatrale nga 10 qytete.
Nata e parë e këtij eventi, u çel me shfaqjen “Pas vdekjes”, luajtur nga trupa teatrore e Beratit. Më pas vijuan të gjitha qytetet më radhë për të zbuluar artistët e vegjël.
Për Radio Ejani ka folur Silvi Merdani drejtore e turizmit dhe aktiviteve pranë Bashkisë së Beratit, e cila thotë se ky festival duhet të jetë traditë e përhershme.
Anëtare jurie, aktorja e teatrit, Zamira Kita shprehet se : "Është i vetmi event kombëtar qe ne kemi për fëmijët, veç Festivalit të këngës. Teatri është shumë i rëndësishëm për fëmijët”.
Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë (Instagram3)
CMG: Çfarë ju lidh me qytetin e Beratit?
Silvi Merdani: Unë vetë jam vajzë nga qyteti i Beratit dhe kam jetuar këtu deri në momentin që vendosa të vazhdoj studimet e larta jashtë Shqipërisë. Jam rikthyer në Berat pikërisht për këtë arsye, që të kem mundësinë të jap kontributin tim në rijetësimin e qytetit dhe të këtyre organizimeve, që ndikojnë tek çdo grupmoshë.
CMG: A mendoni se të tilla evente i japin Beratit frymë europiane?
Silvi Merdani: Po absolutisht! Berati sot duket që ka një tjetër frymë dhe jetë. Është një qytet që gjallërohet nga fryma dhe jeta që i japin eventet. Aktivtitet kanë një pamje sidomos kur bëhet fjalë për të rinjtë dhe fëmijët. “Një mbi një dritaret” është festa më e rëndësishme në kalendar dhe jemi entuziastë sepse kryefjalë janë fëmijët.
Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë (Instagram)
CMG: Si ndiheni që mbani këtë pozicion si drejtore e turizmit dhe aktiviteve prnë Bashkisë së Beratit?
Silvi Merdani: Unë jam shumë e lumtur kur shoh Beratin që zhvillohet nga njëra ditë në tjetrën. Është një kënaqësi që nuk e përshkruaj dot. Më vjen mirë kur shoh turistë që e frekuentojnë, të rinj që punojnë për qytetin dhe çdo gjë tjetër.
CMG: "Një mbi një Dritaret", si lindi kjo ide?
Silvi Merdani: Ne jemi përpjekur që çdo ditë të qershorit ta kthejmë në ditë feste për fëmijët, ndërsa ky event absolutisht është kulmi i festimeve dhe traditë e jona. Ne do të donim që të gjitha bashkitë e qyteteve të na bashkohen për ta kthyer këtë event në gjithëpërfshirje. Juria jonë është profesionale dhe i ndihmon të rinjtë ta njohin dhe duan qytetin e Beratit.
Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë (Instagram)
CMG: Cilat qytete ishin prezente në këto 10-netë?
Silvi Merdani: Ky është viti i dytë këtij edicioni dhe pati 10 qytete të përfshira. Festivali është hapur me qytetin e Beratit dhe kemi vijuar më pas me Kukësin, Fierin, Dimalin, Shkodrën, Korçën, Tiranën, Durrësin etj. Kanë qënë 10 netët më të bukura jo vetëm për Beratin, por edhe për të gjithë ata që ishin spektatorë dhe për hir të së vëretës ishin aq shumë sa nuk kishte më vende .
CMG: Si e kanë parë këtë event turistët, që vizitonin qytetin?
Silvi Merdani: Ne jemi përpjekur që brandimin e qytetit gjatë këtyre 10-netëve, ndoshta edhe më parë ta realizojmë edhe në anglisht, që më mungesë të prezencës sonë ata ta dinë se çfarë është duke ndodhur. Kemi vënë re që turistet e kanë shijuar dhe kanë qëndruar deri në fund, duke u argetuar me çdo element të këtij festivali.
Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë(Instagram)
CMG: A pati çmime dhe motivim për fëmijët?
Silvi Merdani: Ne jemi munduar që secili qytet të ketë çmimin e vet, duke nisur nga aktorët më të mirë dhe deri tek shfaqjet më të mira, ku spikatën talente shumë të reja.
CMG: Kulmi ishte nata 10, si ishte kjo natë?
Silvi Merdani: Ka qënë një natë magjike dhe besoj që një nga organizimet më të mira për fëmijë dhe të rritur njëherazi, sepse përhap dijen për vendin e kulturën.
Foto Cover Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë(Instagram)
CMG: Zonja Kita, ju si anëtare jurie por njëkohësisht edhe aktore teatri, si e shihni këtë organizim?
Zamira Kita: Ky është viti i dytë i këtij organizimi dhe dua të them që u prit shumë mire. Vetë Berati, fëmijët e prindërit kanë atë lloj kulture qe e duan artin dhe të bukurën. Pikërisht në natën finale u kuptua që salla u mbush plot dhe një pjesë e mirë mbeti jashtë.
Ky eviniment është i rëndësishëm sepse ne njohim talente dhe talentet më pas njohin veten. Ata njohin miq të rinj dhe kalojnë një kohë të kulturuar.
Ky festival, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri në këto përmasa, ka marrë tashmë vëmendjen e merituar.
Intervistoi : Megi Latifi