Tonin Marinaj, aktualisht kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe u lind në Kastrat, të kësaj krahine në vitin 1966. Ai ka studjuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi“ të Shkodrës për biokimi. Marinaj ka disa eksperienca pune, si drejtues i
Hapja e sezonit turistik ne Razem (Bashkia Malësi e Madhe)
Shoqërisë “Marinaj M” sh.p.k në Malësinë e Madhe nga viti 2008; drejtor i Burimeve Njerëzore pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë nga viti 2007 deri në 2008.
Qysh prej vitit 2010 Tonin Marinaj ka qënë aktivist i Partisë Socialiste.
Pak ditë më parë në Bashkinë që ai drejton në Malësinë e Madhe u çel sezoni turistik me një sërë aktivitetesh kulturore në një nga perlat turistike të zones, siç është Razma. Drejtues artistik i kësaj veprimtarie ishte gazetari Besard Jacaj.
CMG: Z. Marinaj, si është për ju të zgjoheni çdo mëngjes dhe të kuptoni që keni përgjegjësinë e menaxhimit të një zone si Malësia e Madhe?
Tonin Marinaj: Malësia e Madhe është një vend i bukur, por kuptohet që jo çdo cep është i zhvilluar. Diku mal, pyll, fushë e liqen, por Razma është një pikë turistike e hershme e promovuar aq sa duhet. Razma preferohet shumë nga të gjithë shqiptarët për ta vizituar. Këto vite turizmi ka marrë një tjeter zhvillim dhe kuptohet në sajë të investimeve ka ndodhur kjo. Rruga e Vermoshit ka krijuar një favor të madh për banorët dhe turistët.
CMG: A keni ju sfida, me të cilat përballeni çdo ditë?
Tonin Marinaj: Sfidat nuk janë të lehta, sepse një nga problemet është pastrimi dhe ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të pastruar vendin dhe për të promovuar asetet tona. Malësia e Madhe vlerësohet edhe nga turistët si perlë turizmi.
CMG: Cilat janë disa nga pasuritë natyrore që do të veçonit për t’i vizituar?
Tonin Marinaj: Çdo gjë këtë vit ka ecur mirë në zhvillimin e zonës sonë, sepse qeveria ka mbështetur bizneset që duan të përfshihen në zhvillim, në bazë të kërkesave. Rruga është ofruar dhe në realitet janë jo pak, por aktualisht kemi 4 leje në proces tek pjesa e agroturizmit.
Zona e Reçit është një vend i butë kodrinor, i bukur, vendi i gështenjave që frekuentohet nga turistët. Razma gjithashtu është një pikë e njohur turistike, por dhe Boga, Perdelci, Vermoshi e Tamara. Pra, Malësia e Madhe të ofron çdo gjë. Mund të duhen ditë të tëra për ta eksploruar. Disa nga vendet ku ju mund të shkoni janë : Kulla e Bajraktarit, që është e ndërtuar 1760 metra mbi nivelin e detit, mbi nivelin më të lartë në rrugë tokësore në Shqipëri, ku gjendet një hotel i veçantë.
Tonin Marinaj dhe Bes Jacaj (Bashkia Malësi e Madhe)
CMG :Dita e Turizmit Malor është një traditë e zones suaj ?
Tonin Marinaj: Kuptohet që çdo bashki e bën këtë pavarësisht përmasave apo cilësisë. Jo çdo bashki e organizon në mënyrë të njejtë, por kuptohet që duke pasur kaq shumë kapacitet turistik, ndihet si nevojë.
Nuk kemi hapur vetëm turizmin malor por të gjitha llojet e turizmit. Është domosdoshmëri dhe gjithmonë këto realizohen për të ediventuar zonën tek ata njerëz që nuk e njohin atë. Të rinjtë kënaqen këtu dhe në çdo rast jam përpjekur të marr më të mirën e mundshme.
Me mikrofonin e Radio Ejani intervistuam dhe gazetarin Besard Jacaj lidhur me moderimin e kësaj veprimtarie.
CMG: Të rinjtë dhe vendlindja, si ndihesh që kontribuon në promovimin e kësaj zone ? Po ju shohim shpesh në moderim veprimtarish.
Besard Jacaj: Unë jam rritur me ëndrra për të qenë aty ku jam sot. Pasionin për moderimin e kam pasur shumë të hershëm dhe kur organizoheshin këto evente dikur kur unë isha public, por gjithmonë mendoja se a do të vinte edhe dita ime që të moderora dhe promovoja zonën time. Ftesat për të promvouar zonën unë i kam pranuar perherë krahëhapur pa menduar dy herë, sepse kam se çfarë të jap për këtë zonë.
CMG: Ju e drejtuat artistikisht këtë veprimtari. A pati pjesëmarrje ?
Besard Jacaj: Eventi nisi me një panair dhe vendi ku u zhvillua ishte një pikë takimi me vendet përreth, të cilat zbritën në Razëm. Kulmoi çdo gjë me këngë e valle dhe informacion, apo thirrje pozitive për ta njohur këtë zonë e për ta vizituar.
CMG: Në Malësinë e Madhe natyra të bën shoqëri. Sipas jush, cilat janë pikat e saj të forta?
Besard Jacaj: Do ta nisim nga Bregu i Liqenit të Shkodrës, ku mund të shfrytëzohet për peshkim, madje të huajt e duan shumë këtë praktikë. Mund të niseni për në Reç. Aty ndodhet edhe pylli i gështenjave dhe shumë kanione për ata që janë të apasionuar pas tyre. Do të ngjitemi më pas në Razëm, aty ku edhe u organizua ky event. Kjo është një bukuri e rrallë natyrore, e cila si në verë ashtu edhe në dimër i plotëson kriteret për t’u quajtur pikë turistike.
Veprimtaria ne Razem (Bashkia Malësi e Madhe)
CMG: Si ndiheni që organizoni evente turistike ?
Besard Jacaj: Unë kam disa vite që merrem me këtë dhe do ta bëj përherë, sepse turizëm në Malësi ka gjatë gjithë vitit dhe kemi shumë evente për të bërë.
Mike të zonjave tani janë bujtinat, banesat e vjetra janë kthyer ne hapësira biznesi .
Dua të them që nuk mjafton një ditë për ta vizituar Malësinë e Madhe, por shumë më tepër.
Intervistoi: Megi Latifi