Zhang Siyuan kontrolloi një pangolinë të konfiskuar në dogan/ foto nga "People Daily"

Zhang Siyuan kujdesi një pangolinë të konfiskuar në dogan/ foto nga "People Daily"

“Pangolina është e vetma kafshë gjitare me luspë në botë. Gjatë 30 viteve të fundit, pangolina ka qenë ndër kafshët e egra më të rrezikuara për t’u zhdukur, por gjithashtu konsiderohet edhe si një nga kafshët gjitare më të kontrabanduara në botë. “Pangolina duhet mbrojtur me urgjencë!” – thotë me ton të prerë vajza e re Zhang Siyuan, që duket e dobët nga pamja e jashtme, por me një energji befasuese nga brenda. 32-vjeçarja punon si sekretare e përgjithshme e Fondit të Mbrojtjes së Biodiversitetit dhe të Zhvillimit të Gjelbër. Në fjalimin e saj para mediave me rastin Ditës së Mbrojtjes së Kafshëve dhe Bimëve të Egra të OKB-së (3 mars), qëndrimi i saj i vendosur preku çdo të pranishëm.

Për mbrojtjen e pangolinës, ajo ishte përpjekur pesë vite radhazi, ndërsa kontaktet e saj me këtë kafshë gjitare kishin nisur që nga viti 2017. Një natë vonë ajo mësoi se dogana e rajonit autonom Guangxi të Kinës Jugore konfiskoi një kontingjent pangolinash të gjalla, të cilat duheshin shpëtuar urgjentisht. “U regjistrova në grupin e shpëtimit dhe bëra përgatitje tërë natën. Mëngjesin e të nesërmes mbërrita në Guangxi, 2.300 kilometra larg Pekinit.” - kujton Zhang Siyuan.

Asokohe ajo u shqetësua shumë duke ditur qartë karakterin e pangolinës dhe frikën e saj nga njeriu, çka mund të shkaktonte reagimin e ashpër të saj, madje deri në vdekje.

Drita i prish pushimin pangolinës/ foto nga Zhang Siyuan

Drita i prish pushimin pangolinës/ foto nga Zhang Siyuan

Pas mbërritjes në rajonin Guangxi, Zhang Siyuan, së bashku me partnerë ndërkombëtarë dhe ekspertë të tjerë, nisën misionin e shpëtimit. Por për shumë faktorë të pakontrollueshëm, këto pangolina nuk mbijetuan deri në fund. “Kjo ngjarje më goditi shumë. Pandeha se duke reaguar shpejt dhe me një kujdes ekstrem, do të mund të shpëtoja ndonjë prej tyre.” Por ky dëshpërim nuk e shuajti besimin e Zhang-ut për mbrojtjen e pangolinës. Ajo i vazhdoi përpjekjet e saj pa u dorëzuar.

Në vitin 2019, gjatë një aksioni antikontrabandë për kafshët në rrezik zhdukjeje të doganës së provincës Guangdong, u konfiskuan 103 pangolina të gjalla. Me të marrë lajmin, Zhang Siyuan u nis menjëherë në qytetin Guangzhou, kryeqendrën e Guangdong.

Pangolina “Meidong” i nënshtrohet skanimit CT/ foto nga Zhang Siyuan

Pangolina “Meidong” i nënshtrohet skanimit CT/ foto nga Zhang Siyuan

Në Guangzhou sapo kishte nisur vera, por Zhang u vesh me kostumin e mbyllur për t’u futur në kafazin e përkohshëm të pangolinave, pavarësisht temperaturave të larta. Gjatë ditës ajo kujdesej për kafshët, ndërsa natën, mbante shënime për gjendjen e tyre shëndetësore. “Vullnetarët më quajtën me shaka ‘shërbëtore e pangolinave’, por unë e kisha kënaqësi të punoja për to.” – tregon Zhang Siyuan.

Zhang Siyuan pati probleme në trup gjatë punës me pangolinat. / foto nga Zhang

Zhang Siyuan pati probleme në trup gjatë punës me pangolinat. / foto nga Zhang

Megjithëse këto pangolina shpëtuan nga duart e gjahtarëve të paligjshëm, siguria e jetës së tyre ishte sërish në rrezik për shkak të mungesës së ajrit të freskët, dheut dhe ushqimit në natyrë. “Vetëm duke i rikthyer në mjedisin natyror, ata do të rigjallërohen.” – shpjegon këmbënguljen e saj Zhang Siyuan. Në fund të majit 2019, Zhang pati sukses në kthimin e një pangoline me emrin “Sitian” në zonën e mbrojtur natyrore Xishuangbanna të provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore. “Ky sukses më inkurajon që të vazhdoj përpara.” – thotë ajo.

foto nga "People Vision"

foto nga "People Vision"

Një vit më vonë, në qershor 2020, Zhang-u mori një lajm edhe më inkurajues, pasi niveli i mbrojtjes së pangolinës në Kinë, u ngrit nga shkalla e dytë kombëtare në shkallën e parë. Sipas Zhang, “kjo do të thotë se të gjitha llojet e pangolinave në Kinë do të mbrohen me rigorozitet, duke u bërë shumë frymëzuese për personat që merren me mbrojtjen e kafshëve të egra”. Ndërkohë në vitin 2020 pangolina u hoq nga “Farmakologjia e Kinës”, duke bërë që gjuetia e fshehur, kontrabanda dhe shitja e saj, të goditen edhe më rreptësisht në të ardhmen.

“Kafshët e egra mbrojnë jo vetëm biodiversitetin, por luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë ekologjike. Jo vetëm pangolina, por edhe më shumë kafshë dhe bimë të egra duhen vlerësuar e mbrojtur nga njeriu.” – thotë e vendosur Zhang Siyuan. (Wang Lei/ Edmond Laçi)

Më 14 maj 2021, një organizatë keniane për mbrojtjen e mjedisit me emrin "Ocean Sole" paraqiti skulpturat e mbi 200 kafshëve me rrezik të zhdukjes, të prodhuara me sandale e riciklueshme të mbledhura nga plazhe. Ky projekt artistik me titullin "SoleMate" synon nxitjen e ndërgjegjshmërisë së njerëzve për dilemën e llojeve me rrezik të zhdukjes në Tokë.

Më 14 maj 2021, një organizatë keniane për mbrojtjen e mjedisit me emrin "Ocean Sole" paraqiti skulpturat e mbi 200 kafshëve me rrezik të zhdukjes, të prodhuara me sandale e riciklueshme të mbledhura nga plazhe. Ky projekt artistik me titullin "SoleMate" synon nxitjen e ndërgjegjshmërisë së njerëzve për dilemën e llojeve me rrezik të zhdukjes në Tokë.