Foto:ATSH
Autorët dhe veprat më të mira të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të botuara në gjuhën italiane janë prezantuar në Sallonin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 34-të i të cilit zhvillohet në Torino të Italisë nga data 19 deri më 23 maj 2022. Ky Sallon është ngjarja më e madhe e më e rëndësishme letrare e vendit fqinj.
Stenda e Shqipërisë në edicionin e vitit 2022, që konsiderohet nga organizatorët si më i madhi i të gjitha kohërave, ofron për publikun italishtfolës më shumë se 200 tituj, të mbi 80 autorëve bashkëkohorë shqiptarë, të botuar nga 31 shtëpi të ndryshme botuese italiane.
Pjesëmarrja e Shqipërisë me një stendë të posaçme mundësohet tashmë prej dhjetë vitesh nga Qendra e Kulturës Shqiptare, një prej organizatave më të mëdha e më aktive të bashkësisë shqiptare, në Itali dhe BE.