Shkrimtari me famë botërore Mo Yan e ka fituar çmimin Nobel në letërsi në vitin 2012. Motivacioni që shoqëronte çmimin ishte se shkrimtari në krijimtarinë e tij “Bashkoi tregimin popullor, historinë dhe bashkëkohoren“.

Ky motivacon na thotë se kemi të bëjmë me një shkrimtar të dimensionit të madh. Emri i vërtetë i shkrimtarit nobelist është Guan Moye (kinezisht:莫言). Ai u lind më 17 shkurt të vitit 1955 në Gaomi të Provincës Shandong.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Është autori i 11 romaneve, ku me të njohurit janë: "Klani i Melit të Kuq", "Balada e Hudhrës", "Republika e Verës", "Lodhur deri në vdekje", si dhe i më shumë se 100 novelave si: "Karrota e tejdukshme", "Vajza e komandantit" etj.

Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht, italisht, japonisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe shumë gjuhë të tjera të botës. Për herë të parë ka ardhur në gjuhën shqipe i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze me romanin “Bretkosat”, publikuar nga shtëpia botuese Onufri, me përkthimin e përkthyesit Iljaz Spahiu.

Ky roman është nderuar me çmimin më të lartë për letërsi në Kinë "Çmimi i Letërsisë Kontradiktore". Mo Yan është krahasuar me Kafkën, por ai vetë pranon se në rijimtarinë e tij, është i ndikuar shumë nga një grup i gjerë shkrimtarësh si William Faulkner, James Joyce, Gabriel García Márquez, Minakami Tsutomu, Mishima Yukio dhe Ōe Kenzaburō.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Mo Yan ëshë nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë Kinës, ku ndër më të rëndësishmit janë çmimi për letërsinë e huaj në Francë "Laure Batailin", çmimi për letërsinë ndërkombëtare në Itali "Nanino", çmimi për letërsinë aziatike në Japoni, çmimi për letërsinë në gjuhën kineze "Niuman" në SHBA, çmimi më i lartë për letërsi në Kinë "Çmimi i Letërsisë Kontradiktore" etj. Në gjuhën shqipe përvec romanit “Bretkosat” janë publikuar edhe romani “Ndryshime”(2014) dhe “Klani i Sorgumit të kuq” (2017).

Libri i Ri: "Rikardi, nuk kam asnjë peng", botuar nga Shtepia Botuese Onufri, 2022, është libir i ri që sjellim sot në rubrikën e promovimit.

Libri i gjinisë kujtime, sjell shkrime të autorit Rikard Ljarja, intervista të dhëna në organe të ndryshme të shtypit dhe medias vizive, apo dhe shkrime që kanë bërë të tjerët për të, të cilat i përkasin një periudhe kohore që nga fillimi i viteve ‘90-të e deri në ditët e fundit të jetës së tij, në vitin 2020. Kujtojmë se Rikard Ljarja është ndër aktorët ikonikë të kinemasë shqiptare, që është ndarë nga jeta në vitin moshën 77 vjecare, në vitin 2020, por është njëkohësisht një artist shumë dimensional, ku përvec akrimit, spikasnin muzika, piktura dhe shkrimi. Megjithëse asnjëherë ai nuk e ka quajtur veten shkimtar dhe nga natyra ishte njeri modest, duke iu shmangur disi intervistave në gazeta apo tv, libri vjen si një dhuratë për publikun dhe nderim për autorin, pasi përmbledhpërveç shkrimeve të ndryshme, edhe disa foto të rralla familjare të Rikardit, (duke filluar nga fëmijëria e deri në vitet e fundit të jetës), foto të posterave dhe disa prej roleve më të spikatura të tij në kinematografi, që kanë lënë gjurmë tek shikuesit dhe adhuruesit e shumtë të tij, kopertina të librave të shkruara nga vetë Rikardi, punime të tija në pikturë, etj.

Rikardi- Nuk kam asnje peng- foto Shtepia e Librit

Rikardi- Nuk kam asnje peng- foto Shtepia e Librit

Libri është përgatitur nga Marjera Ljarja, gruaja e tij dhe aktore e njohur, si dhe gazetari Dashnor Kaloçi. Një libër malli, kujtimi e respekti për gjithë miqtë dhe artdashësit e tij…

Si strukturë është një libër mozaik : çfarë shkruajnë të tjerët për Rikardin dhe çfarë shkruan Rikardi për vete. Pastaj Rikardi për Shkodrën e tij, për botën shqiptare, për histotrinë, aromat që vijnë nga eposet e lashta. Në këtë libër, si element bazik, janë edhe mendimet e Rikardit në disa gazeta të kohës. Dhe këtu përfshihen intervistat me A. Markun, F. Kongolin, F. Nikollin, D. Kaloçin, A. Milen, A. Bardhylin, por edhe shkrime të dedikuara atij, ku spikat ai i Marash Hajatit. Libri është botim i vitit 2022, ndërkohë kujtojmë se Rikard Ljarja është edhe autor i disa librave me prozë që kanë zënë vend shumë mirë në bibliotekat tona.

Neritana Kraja