Foto nga VCG
Jerida: Gëvei tinxhun nimen hao! Secili prej nesh në sendet e përdorimit të përditshëm, duke filluar nga veshjet e deri ato shtëpiake, të punës, celularë, kompjutera, etj me siguri e ka vënë re që shumica e tyre kanë stampën “Made in China”, -Prodhuar në Kinë ose “Xhunguo xhërxao”. Për këtë temë do të flasim sot në emisionin “Mësojmë Kinezisht” me sinologun Iljaz Spahiu.
Iljaz Spahiu -Zhongguo zhiyao (中国制造-Made in China ), mund të themi që është etiketa më e njohur në botë, e gjejmë të stampuar në shumicën e mallrave të përdorimit të përditshëm, po ashtu edhe në veshje, produkte elektronike, etj, pavarësisht se ku janë blerë. Mallrat e prodhuara në Kinë janë tashmë të shpërndara në të gjithë botën.
Jerida: Kur filluan të dynden në tregun botëror mallrat Xhunguo Zhërxao?
Iljaz Spahiu-Pas vitit 1978, kur Kina shpalli politikën e reformave ekonomike dhe hapjes me botën, në Kinë vërshuan investimet e huaja, kompani nga e gjithë bota shpërngulën në Kinë bazat e prodhimi të tyre, për shkak: Të fuqisë së lirë punëtore, tregut gjigand kinez, politikava favorizuese për investitorët e huaj dhe më kryesorja për shkak të stabilitetit politik.
-Kjo shënon fillimin e ngritjes ekonomike të Kinës, duke e bërë atë sot fuqinë e dytë ekonomike në botë, ndërkohë që prodhimi kinez ose Zhongguo zhizao vazhdon të japë kontribut të jashtëzakonshëm për botën. Sipas statistikave që vijnë nga SHBA, vitet e fundit falë prodhimeve kineze, zhongguo zhizao shpenzimet e konsumatorëve amerikanë janë ulur rreth 700 miliardë dollarë.
-Aktualisht Kina pjesë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e zinxhirit botëror të prodhimit dhe furnizimit.
-Mallrat kinezë pëlqehen nga konsumatorët e huaj për çmimin mjaft konkurrues e të përballueshëm për të gjithë nivelet e konsumatorëve, por edhe se janë të bukur e cilësorë.
-Këtu dua të ndalem sepse në disa raste ka edhe mendime jo pozitive ose paragjykime për cilësinë e mallrave kinezë. Në fakt unë kam pasur rastin ta njoh nga afër këtë problem dhe mund të them se kjo nuk vjen për faj të prodhuesve kinezë.
-Shprehja yifen qian, yifen huo (一分钱一分货 ) -Një lek çmimi, një lek vlera e mallit.
Janë tregtarët që gjithmonë kërkojnë ulje çmimi dhe kjo sigurisht që cenon cilësinë, pasi prodhuesit mund të them se ruajnë fitime minimale.
- Në vitin 2021, sektori i prodhimit i Kinës u rendit në vendin e parë në botë për 11 vjet me radhë, me sistemin më të plotë industrial dhe ishte në vendin e parë për prodhimin e mbi 40 % të produkteve kryesore industriale.
-Edhe në kushtet e goditjes nga pandemia e COVID-19 dhe të mosmarrëveshjeve tregtare Kinë-ShBA, sektori kinez i prodhimit ka përballuar me sukses sfida të mëdha. Krahasuar me tetë vendet e tjera kryesore prodhuese (ShBA-ja, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Koreja e Jugut, Brazili dhe India), Kina ka dëshmuar epërsinë e sistemit të saj industrial, duke garantuar cilësinë dhe efektivitetin, intensifikimin e inovacionit dhe çështë më e rëndësishme është vënë theksi tek zhvillimi i gjelbër dhe me karbon të ulët.
- Dihet se prodhimi është pjesa kryesore e ekonomisë kombëtare, baza e fuqizimit të një vendi. Kina ka shpallur programin “Made in China 2025”, duke përcaktuar objektivin për t’u bërë një vend i fuqishëm në sektorin e prodhimit.
- Në vitin 2020, sipas treguesit të fuqisë prodhuese, Kina është në nivel shumë të afërt me Japoninë. Me vazhdimin e prirjes së tanishme të zhvillimit dhe me parakushtin që gjendja makroekonomike të mos ndryshojë shumë, Kina mund të vazhdojë të nxitë strategjinë për kthimin në një fuqi prodhuese dhe në vitin 2025 mund të ngjitet në kategorinë e dytë, duke u futur në radhën e vendeve më të fuqishme prodhuese në botë.
-Programi “Made in China 2025” ka si objektiv kryesor koordinimin e detyrave bazë të tij me burimet natyrore, shmangien e projekteve të përsëritura dhe zhvillin e provincave e qyteteve në bazë të prioriteteve dhe avantazheve që ato kanë, dhe për të krijuar kështu një “hartë të re” të “Prodhimi kinez”.
-Një objekti tjetër i rëndësishëm i shpallur nga qeveria kineze është kalimi sa më shpjete nga “Prodhuar në Kinë” në “Krijuar në Kinë”, që nënkupton zhvillimin inovativ të ekonomisë, që do të sillte përfitime jo vetëm për Kinën por edhe për mbarë botën.
-Kemi tashmë disa vepra të teknologjisë së lartë që janë krijuar në mënyrë të pavarur nga Kina dhe janë me të drejtën e pronësisë intelektuale, të tilla si sonda e Marsit deri në rrjetin satelitor "Beidou", nga anijet kozmike në Hënë deri në zhytësin në ujërat e thella detare.
-Në fund duhet thënë se termi “Prodhuar në Kinë- zhongguo zhizao” është një term shumë dimensional, që përfshin jo vetëm elementin material, por edhe atë kulturor e njerëzor, pasi bashkë me eksportin e produkteve kineze, jashtë Kinës vjen edhe kultura huamane dhe kultura tregtare e saj, duke ndihmuar në njohjen e mirëkuptimin e ndërsjelltë mes popujve.
中国制造 - Zhōngguó zhìzào (xhunguo zhërxao)- Prodhuar në Kinë
中国创造 - zhōngguó chuàngzào (xhunguo çuanxao) Krijuar në Kinë
商品 - shāngpǐn (shangp’hin) Mall
出口 – chūkǒu (ç’hu kou) eksport
工业 – gōngyè (gunje) Industri
一分钱一分货 - yī fēn qián yī fēn huò (i fen çien, i fen huo) Një lek çmimi, një lekë malli
美元 – měiyuán (meijuen) dollarë
欧元 – ōuyuán (oujuen) Euro
Përgatiti Iljaz Spahiu