Naim-Frasheri ne moshe te re- foto ATSH
Naim Frashëri, poeti i mirënjohur i Rilindjes shqiptare, poeti që i këndoi si askush tjetër atdheut, gjuhës dhe ëndërroi një Shqipëri të bukur e të begatë, ka punuar si drejtor dogane në Sarandë, në vitet 1874-76. Në atë kohë ai ishte nëpunës i Perandorisë Osmane. Ky fakt jo letrar, në fakt hedh dritë më shumë në faktet jetësore të poetit, të panjohura për ne. Si të tilla mund të permendim faktin që shteti iranian në shenjë nderimi për kontributin e tij në gjuhën perse,i kushtoi një emetim special pullash postare me imazhin e poetit Frashërit. Gjithashtu mund të shtojmë se ai fliste greqisht, frëngjisht, italisht ndërsa jashtë shkollës mësoi arabisht e persisht. Naimi, është njeriu që në vitin 1882, nënshkroi lejen për botimin e “Gramatikës” së K. Kristoforidhit.
Nje nga veprat me te rendesishmne te Naim Frasherit - foto Bukinist
Rikujtojmë edhe një herë se Naim poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, ishte një poet, intelektual, hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar. Më poshtë ju sjellim 5 fakte ndoshta që s’i keni ditur për Naim Frashërin e që lidhen me respektin që iu bë pas vdekjes, në pesë ceremonial të ndryshme, që i përkasin viteve të ndryshme:
Ceremonia e parë e varrimit, 20 tetor 1900 ne varrezat “MerdivenKoj” në Stamboll!
Varrimi i dytë, 3 qershor 1937! Mbreti Zog solli në Shqipëri eshtrat e Naim Frashërit.
Varrimi i tretë, 9 prill 1940! Jakomoni, mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë, i vendos eshtrat e Naim Frashërit në një varr monumental (1940)!
Varrimi i katërt, 20 prill 1950! Me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së poetit u bë në qendër të Tiranës varrimi i katërt i poetit.
Varrimi i pestë, 10 qershor 1978! Rivarrosen eshtrat e vëllezërve Frashëri (1978)!
Relike nga poezia e Naim Frasherit- foto Gazeta Bulevard
Në këtë dritare të vogël kushtuar Naim Frashërit rikujtojmë se Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit dhe u nda nga jeta më 20 tetor 1900. Ai ishte ndër shkrimtarët dhe aktivistët kryesore të Rilindjes Kombëtare. “Bagëti e bujqësi”, “Endërrimit”, “Histori e Skenderbeut” janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare. Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe nën ndikim e veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu – Naim Frashëri iu kushtua tërësisht letërsisë shqipe. Naim Frasheri u nda nga jeta me 20 tetor 1900.
Promovim: në rubrikën Promovim do ju njohim me librin e ri të autores Flutura Açka , i cili ka dalë në treg vetëm para pak ditësh dhe për të cilin, autorja Flutura Açka organizoi një mbrëmje të këndshme me një ftesë të hapur për të gjithë adhuruesit e librave të saj.
Nga nevoja për të mos kufizuar të ftuarit me njoftime emër për emër dhe dëshira për të takuar lexuesin që nuk mund ta respektoj në forma të tjera, autorja ishte e pranishme për një seancë të gjatë autografësh për paraqitjen e librit të ri. “Me një gotë verë, kafe e bisedë për letërsinë”, shprehet Açka në ftesën e saj të hapur.
Tulipane te vonuar
Libri titullohet: “Tulipanë të vonuar”. Fantazma distopike që shfaqen në kohë pandemie, flutura të ardhura nga botëra të tjera, koleksionistë të dehur thikash, gra që ecin pikëpyetjeve të jetës njëlloj si në bulevarde qytetesh e shtigje pyjesh, fatalitete pa kohë që iu fanepsen të gjallëve në fundin e kohës së tyre biologjike, një gjindje plot larushi që ndërton shpesh gjendje surreale, me gjeografi të gjerë të atdheut të autores, Europës së sotme, dhe jo vetëm. Kjo është bota ku pikturohen me nota të stilit të njohur të saj, një galeri qëniesh magjike që e kthejnë këtë libër ndër më të veçantët dhe të rëndësishmit të autores. Pas suksesit me vepren "Biri", fitues i çmimit Kombëtar "Proza më e mirë e vitit 2020", Flutura Açka vjen te lexuesi me vëllimin me tregime "Tulipanë të vonuar", ndër më të beftët në listën e gjatë të veprave të saj.
Flutura Acka- foto ObserverKult
Libri vjen si një premtim që Flutura Açka i ka bërë birit të saj të vetëm, para se ai të ikte nga kjo botë, si premtim për të vazhduar jetën përpara, pavarësisht dhimbjes, përmes letërsisë.
Botues i librit është Shtëpia Botuese “Skanderbeg” dhe libri kushton 1000 lekë.
Neritana Kraja