Thurja me grep është një nga praktikat e hershme, të cilën gjyshet tona e kishin traditë kur mblidheshin nëpër shtëpitë e njëra- tjetrës dhe tregonin se cila prej tyre kishte arritur të bënte me grep bluzën apo gjithçka tjetër.

Sot gjen pak të rinj të cilët ta kenë trashëguar dhe t’i kenë qëndruar fanatikë kesaj tradite të hershme.

Ina Kasa (FotoFacebook)

Ina Kasa (FotoFacebook)

Origjina e thurjes me grep

Historiani Richard Rutt sugjeron në mënyrë konservatore se thurja e ka origjinën në Egjipt midis viteve 500 dhe 1200 pas Krishtit. Një studiues i pavarur, Rudolf Pfister zbuloi disa fragmente pëlhure të thurura në Sirinë Lindore.

Gjermania është e para, me historinë e saj të gjatë të tekstilit dhe artizanatit. Ky vend është i njohur për prodhimin e fijeve me cilësi të lartë dhe markave unike, që bëjnë ngjyra të pasura përrallore të fijeve me tekstura të ndryshme. Kanadaja është gjithashtu e famshme për thurjen, gjë që është e kuptueshme si një vend që vuan dimra të ashpër.

Ina Kasa, 32 vjeçe ka përfunduar shkollën për stilim e pas shumë kohësh është kthyer drejt kësaj pune . Ajo e ka kthyer në një biznes ku jo vetëm miqtë e saj dhe të panjohurit por edhe personazhet vip të ekraneve i preferojnë thurjet e saj me grep.

CMG: Kush ua ka trashëguar këtë pasion?

Ina Kasa: Kujtoj me shume nostalgji kur gjyshja ime ishte ajo që më mësonte të thurja me grep e më pas edhe nëna ime. Ajo ka pasur shumë pasion në këtë fushë dhe sot unë e trashëgoj prej tyre.

Punime me grep nga Ina Kasa (Foto Facebook)

Punime me grep nga Ina Kasa (Foto Facebook)

CMG: A e kishit menduar që mund të ishit ju në një biznes të tillë?

Ina Kasa : Jo nuk e kisha menduar kurrë që do të merrte këto përmasa që biznesi ka sot.

E kam filluar me disa veshje të thjeshta plazhi, të cilat unë i punova për vete dhe pashë se çfarë impakti lanë ato tek rrethi i njerëzve që unë njihja. Fillova me porosi të vogla dhe ja ku jam sot, mëse e lumtur për çfarë kam ngritur. Prej pesë vitesh jam e kënaqur me biznesin tim

CMG: Si ndihesh kur mbyll një punim dhe a e bën dot dallimin se kush është më i bukuri?

Ina Kasa : Jo, nuk e bëj dot dallimin sepse mendoj që punimet janë si gishtat e dorës dhe siç dhembin njësoj ashtu me dhemb edhe mua që të ndaj punimet sepse më pëlqejnë po njësoj, duke qenë se jam e përkushtuar po njësoj.

CMG: Cilat janë teknikat që ju përdorni?

Ina Kasa: Punimet me grep janë aq sa të bukura edhe të ndërlikuara. Nuk mund të jenë imitime. Gjithçka fillon me përzgjedhjen e fijes dhe më pas me krijimin e idesë.

Jane mbi 500 taktika dhe unë ende nuk i kam mësuar të gjitha, por pak nga pak po i zgjeroj njohuritë.

Punime me grep për fëmijë(Foto Facebook)

Punime me grep për fëmijë(Foto Facebook)

CMG: A keni një ambient ku punoi?

Ina Kasa: Unë punoj në shtëpi. Për momentin kam kthyer aty një ambient si punishte të vogël. Dua të theksoj që kjo punë nuk mund të bëhet pa pushim sepse të duhet kohë për t’u çlodhur dhe për të marrë veten, ndërsa të duhet një pushim ndërmjet.

Unë përpiqem që të gjej disa punë për të bërë jashtë profilit tim, të kërkoj në internet skica të ndryshme për të pasur më tepër njohuri.

CMG: A kanë qenë fillime të vështira?

Ina Kasa: Fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse njerëzit paragjykonin faktin që unë prodhoja gjëra të një stili të vjetër.

Gjithnjë përballesha me faktin që "Hë se këto veshje i ka prodhuar edhe gjyshja jonë " Nuk arrinin ta perceptonin se sa të veçanta ato ishin.

Me kalimin e kohës gjithçka ndryshoi dhe u përmirësua, ndërsa tani kam tregun tim.

CMG: A ka sfida si sipërmarrje në Shqipëri?

Ina Kasa: Po ka sepse këtu në Shqipëri nuk gjej fijet e duhura dhe i marr në Itali ose Francë, sepse i dua të mira sidomos për fëmijët, të cilët i duan antialergjike.

Keto janë veshje që bëhen ngadalë dhe koha nuk të premton t’i bësh shpejt. Çmimet janë të larta ndryshe nga rrobat e tjera sepse janë autentike.

Punimet e Ina Kases (Foto facebok)

Punimet e Ina Kases (Foto facebok)

CMG: Cilat janë taktikat që përdor?

Ina Kaso: Fillimisht përshtas elasticitetin e fijes me përmasën e trupit në fund. Nuk mund të bëj veshje standarde dhe fija gjithashtu ka elasticitet ndryshe. Kjo është praktika e vetme që përdor. Unë mas sasinë e elasticitetit të fijes.

CMG: Cilat janë trendet e 2022?

Ina Kaso: Thurrjet me motive janë të parat.

Fustanet e plazhit në formë rrjete dhe dominojnë shumë në ngjyrë të lehtë e pastel.


Intervistoi:Megi Latifi