Erik Maria Remarque - foto nga Famous People

Erik Maria Remarque - foto nga Famous People

Titulli i librit është “Harku i Triumfit”, një roman i fuqishëm, i bukur dhe dramatik. Harku i Triumfit, shkruar nga shkrimtari gjerman Erih Maria Remark, u botua në 1945. Në këtë roman, ai shkruan për jetën e refugjatëve pa shtet në Paris, përpara Luftës së Dytë Botërore.

Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera në shqip me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.

Romani zhvillohet në vitin 1939 në Paris. Në qendër të historisë është një kirurg i talentuar gjerman, Ravik, i cili ka shkuar në Francë për të shpëtuar nga nazistët. I detyruar të jetojë ilegalisht, pa të drejtën e punës dhe pa shpresën për të nesërmen, doktor Ravik operon njerëz i fshehur pas identitetit të dy kirurgëve francezë, duke u fshehur nga policia, por nuk mund të fshihet nga dashuria që iu shfaq papritur në jetën e tij. Në një natë nëntori, Ravik ndalon një grua të bëjë vetëvfrasje duke u hedhur nga ura. Gruaja ishte e dëshpëruar. Ravik fillimisht e çon në një pijetore që ndodhet pranë Harkut të Triumfit dhe e trajton me vodka e më pas në dhomën e tij në Hotelin Internacional. Vajza e ka emrin Xhoanë dhe shpejt ata bien në dashuri. Gjatë kësaj kohe, Ravik bie edhe në gjurmët e ish persekutorit të tij nazist, që në Gjermani i ka vrarë gruan, ndaj etja e tij për hakmarrje, bëhet e egër. Ravik gjen rast dhe e vret nazistin. Pas kësaj hakmarrje, ai i kthehet jetës normale me dashurinë për Xhonaën.

Botime te reja- Vepra e fizikantit Artan Boriçi - foto ATSH

Botime te reja- Vepra e fizikantit Artan Boriçi - foto ATSH

Në fakt, kjo dashuri e papritur nuk ka të ardhme, por a ka rëndësi kjo vallë? Ravik është 15 vjet më i vjetër se Xhoana. Heronjtë grinden dhe pajtohen sërish, por fati zgjidh gjithçka me një pikë të thjeshtë dhe të fortë: një plumb nga një admirues xheloz i jep fund jetës së Xhoanës.

Parisi i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark në romanin e tij dhe vepra monumentale e Harkut të Triumfit, është një nga më dramatikët në letërsi. Ngjarjet zhvillohen në një rajon tepër të njohur për të gjithë turistët apo të huajt që vijnë në këtë qytet, në zonën rreth sheshit Etual, fillimi i avenysë Vagram, fillimi i Shans Elizesë, restoranti i njohur Fuke, avënyja Zhorzh V, ura e Almës, pra në një zonë të ngushtë, rreth Harkut të Triumfit. Pikërisht këtu vërtiten personazhet e kësaj historie të rëndë e të pikëllueshme.

Romani nga kritika është cilësuar si pesimisit. Por sim und të jetë ndryshe vallë, jeta e një personazhi të sapo dalë nga lufta e që i duhet të fshihet vazhdimisht. E aq më shumë kur nazistët i kanë vrarë edhe gruan?

Botimet e prezantuara nga Akademia e Shkencave -foto nga Shkodra web

Botimet e prezantuara nga Akademia e Shkencave -foto nga Shkodra web

Remark filloi ta shkruante romanin në vitin 1938. Paralelisht ai punonte edhe për libra të tjerë. Në këtë kohë ai udhëton për në Nju Jork, por nuk ndihet shumë rehat, pavarësisht suksesit në shoqëri dhe vëmendjes së femrave të bukura dhe të famshme. Shpejt mërzitet nga kotësia e ekzagjeruar e yjeve amerikanë. Përveç kësaj, ai nuk është i pëlqyer nga komuniteti vendas i emigrantëve, të udhëhequr nga Thomas Mann. Megjithatë puna për romanin vazhdon për tre vjet. Nga Nju Jorku shkon në Uashington, ku mirëpritet nga qarqet e teatrit dhe filmit.

Në këtë kohë, në Gjermani, nazistët ekzekutojnë motrën e shkrimtarit. Kjo vdekje e tronditi aq shumë shkrimtarin, saqë menjëherë pas përfundimit të Harkut të Triumfit, ai fillon të shkruajë një roman për kampin e përqendrimit, të cilin ia kushton kujtimit të motrës së tij, Elfridës.

Romani i sapo përfunduar fillon të publikohej në revistën "Collès" në 1945. Menjëherë më pas, Harku i Triumfit u botua në formën e një libri, nga shtëpia botuese e Nju Jorkut Appleton Century. Dy vjet më vonë do të xhirohej filmi i bazuar mbi romanin dhe menjëherë pas prezantimin të filmit, Remark vendos të kthehet në Evropë. Romanit i është kushtuar edhe një ekranizim i dytë, në vitin 1985. Romani

Kopertina e romanit Harku i Triumfit- foto Libraria

Kopertina e romanit Harku i Triumfit- foto Libraria

“Harku i Triumfit” renditet si një nga librat më të mirë të shekullit të XX.

Në këto dy vepra përmblidhen artikujt e tij të botuar në periodikët shkencorë të disa vendeve evropiane dhe referatet e paraqitura në ngjarje të rëndësishme shkencore jashtë e brenda vendit.

Ky botim do të pasohet më tej edhe me botimin akademik të kontributeve universitare të tij.

Në ditën e promovimit të librit akademikë folën për jetën dhe kontributin e Artan Boriçit, i cili hyri në radhët e akademikëve në moshë të re dhe iku shumë para kohe. Rrugëtimi i tij si anëtar i Akademisë së Shkencave qe nga më të shkurtërit, por njëherësh dhe nga më gjurmëlënësit, për vetë personalitetin dhe kapacitetin intelektual që përfaqësonte. Ai ka lënë pas një trashëgimi, që nuk e nxe dot korniza e viteve. Kjo trashëgimi kaq e suksesshme, me shumë punë dhe arritje shkencore cilësore, vjen e botuar në formë të përmbledhur, për ta zëvendësuar sado pak mungesën e tij. Pranimi i Artan Boriçit, si anëtar i Akademisë së Shkencave pak më shumë se dy vjet më parë është nga më të merituarit. Kjo për shkak të tërë cilësive që ai kishte treguar si student, si pedagog, si kërkues shkencor e si fizikant gjatë gjithë rrugës së formimit dhe të veprimtarisë së tij krijuese studimore. Formimi dhe veprimtaria e tij dallohen për disa veçori. Artani i mbaroi studimet e larta si fizikant dhe e mbrojti doktoraturën në fushën e matematikës. Ai bashkëpunoi me profesorë nga më të njohurit brenda dhe jashtë vendit dhe me qendrat më elitare të shkencës siç është CERN-i. Botimet e tij u mirëpritën në revista ndër më të njohurat e më të kuotuarat.

Remark

Remark

Për realizimin e projekteve të tij në fusha nga më të vështirat e më komplekset të shkencave matematike e fizike; me formimin e thellë të dimensionit europian që përfaqësonte; me veprimtarinë dhe arritjet e tij shkencore cilësore; Artani fitoi edhe besimin dhe mbështetjen e organizatave ndërkombëtare më të rëndësishme. Gjithashtu Artan Boroçi ishte një prej vlerësuesve të konkursit të përvitshëm për çmimin Nobel në fizikë.

Me botimin e dy librave të tij, arritjet shkencore të Artan Boriçit do të jenë në duart e studiuesve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai e shkroi jetën e tij në këto arritje, prandaj dhe e meritojnë interesimin e rretheve shkencore, por jo vetëm.

Neritana Kraja