“South Outdoor Festival” do të zhvillohet nga data 29 prilli deri në 3 maj në Borsh, në jug të vendit. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës.

Festivali i fton turistët vendas dhe të huaj që të mund të shijojnë aktivitete sportive në natyrë, lojëra, argëtime, por edhe ture kulturore e mbrëmje festive, të gjitha këto nën shijen e kuzhinës tradicionale dhe pamjeve magjepsëse të jugut.

South Outdoor Festivali (Foto nga southoutdoor.al )

South Outdoor Festivali (Foto nga southoutdoor.al )

Ky event i rëndësishëm është gjithashtu një hapësirë për të këmbyer ide, për të marrë pjesë në diskutime etj. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se, në 30 prill do të zhvillohet Forumi për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit, që prek perspektivën e zhvillimit rural në Shqipëri, sfidat për t’u kapërcyer, kapacitetin, promovimin e turizmit e më tej.

Në 1 maj, Forumi i Bujqësisë Organike diskuton rreth zhvillimit të bujqësisë dhe rëndësisë së produkteve vendase organike në tregun bujqësor shqiptar. Në këtë kuadër, do të ketë të ftuar ekspertë të industrive përkatëse, brenda dhe jashtë vendit.

South Outdoor Festival (Foto nga google )

South Outdoor Festival (Foto nga google )

E veçanta e këtij edicioni është se do të ketë një shtrirje më të gjatë kohore dhe ndryshe nga herët e tjera nuk do të mbahet në pikun e sezonit turistik, por më herët, nga data 29 prill deri më 3 maj. Ky festival gjatë viteve të mëparshme ka mbledhur rreth 25 mijë turistë.

Mirela Kumbaro Ministre e Turizmit, për televizionin ABC ka theksuar se, në “South Outdoor Festival” një rëndësi të veçantë ka mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i turizmit të qëndrueshëm në fshatrat turistike.

Ministre e Turizmit Mirela Kumbaro Furxhi (Foto nga wikipedia)

Ministre e Turizmit Mirela Kumbaro Furxhi (Foto nga wikipedia)

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro u shpreh :

"Festivali, ndryshe nga vitet e tjera që bëhej në kulmin e sezonit turistik i cili përgjithësisht fillon në qershor e mbaron në gusht tradicionalisht, këtë vit po zhvillohet në muajin prill. Kjo do të thotë se sezoni turistik nuk është vetëm tre muajt e verës, por tashmë janë gjashtë muaj dhe ne do ta bëjmë të gjithë bashkë një vit.

Ne ju pasurojmë kalendarin më të tilla evente, i cili nisi si diçka e guximshme vitin e parë dhe ja ku kthehet në një model të qëndrueshëm që rrotullohet, jo thjesht drejt një programi artistik, por drejt një mënyre jetese, qoftë dhe për 5 ditë, nga 3 ditë kur zhvillohej më parë, tashmë janë shtuar ditët e këtij eventi, për një bashkëjetesë me natyrën, në natyrë. Pjesa më e rëndësishme e këij festivali është se festivalet po bëhën nën emrin e mjedisit, të mbrojtjes së mjedisit. Kur flasim për mjedisin, kjo nuk është thjesht një festë. Do të më lejoni që ta përdorim festivalin, për të thënë se, jemi në një betejë. Është betejë për të mbrojtur mjedisin, është betejë për të mbrojtur bregdetin, është betejë për të mbrojtur zonat e mbrojtura në letër, por jo të mbrojtura në realitet."

“South Outdoor Festival” i cili zhvillohet çdo vit në jug të Shqipërisë, fton pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe Evropa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, duke shijuar dhe përjetuar veçantinë që e bën Rivierën e bukur të Shqipërisë të veçantë. Organizatorët e këtij festivali mbështeten nga qeveria gjermane me iniciativën e GIZ Albania. Këshilltatja e Turizmit GIZ, Dhurata Gazulli është shprehur për Euronevvs Albania:

Dhurata Gazulli –Këshilltare e turizmit - GIZ (Foto nga youtube)

Dhurata Gazulli –Këshilltare e turizmit - GIZ (Foto nga youtube)

Këshilltarja e turizmit pranë Fondacionit GIZ thotë :

Ky është edicioni i pestë i “South Outdoor Festival” dhe ky festival mbështetet më së shumti nga fondi i qeverisë gjermane, implementuar në Shqipëri nga GIZ, por jo vetëm këta, janë shumë sponsor, partnerë të tjerë që e bëjnë të mundur, të cilët i falenderojmë. “South Outdoor Festival” është një festival që promovon, çdo gjë që ofron jugu i vendit. Ne i kemi ndarë, i kemi klasifikuar, në aktivitete toke, deti, kulturore, kulinare, historie, arti, çdo gjë që mund të ekzistojë, kush vjen në “South Outdoor Festival” mund ti përjetojë të gjitha. Ky festival ofron aktivitete për gjitha moshat dhe të gjitha kategoritë.

“South Outdoor Festival” nuk është vetëm për të rinjtë, më së shumti ka target familjarët, prindër me fëmijë të vegjël. Brenda festivalit ka mbi 45 aktivitete, lojëra, forume që janë të dedikuara për fëmijët dhe për të rriturit. Turizmi është shumë i lidhur me mjedisin dhe këto janë dy tematika të cilat janë shumë të lidhura me njëra tjerën, që diskutohen me fëmijët. Jemi të pritur që të sjellim sa më shumë aktivitete edukative, ku do të kenë hapësirë ëorkshope edukative për riciklimin, etj. Për të gjithë ata të cilët kanë blerë biletën për aktivitete sportive, kulturore, paralelisht nga Vlora deri në Butrint janë shumë aktivitete ajri, toke, uji, të cilat ndodhin paralelisht. Të gjithë ata persona që mbarojnë aktivitetin, vijnë në fushën e festivalit dhe vazhdojnë argëtimin.

South Outdoor Festivali (Foto nga ATSH )

South Outdoor Festivali (Foto nga ATSH )

Pjesëmarrës në këtë festival “South Outdoor Festival” do të jenëm shumë artistë shqiptarë e të huaj. Më 29 Prill 2022 do jenë të ftuar special djemtë e grupit tetovar Elita 5, më datë 30 Prill do interpretojnë grupet, Urban Band, Grupi Offchestra, si dhe të ftuar special të mbrëmjes do jenë artistët e huaj Kadebostany, më datë 1 Maj do jenë të ftuar artistët Eugent Bushpepa, Gipsy Groove, si dhe i ftuar special DJ Fedde Le Grand, dhe më datë 2 Maj do të jenë të ftuar DJ Aldo, Eiffel 65, etj, si dhe e ftuar speciale këngëtarja Elvana Gjata. Ky është edicioni i pestë i këtij festivali që zhvillohet në Shqipëri, i cili tashmë është kthyer në traditë.

Sava Lena