Njëherë në 30 vite ndodh që Pashkët Katolike , Ortodokse dhe Ramazani të jenë në të njëjtin muaj.

Prilli është simbolika e të trejave, shprehet për Radio Ejani meshtari i Dioqezës së Shkodrës. Dom Mark Pashkja ka lindur në famullinë e Jubanit, në një familje praktikante katolike. Pasi kreu shkollën tetë vjeçare ai ndoqi studimet e gjimnazit në lagjen “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës. Pas shkollës së mesme nisi seminarin “Nana e Këshillit të Mirë” ku kreu edhe përgatitjet e para si meshtar.

Pas shtatë vitesh formimi dhe pasi kreu studimet filozofike- teologjike, Dom Mark Pashkja u vendos si meshtar në Dioqezën Shkodër.

Dom Mark Pashkja (burimi facebook)

Dom Mark Pashkja (burimi facebook)

CMG: Në 30 vite ndodh që të treja këto festa të jenë brenda të njëjtit muaj. Si e komentoni këtë ngjarje?

Dom Mark Pashkja: Këtë muaj është e vërtetë që gjendemi në një atmosferë të mire. Tani janë Pashkët Katolike dhe pas një jave ato Ortodokse dhe gjithashtu muaji i madhërishëm i Ramazanit. Urimi shkon për të gjithë besimtarët që festojnë këto festa dhe frymëzimi hyjnor shihet si instrument i domosdoshëm çdo ditë për të pasur një shoqëri më të dashur, më të zhvilluar . Të gjithë qytetarët në fund duhet të dinë të jetojnë në atë që quhet qytetërimi i dashurisë, pasi sa më të dashur e sa më shumë ta duam vendin aq më tëpër do jemi të zhvilluar. Në fakt i gjithë ky frymëzim hyjnor në këtë muaj është krijuar që të gjithë njerëzit ta duan komunitetin çdo ditë.

CMG: Pashka, çfarë ka në etimologji?

Dom Mark Pashkja: Konteksti është mundimi vdekja dhe ngjallja e Jezu Krishtit, vjen nga Hebraishtja që do të thotë “kalim”.

Pashkët e krishtera janë një ngjashmëri e asaj që ishin pashkët hebraike. Pashkët hebraike konsistojnë në kalimin e popullit të Izraelit nga skllavëria e Egjiptit ku gjendeshin dhe endeshin, në lirinë e tokës se premtuar.

Toka kishte shije lirie dhe për të krishterët kjo ka shumë rëndësi.

Përjetojmë e kujtojmë kalimin e Krishtit nga vdekja në jetë. Pashka e lartëson dinjitetin e njeriut . Pashka simbolizon kalimin nga errësira në dritë dhe përmban esencën dhe tregon të vertetën e madhe për fenë, sepse këtu merr formë dhe gjen kuptimin më të madh e vërteta e shkrimeve.

Dom Mark Pashkja (burimi facebook)

Dom Mark Pashkja (burimi facebook)

CMG: Çfarë është në thelb Pashka?

Dom Mark Pashkja: Në thelb Pashka është fitore e jetës mbi vdekjen dhe një realitet në të cilin e orientojmë njeriun, duke qënë i pavdekshëm. Këto ditë bëhet thirrja drejt çdo të krishteri për t’u orientuar dhe nuk i referohem kishës si objekt, por si diçka shpirtërore e cila të ofron dashuri. Çdo i krishterë është i thirrur për të qënë më shpirtëror dhe këto ditë i tejkalojnë thirrjet e zakoshme sepse na mësojnë që duhet të jetojmë me besimin në çdo ditë të jetës.

CMG: Kisha është familja juaj e dytë?

Dom Mark Pashkja: Absolutisht është realiteti im i çdo dite. Dashuria për Zotin dhe të afërmit, të cilët kanë pasur një ndikim të veçantë në jetën time.

Në realitetin fetar kanë pasur gjyshërit e mij, jeta e tyre e thjeshtë e përditshme dhe fanatizmi për të praktikuar këtë dashuri me Zotin.

Kujtoj çdo ditë mësimet e tyre, të cilat sot janë kthyer në leksione jete. Ata më mësonin vetëm “me dasht”. Dashuria është thelbi. Me kalimin e viteve frekuentimi i famullive ka qënë pasurim i jashtëzakonshëm për njohjen e kishës. Çdo kontakt që kam me njerëz që jetojnë me zell të madh është shumë i rëndësishëm. Nuk dua të harroj që unë vij nga një realitet i pasur fetar.

Dom Mark Pashkja (burimi facebook)

Dom Mark Pashkja (burimi facebook)

CMG: Ku e gjen kulmin festimi i Pashkës?

Dom Mark Pashkja: Dita e dielë është dita më e rëndësishme që festohet Pashka edhe pse nisi që ditën e enjte dhe vazhdoi më tej. Të premten kujtohet mundimi i vdekjes së Krishtit dhe të shtunën më pas është një ditë heshtje.

Kremtimi i meshës më pas është në nisje të ditës së dielë. Këto ditë nga pikpamja liturgjike janë ditë lutjesh, për ta tërhqur njeriun në nje përjetim sa më të thellë. Nga pikpamja familjare çdo familje mblidhet bashkë dhe ndër të tjera konsumon ushqimet e një dite më parë janë të bekuar në kishë.

CMG: Çfarë duhet t’i karakterizojë njerëzit gjatë këtyre ditëve festive?

Dom Mark Pashkja: Gjëja kryesore që duhet të kenë njerëzit gjatë këtyre ditëve është të kenë sa më shumë paqe shpirtërore. Të jenë optimistë, pasi drita ka triumfuar në errësirë. Sensi i gëzimit është çelësi kryesor dhe mund të them që fjala kryesore gjatë festave është “Gëzohu!”

CMG: Si ka festuar familja juaj këto ditë?

Dom Mark Pashkja (burimi facebook)

Dom Mark Pashkja (burimi facebook)

Dom Mark Pashkja: Unë do të rrëfej një histori që e kam shumë të çmueshme. Është e treguar nga gjyshja ime, e cila kur festohej Pashka përpiqej që të dëgjonte të vetmin zë që ishte Radio Vatikani.

Një hapësire informative duke dëgjuar programin shqip dhe dëshironte të merrte mesazhin e Papës dhe po në atë ditë ajo zbuloi ekzistencën e Nënë Terezës. Gjatë asaj periudhe bota e njihte Nënë Terezën, ndërsa ne jo. Në familjen tonë erdhi kjo nga zëri të Vatikanit. Gjithnjë më thoshte që në ditën e Pashkëve përveçse festova zbulova një identitet kaq të rëndëishëm.

CMG: Cili është mesazhi juaj për ata që festojnë Pashkët?

Dom Mark Pashkja: Për të gjithë të varfrit, të semurët dhe çdo njeri tjetër uroj të gjejnë qetësi dhe të dalin nga errësira në dritë.

Për një jetë më të mirë dhe situatë njerëzore më të mirë dhe zemër të bardhë!

Interbvistoi: Megi Latifi