Andriola Kambo është Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR).

Prej vitit 2013 vazhdon punën akademike për marrjen e gradës “Doktor i Shkencave” në fushën e Historisë nga Universiteti i Tiranës. Pas karrierës akademike në vitin 2015, ajo iu bashkua drejtimit të Bashkisë së Tiranës, në rolin e Këshilltares së Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Andriola Kambo (burimi facebook)

Andriola Kambo (burimi facebook)

Andriola Kambo vjen nga bota akademike, ku shquhet për kontributin e saj disavjeçar, në pasurimin e biblotekës shkencore të historisë shqiptare. Ajo është autore e disa botimeve shkencore , ndër të cilët “Ecuria e Kryeqytetit Shqiptar këto 99 vjet” botuar në vitin 2019; “Tirana 11 shkurt 1920 – Kryeqytet i Shqipërisë” botuar në vitin 2016 etj.

Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo dhe producentja e moderatorja Rudina Magjistari janë ideatore të projektit "MUZA COMPETITION”

Projekti vjen në kuadër të Tiranës si Kryeqytet Europian i të Rinjve 2022 dhe u bën ftesë të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e talentuar në mbarë trojet shqiptare, në rijetësimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit. Konkursi, i cili u dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjeç nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke synuar nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë dhe zgjerimin e bizneseve.

MUZA Competition (burimi facebook)

MUZA Competition (burimi facebook)

CMG : "Muza Competition" cilët janë elementet kryesorë të këtij projekti?

Andriola Kambo : Që prej momentit kur kam filluar ta hartoj idenë kam menduar që do të ketë dy elementë kryesorë. Elementi i parë është trashëgimia kulturore dhe ekonomia kreative. Dua që ta shohim trashëgiminë kulturore si një mundësi të mirë ekonomike. Të rinjtë gjjthashtu duhet ta kthejnë vëmendjen në trashëgimi dhe turizmin ta shohin si mundësi ekonomike. Meqe këtë vit Tirana është kryeqyteti i Rinisë doja që të gjjthë të rinjtë shqipfolës të kishin një mundësi në fushën e Dizajnit.

Doja sërish që edhe në këtë projekt të mbështetesha tek artizanati, tek gratë që bëjnë artizanat. Ky është një projekt zinxhir sepse një i ri i cili ka talent në dizajn do kete nevojë për një grua, e cila e vë në jetë atë talent dhe që e ndihmon në atë fushë. Është projekt që do sjellë një efekt domino në ekonominë lokale.

Muza në vetvete është një projekt i të rinjve, i mundësive dhe aftësive.

CMG : Si është pritur nga të rinjtë deri në këto momente?

Andriola Kambo: Duke qenë se është një projekt i se ardhmes është pritur mirë. Ka pasur tepër aplikime dhe interesi është i dukshëm i të rinjve që duan të jenë pjesëmarrës. Madje do të thoja që mua më kanë kaluar edhe pritshmërite me pjesëmarrjen e të rinjve në një projekt dhe qëllimi është ta kthejmë të përvitshëm.

CMG : Trashëgimia kulturore. Pse u prek kjo fushë?

Andriola Kambo : Ne e kemi parë gjithmonë turizmin si një hapësirë te mundur për zhvillimin e ekonomisë dhe në të gjitha projektet që kemi realizuar kemi synuar këtë gjë.

Fillimisht projekti " Eja në shtëpinë tënde" ku promovohen vendet e bukura shqipfolëse dhe kështu ka vijuar çdo projekt në qendër ka pasur promovimin e qyteteve shqipfolëse dhe ekonominë.

Muza erdhi në kuadër të veprimtarisë “Tirana Kryeqytet i Rinisë.

Rudina Magjistari për MUZA Competition (Burimi facebook)

Rudina Magjistari për MUZA Competition (Burimi facebook)

CMG : Sa faza ka projekti?

Andriola Kambo : Projekti ka 3 faza. Faza e parë është ajo e startimit të fazës së parë nga data 14 deri në datën 25 Prill. Në këtë fazë janë të ftuar të gjithë të rinjtë me pjesëmarrjen e tyre në dosje duhet të kenë 15 skica.

Faza e dytë është faza e rekrutimit. Në fazën e parë kemi 30 aplikantë , në fazën e dytë do të jenë 10-të aplikantë dhe në fazën e tretë aplokantë që do marrin pjesë në spektaklin e madh. Në fund ky spektakël do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” dhe ata do të përgatisin edhe veshjet konkrete që do ti paraqiten publikut.

CMG: Ky projekt nuk është vetëm për brenda territorit shqiptar apo jo?

Andriola Kambo : Ky projekt është i shtrirë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi. Është projekt rajonal sepse fokusi ynë është të jemi të rijetëzuar. Spektakli më i madh do të mbahet në kuadër të Tiranës si kryeqytet europian dhe këtë herë sjellim trashëgiminë në fokus.

CMG : Si kryhet procedura e aplikimit? A është e vështirë?

Andriola Kambo: Jo. Në fazën e parë mjafton të aplikojnë me 15 skicat e tyre pranë zyrave tona, apo në format elektornik në faqen e Unionit ose të projektit në fjalë.

CMG: Duke qënë që është një projekt për herë të pare, cilat janë pritshmëritë tuaja?

Andriola Kambo: Ne e sjellim për herë të pare, por kemi mbetur shumë të kënaqur nga mënyra se si është pritur. Pritshmëritë tona janë që ta shtrijmë këtë projekt edhe ne rajon e më gjërë dhe patjetër më kryesorja është që të kthehet në një projekt të përvitshëm.

Rudina Magjistari për MUZA Competition (Burimi facebook)

Rudina Magjistari për MUZA Competition (Burimi facebook)

CMG : Pse u vendos ky emër “Muza”?

Andriola Kambo: Emri ka ardhur shumë rastësisht në ato kafet e shpeshta që unë dhe Rudina konsumonin së bashku bashkë me Gretën, e cila është pjesë e stafit të Unionit. Ajo hodhi një ide për Muzën dhe në një bashkëbisedim me to menduam që nëpërmjet këtij emri të sjellim të gjithe madhështinë e këtij projekti .

CMG : Cila do të jetë përbërja e jurisë, pjesë e këtij projekti në fund të fazës së tretë?

Andriola Kambo: Juria e përbërë nga disa figura të njohura të fushës së fashion dhe dizajn-it si Fadil Berisha, Aferdita Onuzi, Emina Çunmulaj, Valdrin Sahiti, Enada At’Nikolla dhe Helidon Haliti, do të përzgjedhin aplikantët më të mirë përgjatë tre fazave të konkursit.

CMG : Kemi ende kohë për t’u bërë pjesë?

Andriola Kambo: Po ende, madje do doja shumë që të rinjtë t’i japin një mundësi vetes në këtë konkurs ku do të fitojë më i miri.

Intervistoi: Megi latifi