Alban Nimani është artist nga Kosova, që eksperimenton në mediat e reja dhe muzikën elektronike, duke krijuar një lidhje mes shumë zhanreve të muzikës dhe artit. Me përvojë në intermedia dhe muzikë alternative, performancat live përmbajnë muzikë minimaliste elektronike dhe procesim në kohë reale të efekteve vizuale, instalacioneve, audio efekteve dhe kërcimit modern. Alban Nimani ka qenë bashkëthemelues i grupit “Asgjë sikur Dielli” me të cilin ka përformuar në shumë festivale dhe koncerte të rëndësishme brenda dhe jashtë rajonit.

Alban Nimani (burimi facebook)

Alban Nimani (burimi facebook)

Së fundmi ai ka krijuar dhe nje ambient tepër artistik në Tiranë “TULLA CENTER”, një qendër kulturore e dedikuar për aktivitete edukative: art-menaxhim, kritikë sociale dhe arti, kuratori, seminare, tryeza të rrumbullakëta dhe ngjarje të tjera kulturore në të gjitha fushat e artit.

Alban Nimani ne Tulla Center (burimi facebook)

Alban Nimani ne Tulla Center (burimi facebook)

CMG: A jeni reflektues për çfarë ju kaloni gjatë ditës suaj?

Alban Nimani : Mundohem të jem tepër realist në ditën time ndaj të vërtetës dhe dua që të jem vetëkritik ndaj gjërave që unë bëj.

Nuk e kap shpesh veten duke reflektuar shumë për gjëra. “Mundohem të jetoj momentin, sipas momentit”.

CMG: Kur ktheni kokën pas dhe e gjeni veten në fëmijëri, a mendoni se keni qenë me fat?

Alban Nimani : Po. Kam pasur një fëmijëri të zakonshme dhe normale, por besoj që kam qënë me fat që ka qënë aq e bukur. Sot kur shoh se çfarë fëmijërie po kalojnë fëmijë të ndryshëm në botë, apo kur mendoj se si mund të ketë qënë e imja për rrethana të ndryshme, patjetër që ndihem mirë për çfarë kam kaluar në fëmijërinë time.

CMG:Me cilin nga prindërit keni qënë më i lidhur?

Alban Nimani : Ndoshta prej natyrës apo nuk di nëse kjo funksionon me të gjithë djemtë, por më i lidhur me nënën se me babain.

CMG: Tri fjalët që për ju janë të shenjta?

Alban Nimani (burimi facebook)

Alban Nimani (burimi facebook)

Alban Nimani : Për mua tri nga fjalët, që janë të shenjta janë “Natyra, dielli, toka”.

CMG: Cili ka qënë faktori më i rëndësishëm në jetën tuaj, që ju ka krijuar shumë vetëbesim?

Alban Nimani : Absolutisht muzika!

CMG: Kush ua jep buzeqeshjen më të ëmbël në nisjen e ditës?

Alban Nimani : Dashuria më e madhe që mund të ndiejë njeriu lind prej fëmijës. Është fëmija ai që të ofron ndjesinë e paqes apo dashurisë pa kushtë. Kohët e fundit sapo hap sytë alarmi i mendjes shkon për një përqafim me fëmijët dhe mendoj fëmijët në Ukrainë, të cilët janë duke përjetuar një situatë aspak të mirë.

CMG: A janë njerëzit qënie të drejta dhe pa kompromise?

Alban Nimani : Këtë gjë unë e mendoj shpesh. E gjykoj shpesh për raportet njerëzore dhe mendoj që nuk ka asnjë qenie që të mos bëjë kompromise.

CMG: Një jetë me muzikën. I keni dhënë më shumë muzikës apo ju ka dhënë?

Alban Nimani : Profesioni është shumë i rëndësishëm dhe patjetër që na jep shumë dhe gjithçka. Nga ana tjetër unë mendoj që më tepër i kam dhënë muzikës.

Alban Nimani (burimi facebook)

Alban Nimani (burimi facebook)

CMG: Marëdhënia juaj me librin... shpirtërore apo profesionale?

Alban Nimani : Të dyja, por do ndalesha fillimisht tek marëdhënia profesionale. Unë jam trajnuar për Design-in e kopertinave të librave dhe e kam ushtruar profesionin, por pa lënë mënjanë atë shpirtërore, edhe pse nuk i kam dedikuar librit kohën që meriton sepse jeta në Tiranë ka vrull të pashpjegueshëm. Nëse do jetoja në ndonje vend tjetër ku do më duhej të udhëtoja me tren, do merrja gjithnjë një libër me vete, ndërsa në Tiranë rrugët janë të shkurtra dhe në makinë është gati e pamundur të lexosh.

CMG: Cili ka qënë lajmi që ju ka ndryshuar humorin kohët e fundit?

Alban Nimani : Fillimi i luftës së Ukraninës, duke marrë parasysh që gjenerata jonë e ka kaluar një luftë, atë të Kosovës.

CMG:Cila është sfida më e vështirë për ju?

Alban Nimani : Lufta me veten dhe jo me të tjerët.

CMG: Na përshkruani gjëndjen tuaj të momentit me një fjalë?

Alban Nimani : Gjendja ime në këto momente 500km në orë energji.

Tulla Center (Burimi facebook)

Tulla Center (Burimi facebook)

CMG: Çfarë është “TULLA CENTER” ?

Alban Nimani : Tulla është një ambient kulture dhe do ta cilësoja si tempull dashurie për artin në tërësi. Kryesisht për artista dhe të rinj mbi të gjitha për ata që e duan artin dhe e vlerësojnë.

E shoh si katapult për artistët e rinj. Një ambient ku lancohen veprat autoriale dhe ne jemi të sinqertë me veprat e artistëve që janë paraqitur pranë “Tulla Center”.

CMG: Cilat janë planet tuaja të së ardhmes?

Alban Nimani : Dua që çdo projekt që të ndërmarr ta kem në harmoni me njerëzit dhe me natyrën, duke u afruar shumë më pranë saj.

Intervistoi : Megi Latifi