Klea Rrapi

Klea Rrapi

Klea Rrapi është vetëm 12 vjeçe dhe angazhohet me shumë aktivitete njëkohësisht. Ajo ka realizuar disa këngë, por është një valltare e shkëlqyer. Klea ka talent në picture, ndërsa e ka sprovuar veten edhe në moderim. Të gjitha këto aktivitete ajo i bën prej vitesh dhe padyshim që mund të quhet një talent i vërtetë. Çfarë ka realizuar Klea Rrapi deri tani dhe cilat janë ëndrrat e saj ?

Klea Rrapi

Klea Rrapi

Klea Rrapi vijon mësimet në shkollën 9-vjeçare “Gjon Buzuku”. Aktivizimin në art e ka nisur në moshën 4-vjeçare, kur filloi të angazhohej në kursin e valleve me prof. Skënder Haklaj. Klea ka marrë pjesë në shumë aktivitete si “Sofra Dardane” në vitin 2016, në bjeshkët e Tropojës në Sulbicë, ku ishin dhe filmimet për në UNESCO, në koncertin “Kënga e vallja na bashkoi”, ku ajo me grupin “Folk Trevar” fitoi çmimin e pare, etj. Ajo ka shumë pjesëmarrje në televizione. Që në moshën 6- vjeçare Klea ka qenë pjesë e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë në Tiranë.

Klea Rrapi

Klea Rrapi

Ajo u angazhua me kursin e këngës ku ka marrë pjesë në shumë evente, duke realizuar mjaft këngë të reja. Ndër këngët e saj përmendim “Unë jam Klea”, “Shqipe”, bashkëpunimi me miken e saj Grejsi Lita me këngën “Lulekuqet”, ndërsa kënga e saj më e dashur të cilën ia ka kushtuar vëllait të saj mban titullin”Vëllai jonë”.

Klea ka bashkëpunuar së fundmi me Grejsi Lita dhe Eglis Toska për këngën “Shoqëria Jonë”. Ajo ka marrë pjesë në sfilatën “Miss & Mister Albania”, ku fitoi çmimin “Best Performance Albania”. Në shtator të vitit 2020, Klea prezantoi edicionin e 6-të të spektaklit “Ne jemi bota”.

Klea ëndërron të bëhet gazetare ose psikologe. Në një intervistë së fundi ajo ka dhënë një mesazh për të gjithë moshatarët duke u thënë, të mësojnë shumë, që të arrijnë të realizojnë ëndrrat e tyre.

Përgatiti Sava Lena