Udhëtimi mes maleve të juglindjes, përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa, mes pyjesh, bri luginazh, afër malesh, kur bora zbardh akoma malet, ndërsa poshtë kanë nisur të çelin lulet e para të pranverës, është një udhëtim fantastik, të cilin, pasi ta keni përfundur, do ta keni shumë në zemër, e do ju shërbejë për shumë kohë si burim frymëzimi dhe dashurie të pamasë, për viset e bukura të Shqipërisë.

Gryka e Kelcyres- foto facebook privat

Gryka e Kelcyres- foto facebook privat

Nëse niseni nga Tirana, duhet të ndiqni rrugën që ju shpie drejt Këlcyrës, domethënë me të kaluar Telepenën, do të ktheheni në të majtë e pak e nga pak do t'i afroheni Grykës së Mezhgoranit. Dy malet kolosë, Trebeshina dhe Nëmërçka afohen kaq pranë, sa në një farë distance të largët, të duket se largësia mes tyre është aq e ngushtë sa as makina nuk kalon dot. Por duke u afruar ti e kupton se mes malesh, ka një rrugë më se të gjërë, e cila të çon drejt Këlcyrës, ndërsa Vjosa bukuroshe ju shoqëron në të djathtë. Gryka e Këlcyrës është një nga zonat më të bukura në Shqipëri. Këtë vend madhështor do ta gjeni në pikën më të lartë të pllajës mes maleve, në të djathtë të lumit Vjosë. Ju mund të bëni një ndalesë në Grykën e Këlcyrës, në luginën e Vjosës, ku do të gjeni disa lokale me veranda të bukura, ku mund të hani ushqim mjaft të shijshëm dhe bio gjithashtu.

Pas kësaj ndalese, është koha të niseni sërish, sepse një rrugë e gjatë ju pret. Pak e nga pak, me makinë tuaj, mes maleve të lartë dhe Vjosës që ju shoqëron, do t’i afroheni “qytetit të luleve”, pPrmetit, i cili që në hyrje ka të shkruar si për të uruar mirëseardhjen "I kemi të gjitha, përveç detit". Dhe është e vërtetë që Përmeti i ka të gjitha. Pas mbërritjes, fillimisht është e udhës të stacionoheni për të fjetur diku, pasi itenirari është i gjatë dhe është e nevojshme që të bëni një ndalesë të mirë. Ne rekomandojmë Vila Përmeti, që ndodhet mbi kodër dhe që ofron një pamje mjaft të bukur të qytetit. Në fakt në Përmet ka vende shumë të mira për të fjetur dhe për të ngrënë, pasi përmetaret janë zonja të vërteta që ta shtrojnë tryezën për pesë minuta me të gjitha të mirat, por ne po rekomandojmë Vilën Përmeti, si një stacion që kombinon cilësinë e dhomave, me arkitekturën, historinë dhe një restorant të shkëlqyer. Kjo vilë akomoduese është bërë strehimi i shumë miqve, që nga më të zakonshmit, vendas dhe të huaj, deri tek politikanë, artistë, ambasadorë, etj. Kjo gjë e bën vendin më miklues, për të provuar edhe ju të njëjtën eksperiencë. Pasi të jeni sistemuar në dhomë, do të keni mundësi të zbrisni nga kodra, për në pedonalen e qytetit ku mund të konsumoni edhe drekën sipas dëshirës. Ne rekomandpjmë që drekën ta kaloni duke shëtitur nëpër Përmet, ndërsa për darkën të ngjiteni tek Vila përsëri, ku oxhaku dhe vera ju presin gjithmonë aty.

Ndërsa shëtisni nëpër Përmet, mos harroni të që degustoni glikotë së famshme që janë një traditë e ëmbël e qytetit të luleve. Është e domosdoshme, që kur të vini në Përmet, të vizitoni një punishte me prodhimet tradicionale të glikove nga më të ndryshmet. Atje mund të shihni sesi prodhohen këto produkte artizanale nga duart e grave përmetare. Me një shije të paparë dhe një shumëllojshmëri produktesh, me siguri nuk do të lini gjë pa provuar!

Erseke - foto nga Fondi shqiptar i zhvillimit

Erseke - foto nga Fondi shqiptar i zhvillimit

Pasi të kemi konsumuar mëngjesin, pas Përmetit, udhëtim vazhdon në drejtim të Ersekë duke kaluar në Çarshovën e heronjve edhe Leskovikun e bukur. Ju këshillojmë që gjatë rrugës të dëgjoni në makinë tuaj, muzikën e zonës, për ta kuptuar më mirë shpirtin e banorëve të kësaj zone. Pamjet i keni para sysh, kuzhinën e provoni në çdo vak që hani, ndërsa muzikën mos e largoni nga makina, për një udhëtim që ta shijoni të plotë deri në fund. "Leskov, po fryn një erë", është motivi që i kujtohet gjithkujt. Ndërsa përshkon rrugën malore, mes pyjeve, kalon rruga që lidh Përmetin me Ersekën. Erseka është kaq e vogël dhe shumë pak e njohur. Një qytet rrëzë malit Gramoz hijerëndë, që i fal një pamje aq të bukur, ku natyra e bukur miksohet me klimën e freskët. Këtu mund të bëni një shëtitje në pedonale, por edhe mund të konsumoni drekën sipas dëshirës.

Ndërkohë udhëtimi mes malesh vazhdon me mbërritjen në fshatin Rehovë, vetëm 2 km larg Ersekës. Një fshat i vogël me shtëpi të vjetra karakteristike dhe kishën e Shën Kollit në qendër, Rehova shtrihet rrëzë malit të Gramozit. Përpara jush do të shfaqen me gjithë madhështinë e tyre fusha e Kolonjës, malet e Përmetit, Skraparit dhe Korçës. Një pamje spektakolare dhe një eksperiencë unike që nuk duhet humbur. Njerëzit këtu janë mësuar me turistët dhe janë shumë miqësor. Këtu në fakt ka vetëm dy shtëpi akomoduese si Guest House, por nuk është se janë gjithmonë në gjendje pune. Duhet të prenotosh, që t'i gjesh, pasi, jashtë sezonit, ato mund t'i gjesh edhe të mbyllura dhe mbetet për të fjetur, ose në Ersekë, ose drejt Korçës, ku gjithmonë ka një derë që të pret për të fjetur, ca kërnacka dhe një serenatë gati për ty me muzikë live.

Rehove- foto po.al

Rehove- foto po.al

Ndërsa mbrëmja afrohet, nëse ju nuk do të flini në Rehovë, është mirë të niseni drejt Korçës, pasi rruga vijon të jetë malore dhe keni akoma kilometra të tjerë për të përshkuar. Para se të largoheni, soditeni mirë fshatin, që pak e nga pak po zgjohet nga dimri. Disa oxhakë nxjerrin tym, por jo të gjithë. Kjo do të thotë se dimri akoma vazhdon mes malesh, ndërsa fshatin një pjesë e banorëve e ka braktisur. Ata janë larguar kryesish drejt Korçës dhe Pogradecit.

Pasi të largoheni nga Erseka, vazhdoni rrugën drejt Leskovikut, një fshat me emër dhe tradita të pasura, që nëse jeni më shumë kureshtar për t’i njohur nga afër, zbrisini nga makina, shkoni në qendër të fshatit ku ndodhet edhe një rrap i lashtë dhe disa kafene të vogla dhe bisedoni me vendasit. Këtu mund të konsumoni ushqime, të bëni pazar dhe të kënaqni shqisat. Pasi gjithçka është e pastër, bio, ndërsa natyra ka çelur lulet nëpër pemë.

Gatimet e Viles Permeti - foto nga faqja zyrtare e Viles

Gatimet e Viles Permeti - foto nga faqja zyrtare e Viles

Kur të mbërrini në Korçë, do të jetë errësuar, por në këtë qytet ka shumë mundësi të mira akomoduese. Ne propozojmë Tree Hotel, një ndër hotelet më të mirë në qytet, sa i takon raportit çmim cilësi. Tree Hotel, është një hotel i ri, ai është në fuksion prej 1 viti e gjysëm, por ka arriturë të tërheqë shumë mysafirë. Dhomat janë tepër luksoze, arredimi me shumë finesë dhe klas, shërbimi i shkëlqyer dhe mbi të gjitha të presin me buzë në gaz. Hoteli ka ngrohje të vazhduar në të gjitha ambientet, gjë që është shumë e rëndësishme për Korçën, ku mbrëmjet edhe në pranverë janë të ftohta. Në çmim këtu do të keni të përfshirë edhe mëngjesin, të cilin ta ofrojnë duke buzëqeshur. Hoteli ka një parkim të tij, që shtë i hapur 24 orë dhe ju do të jeni të qetë me makinë tuaj. Ndërkohë, një ndër pikat më sfiduese të tij, është vendodhja e hotelit, vetëm 1 minutë larg qendrës së Pazarit të vjetër të Korçës.

Në Korçë mund të shijoni një mbrëmje të bukur, në cilindo prej restoranteve të zonës së Pazarit të Vjetër, por ne rekomandojmë ato restorante ku ka muzikë live. Pasi serenatat janë mbretëreshat e mbrëmjeve korçare dhe vendasit bashkohen me turistët që vijnë nga çdo trevë shqipfolëse për të kënduar dhe kërcyer së bashku.

Të nesërmen ju pret kthimi për në Tiranë dhe gjatë rrugës, sipas dëshirës, mund të konsumoni edhe një kafe në Pogradec, buzë liqenit të Ohrit. Të jeni të sigurtë që ky udhëtim i gjatë, mes maleve të juglindjes, do të mbetet për shumë kohë i bukur në kujtimet tuaja të udhëtimeve.

Neritana Kraja