Cao Siyu është një e re pekinase, që ka studiuar në ShBA dhe banon tani në Francë. Gjatë studimeve e jetës mbi dhjetëvjeçare jashtë vendit, ajo zbuloi se shumë të huaj që nuk kanë qenë në Kinë, kanë shumë njohuri të çuditshme për kinezët.

Në restorant, amerikanët porositin zakonisht ujë me akull, francezët parapëlqejnë ujë me gaz, prandaj të huajt nuk e kuptojnë përse kinezët pinë zakonisht ujë të ngrohtë.

Kur morën vesh se Cao vjen nga Kina, shumë shokë e shoqe të huaja e pyetën: “A di kongfu?”ose “Je e aftë në matematikë?”

Për këto pyetje të mbushura me stereotipe, Cao donte t’i shpjegonte qartë, kështu që ajo nxori një laps dhe krijoi serinë e karikaturave me titull “Sytë e vegjël”, të cilat i publikoi në rrjetin social “Instangram”(ins@tinyeyescomics).

Në bazë të përvojës së vet, Cao ka vizatuar gjërat e përditshme interesante jashtë vendit të një vajze kineze me sy të vegjël. Sipas saj, ajo provon t’i ndryshojë paragjykimet e të huajve ndaj kinezëve nëpërmjet karikaturës, një mënyre e pranueshme lehtë nga të huajt.

Asaj nuk i shkonte ndër mend që, me t’u publikuar, karikaturat e saj do të gjenin jehonë të madhe në rrjetet sociale.

Le të shohim disa nga karikaturat e ciklit “Sytë e vegjël”.

Menuja

Menuja në restorantet kineze përfshin jo vetëm emrat e gjellëve, por edhe fotografitë e tyre. Pavarësisht nga emrat e çuditshme të gjellëve, nuk është e vështirë të porositësh sipas fotografive.

Në menunë e restoranteve të huaja, shihen vetëm emrat dhe çmimet e gjellëve. Nëse nuk dini asgjë për këtë kuzhinë, do të hutoheni përpara menusë.

Takëmet e ngrënies

Për ata që hanë ushqim të kuzhinës franceze për herë të parë, është e vështirë të zgjedhin thika dhe pirunë të ndryshëm për gjellë të ndryshme.

Për kinezët, takëmet e ngrënies janë shumë të thjeshta, mjafton vetëm një çift shkopinjsh.

Erëzat, salcat etj.

Në tryezën e të huajve: kripë e piper

Në tryezën e kinezëve: salcë soje e uthull

Tre vaktet

Francezët hanë pak mëngjes, por të ëmbël. Ata pinë kafe, shoqëruar me kruasan. Shumë francezë nuk hanë fare mëngjes. Dreka e tyre është prapëseprapë e thjeshtë, mjafton një sanduiç ose sallatë. Por ata hanë darkë shumë të pasur.

Kinezët mendojnë se “mëngjesi duhet të jetë cilësor, por jo shumë; në drekë duhet ngrënë shumë, ndërsa në darkë pak”. Mëngjesi konsiderohet si vakt shumë i rëndësishëm i ditës.

Në ShBA njerëzit hanë shumë në çdo vakt.

Qëndrimet ndaj ngrënies

Të huajt hanë për të punuar, ndërsa kinezët punojnë për të ngrënë.

Qëndrimet për mendimin

Një shprehje kineze thotë:“Vepro vetëm pasi ke menduar tre herë.”Kinezët i kushtojnë rëndësi rishqyrtimit e prapavështrimit dhe mbajnë qëndrim të matur ndaj gjërave të panjohura.

Ndërsa perëndimorët janë shumë veprues.

Shprehja e dashurisë

Të huajt janë të drejtpërdrejtë në shprehjen e dashurisë për të afërmit.

Kinezët janë më të tërthortë në këtë drejtim dhe i shprehin ndjenjat e veta nëpërmjet detajeve, edhe kur e duan shumë dikë.

Dhuratat

Kinezët i hapin dhuratat qetë pasi i marrin.

Perëndimorët i hapin të gjitha dhuratat përpara të gjithëve.

Udhëtimi turistik

Perëndimorët i kalojnë pushimet duke qëndruar në një vend.

Kinezët udhëtojnë gjatë në disa vende.

Përpara botës së madhe, jemi të vegjël. Secili prej nesh është i veçantë, por ne mund ta njohim njëri-tjetrin më shumë që të shmangim keqkuptimet, tha Cao Siyu.