Zamira Kita është një ndër aktoret më të spikatura të skenës dhe ekranit shqiptar. Pas studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1985, Zamira Kita nisi aktrimin në Teatrin "A,Z. Çajupi" të qytetit të saj të lindjes, Korçë. Fillimisht rolet e saj i përkisnin komedisë pranë trupës së estradës, por më pas diapazoni i tyre përveç komedisë u shtri dhe në dramë. Në vitin 1997 Zamira u nderua me çmimin "Aktorja më e mirë" në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, të zhvilluar në Tiranë. Të shumta janë dhe rolet e Zamira Kitës në kinematografi. Zamira është një ndër aktoret që mundohet të mbajë gjallë humorin në qytetin e Korçës, ku drejton teatrin.

Zamira Kita ( burimi facebook)

Zamira Kita ( burimi facebook)

Pak histori për teatrin shqiptar

27 marsi shënon Ditën Botërore të Teatrit që nga viti 1962, iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror (INT) të UNESCO-s. Teatri shqiptar e ka nisur udhën e tij me pjesën “Dasma e Lunxhërisë”, në vitin 1874, e shkruar nga Koto Hoxhi. Pjesa u vu në skenë nga nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër. Ishte periudha e Rilindjes Kombëtare, ndërsa e para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është “Emira” e autorit arbëresh Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit”.

Drama shqipe arriti nivele më të larta me autorë si A. Z. Çajupi, me komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902), Gjergj Fishta me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909), Fan. S. Noli, me dramën “Israelitë e Filistinë” (1907), Mihal Grameno, me komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros “ (1906) etj.

Teatri i parë profesionist në Shqipëri është Teatri Popullor, i cili u inaugurua më 17 maj të vitit 1945 në Tiranë. Ky institucion që pas viteve ’90 njihet si Teatri Kombëtar, ka një histori 69 vjeçare, me një repertor të gjerë premierash nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shfaqja e parë e Teatrit Popullor është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios.

Zamira Kita ( burimi facebook)

Zamira Kita ( burimi facebook)

CMG: Teatri është familja juaj e parë apo e dytë?

Zamira Kita: Familja është fjala më e bukur e fjalorit, por nuk mund t’i ndaj. Absolutisht që primare për mua është ajo vatra që kam mes bashkëshortit dhe vazjës sime, sepse nëse do më duhej të sakrifikoja njërën sigurisht që do të hiqja dorë nga teatri para vajzës. Unë nuk jam në këtë pozicion dhe nuk besoj që do të jem kurrë që të detyrohem të zgjedh mes të dyjave. I kam të dyja dashuri të forta. Ndaj në këtë ditë unë zgjedh që të flas për këtë dashurinë e dytë, që është teatri.

CMG: Kujtimet që ju lidhin me teatrin a mund të numërohen?

Zamira Kita: Kujtimet për teatrin gjithmonë janë shumë të mëdha dhe shumë të forta. Në këto dy vite pandemie në fakt fokusi ka qënë se cfarë do të ndodhë. Kemi shpresuar në lirimin e masave apo lehtësimit të gjendjes në të cilën u ndodhëm, por që pati pasoja edhe në teatër.

Pranvera është çelje e ëmbël sezoni dhe me ngrohejn e klimës ne do të fillojmë edhe me aktivitetet jashtë. Teatri ynë ka 400 vende dhe mezi presim ta shohim plot. Nuk ka asgjë që na ndalon ta duam teatrin.

Zamira Kita ( burimi facebook)

Zamira Kita ( burimi facebook)

CMG: Cilat kanë qënë vitet më të vështira për të bërë teatër?

Zamira Kita: Patjetër vitet 1997-1998 kanë qënë vite shumë të vështira mbase edhe ato 90-të, sepse shumë aktorë të teatrit u larguan nga Shqipëria. E në këto vite nuk punuam, nuk bëmë asgjë, nuk lamë diçka pas.

Ajo që unë dua të them është që pavarësisht viteve, nëse i referohem viteve të trazirave në Shqipëri, pavarësisht kësaj ne nuk ndaluam kurrë teatrin. Po në ato vite dolën në skenë dy vepra shumë të rëndësishme, si “Jovan Bregu-Refugjat” dhe “Përbindëshi”, një dramë e rëndësishme që publiku i ndoqi dhe priti shumë mirë. Madje në vitin 1997 ne realizuam edhe një festival teatri. Pra kanë qënë vite të vështira, por jo të pamundura.

CMG: A mund të krahasojmë peridhën e pandemisë me vitet 97-98?

Zamira Kita: Nuk mundemi, sepse unë e thashë në ato vite paçka se kishim vështirësi ne punuam. Ndërsa pandemia është shumë herë më e vështirë sepse edhe nëse donim nuk po mundeshim të bënim dot gjë.

Filluam të paketojmë shfaqet për hir të situatës apo t’i transmetonim ato online. Nëse në vitin ‘97 ne kishim një armik të dukshëm, pandemia ishtë një armik i padukshëm. Jemi përpjekur jo të punojmë për të justifikuar pagën, por për për të përmbushur kënaqësinë që kemi mbi teatrin.

Zamira Kita ( burimi facebook)

Zamira Kita ( burimi facebook)

CMG: Vitet më të arta të teatrit shqiptar cilat kanë qënë?

Zamira Kita: Teatri i Korçës në çdo vit ka nxjerrë prodhime që i kanë dhënë emër këtij teatri.

Çdo periudhë na duket e artë sepse në fond ky teatër ka shumë vepra që janë të filmuara. Sigurisht unë do doja që të ishin vitet e fundit kur unë drejtor teatrin, por absolutisht nuk ka qënë ajo. Ka pasur vite shumë të mira. Ajo që na ka bërë të ecim përpara është përzgjedhja e duhur e stafit të regjisorëve apo aktorëve, të cilët kanë shkëlqyer në vënien në skenë të disa krijimeve të fundit.

CMG: Teatri dje dhe sot. Çfarë shihni të ndryshuar dhe diçka që s’do të ndryshojë kurrë?

Zamira Kita: Teatri është i njëjtë në çdo kohë. Rryma të ndryshme të teatrit sigurisht që do ta bëjnë atë më të larmishëm.

Në këto vite është bërë teatër spekualtiv për të shtur bileta etj. Por në çdo kohë ka pasur teatër të mire. Nuk mund të themi tani që ky teatri sot është më i mirë dhe e kundërta.

Zamira Kita ( burimi facebook)

Zamira Kita ( burimi facebook)

Teatri ecën përpara ka rryma të ndryshme që e bëjnë atë më të larmishëm, më pranë publikut. Ka rëgjisorë që sjellin gjëra të mahnitshme. Në të gjitha trevat tona ku bëhet teatër ai ecën me hapa të mëdha. Idea është që të gjesh elementë që publikun ta mbash pranë. Publiku duhet të jetë i kthyer totalisht nga teatri.

CMG: Mesazhi juaj për ata që e duan teatrin?

Zamira Kita: Edukohuni me një kalendar dhe blini një biletë për teatër!

Intervistoi :Megi Latifi