Vera është një stinë e nxehtë dhe një periudhë e vitit kur na pëlqen të provojmë ushqime freskuese. Ndërsa mendja na shkon tek ditët me diell dhe plazhi apo ekskursionet në fshatrat turistike, imazhet ushqimore që na krijohen janë pije të freskëta dhe shporta me fruta të ëmbla verore. Prandaj paraardhësit rekomandojnë përbërës të caktuar për ushqimet e verës. Këto janë ushqime "ftohëse" dhe ushqyese për ditët e nxehta kur djersitemi dhe kur oreksi bie e sistemi i tretjes preferon diçka të lehtë.

foto nga VCG

Ngjalat në ujin e freskët që rriten në kënetat dhe orizoret njihen ndryshe si “huangshan” ose ngjalat e verdha. Ato janë të ftohta, sipas mjekësisë tradicionale kineze. Ngjalat e verdha nuk kanë hala të vogla si ngjalat e detit apo të lumenjve. Ato janë më të vogla dhe rriten deri në 60 cm. Ato jetojnë gjatë dhe shiten zakonisht të gjalla në një basen me ujë. Është shumë e vështirë ta kapësh ngjalën me dorë, pasi rrëshqet.

Ky peshk dallohet, sepse forma e tij si gjarpër, ngjyra që shkon nga e gjelbra e mbyllur e deri te e zeza, ndërsa barkun e ka të verdhë në të bardhë.

Ky lloj peshku bëhet shumë aktiv në mbrëmbje e natën vonë, apo deri në orët e para të mëngjesit, pastaj e ul aktivitetin. Ky peshk ushqehet me krimba, peshq të vegjël. Ka edhe ngjalë të egër, është ajo e detit. Është në formë gjarpri, me ngjyrë karrote. Ka dhëmbë të mprehtë dhe ushqehet me peshq të tjerë, kryesisht të ngordhur.

Në Shangai ngjalat përgatiten atypëraty nga shitësit në treg, të cilët e pastrojnë edhe ta japin në formë filetoje. Ngjalat e verdha e kanë sezonin në fillim të verës. Kjo është koha më e mirë për t'i shijuar ato. Zakonisht janë të kultivuara dhe prodhimi është më i lartë në provincat jugore të Kinës.

Gatimi me copëzat e ngjalave në Shangai/ VCG

Gatimi me fijet e ngjalave në kuzhinën e Shangait / VCG

Një thënie e vjetër nga kulinaria vëren se në verë ngjalat e verdha janë më të ushqyeshme se xhenseni. Mishi i tyre përmban proteina dhe yndyrna, kalcium, kalium dhe disa vitamina B, prandaj është një ushqim tepër i mirë.

Për kinezët, çdo gjë e ngjalës ka përfitime shëndetësore-halat, lëkura, gjaku etj. Në librat klasike të mjekësisë kineze madje rekomandohet shndërrimi i kokës dhe halave në pluhur dhe përzierja e saj me verë të bardhë dhe kjo përzierje i jepet grave me probleme gjinekologjike.

Mishi i ngjalave është shumë i ushqyeshëm për ata që vuajnë nga anemia. Ai është gjithashtu një ilaç, që përshkruhet shpesh për ata që vuajnë nga infeksionet e tringëllimë në veshët ose veshi i mesit, ekzema, kolla ose problemet me tretjen, ndër sëmundje të tjera. Megjithatë ekziston një pjesë e ngjalës që duhet evituar me çdo kusht, mukoza që sekreton. Kjo toksinë duhet të fërkohet me shumë kripë dhe shplahet mirë. Toksinat largohen me nxehtësinë prandaj ngjalat duhet të gatuhen mirë.

Ka shumë gatime tradicionale me ngjala që janë popullore në menutë e verës në restorantet në Kinë. Për shembull në familjet në hutongët e Pekinit ngjalën e skuqin me speca të freskët pikantë. Së pari ata e presin në fije të holla ngjalën,pasi e kanë pastruar e skuqin me qepë të njomë dhe xhenxhefil në rende, më pas shtojnë ngjalën dhe specat në tigan. Peshku është marinuar më parë me kripë dhe piper të zi.

Në Zhongshan, të provincës Guangdong ngjala gatuhet në poçe balte me oriz në zjarr të ngadaltë për të ruajtur shijen dhe aromën. Sigurisht që askush nuk e gatuan ngjalën aq mirë sa shangajasit, të cilët e kanë bërë këtë ushqim specialitet rajonal.

Gatimi me fije ngjalësh/ VCG

Gatimi me fije ngjalësh/ VCG

Përfitimet nga ngjalat:

Rifreskon trupin

Ngjalat përmbajnë një substancë që rifreskon mbarë trupin. Kjo e bën atë një ushqim perfekt për verën. Përveç kësaj, ngjala ndihmon trupin të luftojë helmet dhe qelizat e vdekura.

Ul kolesterolin e keq

Ekzistojnë dy tipe kolesteroli i mirë dhe i keq. Kolesteroli i mirë ndihmon në mirëfunksionimin e trupit, ndërsa ai i keqi do të shumohet në gjak dhe do të krijojë një shtresë në muret e zemrës. Kjo shtresë do të bëhet një pengesë për qarkullimin e lire të gjakut dhe fillesa e shumë sëmundjeve përfshi të zemrës. Ngjala ndihmon në shkatërrimin e kiolesterolit të keq dhe moslejimin e kalimit në gjak.

E mirë për sytë dhe trurin

Nga studimet paraprake të disa shkencëtarëve, ngjala ka treguar se luan një rol të madh në zhvillimin e trurit dhe të funksionit normal të sistemit nervor. Ajo gjithashtu i bën mire syve.

Gatimi me copë ngjalësh dhe speci/ VCG

Gatimi me copë ngjalësh dhe speci/ VCG

Forcon kockat

Ngjala ka sasi të lartë fosfori në tulin e saj. Nëse doni të keni kocka të forta dhe të shëndetshme, duhet të konsumoni rregullisht ngjala. Ngjalat do t'ju ndihmojnë gjithashtu të minimizoni humbjen e densitetit kockor si dhe osteoporozën. Ndoshta do mendoni që kjo është njësoj si të pini qumësht, apo hani kos ose konsumoni karkaleca deti, por sasia e fosforit tek ngjalat është më e lartë.

Parandalon aneminë

Ngjala ka gjithashtu përmbajtje të lartë në hekur, i cili është shumë i nevojshëm për gjakun sidomos për hemoglobinën në qelizat e gjakut. Hemoglobina nevojitet ndërkohë që oksigjeni përçohet në trupin tuaj nga gjaku. Duke marrë sasinë e duhur të hekurit në gjak parandalojmë aneminë. Po ashtu ju ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Gazmend Agaj